VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

10 Nëntor 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Presidenti Obama nderon viktimat e masakrës në Fort Hud


10-11-2009

Presidenti Obama mori pjesë në një ceremoni përkujtimore në Fort Hud të Teksasit për 13 personat që u vranë në masakrën e javës së kaluar në një bazë të këmbësorisë.

Zoti Obama dhe Zonja e Parë Mishelë u takuan me familjet e viktimave para se të merrnin pjesë në ceremoninë përkujtimore.

Ata u takuan gjithashtu me ushtarë të plagosur dhe familjet e tyre në Qendrën Mjekësore Ushtarake Darnell të Fort Hudit.

Gazeta Uashington Post njofton se i dyshuari për masakrën, Nidal Malik Hasan kishte paralajmëruar autoritetet e larta mjekësore të ushtrisë para një viti e gjysmë se për të shmangur "ngjarje të pakëndshme", ushtria nuk duhet të lejojë që myslimanët të detyrohen të shkojnë në luftra që përfshijnë angazhim në luftime me myslimanë të tjerë.

Nidal Hasan, që ka rangun e majorit, ishte në prag të dislokimit në Afganistan.

Autoritetet thonë se ai kishte shkëmbyer 10 deri në 20 mesazhe elektronike vitin e kaluar dhe këtë vit me një klerik radikal islamik në Jemen, i njohur për predikimet e tij antiamerikane, por ata kishin arritur në përfundimin se mesazhet ishin pjesë e punës akademike të Nidal Hasanit. //ad// 


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor

  Lajmet
Rumania zhvillon sot zgjedhjet presidenciale
Shqipëri: Dita e dytë e protestës së opozitës për hapjen e kutive të votimit
Shqipëri: Arrestohen dy zyrtarë nën akuzat për korrupsion
Konferencë ndërkombëtare në Gjirokastër për hapësirat urbane
Koment i qeverisë amerikane, zgjedhjet në Kosovë -  të suksesshme
Kosovë: Vazhdojnë reagimet rreth koalicionit qeverisës
Ujëvara e Niagarës ndër më mahnitëset në botë
Iran, manovra ajrore për mbrojtjen e impianteve bërthamore
6 fuqitë botërore, takim së shpejti për të diskutuar masa ndaj Iranit
42 të vdekur nga shpërthimi i gazit në një minierë në Kinë
Rritet numri i vetvrasjeve në ushtrinë amerikane
Hoteli më i madh në Los Anxhelos, përqafon praktikat e gjelbërta
Kosovë: PDK dhe LDK thonë se  vazhdojnë bashkëqeverisjen
Shqipëri: Opozita proteston në kryeqytet, kërkon hapjen e kutive
Intervistë, flet ministri i ekonomisë i Maqedonisë, Fatmir Besimi
OBSH: Të paktën 500 të vdekur nga gripi H1N1 javën e kaluar
Oprah mbyll programin në 2011, do të krijojë kanalin e saj
Minutat e Hollivudit: Penelope Kruz, i rikthehet ekranit të gjerë
6 fuqi botërore shprehin zhgënjim ndaj refuzimit të Iranit
Kroacia ratifikon marrëveshjen territoriale me Slloveninë
Sot, 20 vjetori i traktatit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
A.I. i bën thirrje Shqipërisë të shtojë kujdesin për fëmijët e varfër
Në Shqipëri shtohet dhuna ndaj fëmijëve në shkollë dhe shtëpi
Shkodër: Ekspozita për rihapjen e institucioneve fetare
Korrupsioni, gjyqësia, varfëria - problemet kryesore në Kosovë