VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

10 Nëntor 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Festimet e 20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit


10-11-2009

Fireworks at Brandenburg Gate for celebrations of 20th anniversary of fall of Berlin Wall, 9 Nov 2009
Fishekzjaret tek Porta e Brandenburgut, 20 vjetori i rënies së Murit të Berlinit, 9 nëntor 2009
Në Berlin, 20 vjetori i shembjes së Murit të Berlinit u festua me  koncerte dhe fishekzjarre të shumta. Mijra njerëz e udhëheqës nga mbarë bota u mlodhën atje për të festuar e rikujtuar këtë ngjarje. Por siç na njeh materiali në vazhdim,  gjatë festimeve u përdor edhe një ton kritik ndaj ngjarjeve të ndodhura në këtë date.  Afro 1000 pllaka katërore që imitonin panelet e murit të Berlinit u vendosën në formë dominoje përgjatë kalimit ku kishte ekzistuar muri i dikurshëm.

Një det me çadra rrethuan Porten e Brandendurgut në Gjermani ku  mijra njerëz u mblodhën në të ftohtë   për të festuar. Arsyeja e kesaj feste, 20 vjet më parë, një seri revoltash paqësore hodhën poshtë murin gri të Berlinit i cili ndante prej 3 dekadash Gjermaninë dhe Europën Lindore me një perde të hekurt. Kalcelarja Gjermane Angela Merkel. E përshkroi rënien e murit të Berlinit si ditën më të lumtur të jetës së saj. 

"Ne i kemi të gjtha arsyet për të festuar sot, për të festuar lirinë", tha ajo. Kancelarja Gjermane vlerësoi kurajon e vendeve fqinje të Europës Lindore të cilët me kryngritjet e tyre paqësore shtruan rrugën drejt lirisë. Ajo gjithashtu falenderoi vendet perëndimore për mbështetjen e tyre gjatë viteve të luftës së ftohtë.

Former Soviet leader Mikhail Gorbachev(L), German Chancellor Angela Merkel and former Polish President Lech Walesa in Berlin, 09 Nov 2009
Ish udhëheqësi sovjetik, Mikhail Gorbaçov, Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe ish presidenti i Polonisë, Leh Valesa, në Berlin, 9 nëntor 2009
Figura të njohura politike  ishin të pranishëm në këtë festim duke filluar nga ish presidenti Rus Gorbaçov, apo ministri i punës i Polonisë ne më vonë President Lea Valesa, apo presidenti i tanishëm Rus Medvedev, Presidenti Francez Sarkozi, e shumë të tjerë. Sekretarja Amerikane e shtetit Hilari Klinton përfaqësonte Shtetet e Bashkuara, ndërsa presidenti Obama surpizoi duke dërguar një video mesazh live. 

"Ashtu si shumë amerikanë të tjerë, unë nuk do të harroj kurrë imazhet e kaq shumë njerzve të cilët hodhën poshtë murin e Berlinit. Nuk ka një shenjë refuzimi më të qartëndaj  tiranisë, apo afirmim më të fortë për lirinë".

Gjatë gëzimit dhe duartrokitjeve kancelarja Merkel përmendi edhe një 9 Nëntorin tjetër shumë më të largët i cili duhet të shërbejë gjithmonë si kujtesë. Ajo tha se 71 vjet më parë Adolf Hitler hapi kapitullin më të zi në historinë e Gjermanisë, persekutimin sistematik të minoriteteve hebraike dhe minoriteteve të tjera në Europë. " Sot, nuk harrojmë edhe këtë gjë", tha ajo.  

Fall of Berlin Wall is celebrated with display of giant dominos falling along wall's route, 9 Nov 2009
Rënia e Murit të Berlinit u përkujtua me një varg dominosh gjigade që u rëzuan përgjatë rrugës së Murit, 9 nëntor 2009
Me 9 Nëntor 1938, Natën e Xhamave të Thyer, u vranë 91 Hebrenj Gjermanë dhe u dogjën 200 Sinagogë nga grupe Naziste.  Merkel tha se ngjarjet e 9 nëntorit duhet t'i përkujtojmë gjithmone. Ajo tha se ngjarjet e ndodhura në vite të ndryshme në këtë datë tregojnë se liria nuk mund të lulëzojë vetë, " Për atë duhet të luftohet, dhe duhet të mbrohet gjithmonë".   

Turma ishte e mbushur me të rinj, dhe mesazhi për ta nga politikanët e sotëm apo të djeshëm ishte,  se ka shumë mure, fizike dhe mendore, të cilat vazhdojnë të ekzistojnë edhe sot. Mure dhe barriera të cilat duhet të shemben kudo që të jenë. //iç//


Komente:

Behuni i pari që komentoni.
 
Dërgoni Komentin

Dërgoni komentin për këtë artikull që të botohet në faqen tonë të internetit. Adresa juaj e e-mailit nuk do të publikohet.












 
Duke përdorur këtë formë ju jeni dakord për sa më poshtë: Gjithë komentet do të rishikohen. VOA mund t'i editojë komentet tuaja para publikimit. Jo të gjitha komentet do të publikohen.  VOA rezervon të drejtën të përdorë komentet tuaja në transmetimet e saj. Rregullat për botimin e komenteve
E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
Comment on This Article Komento këtu
  Mbi këtë temë
20 vjet pas rënies së Murit bota kujton përmbysjen e komunizmit
Shqipëria kujton rënien e Murit të Berlinit
 
  Lajmi Kryesor

  Lajmet
6 fuqitë botërore, takim së shpejti për të diskutuar masa ndaj Iranit
Shqipëri: Opozita proteston në kryeqytet, kërkon hapjen e kutive
Intervistë, flet ministri i ekonomisë i Maqedonisë, Fatmir Besimi
OBSH: Të paktën 500 të vdekur nga gripi H1N1 javën e kaluar
Oprah mbyll programin në 2011, do të krijojë kanalin e saj
Minutat e Hollivudit: Penelope Kruz, i rikthehet ekranit të gjerë
6 fuqi botërore shprehin zhgënjim ndaj refuzimit të Iranit
Kroacia ratifikon marrëveshjen territoriale me Slloveninë
Sot, 20 vjetori i traktatit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
Kryeministri belg Herman Van Rompuy presidenti i parë i BE-së
A.I. i bën thirrje Shqipërisë të shtojë kujdesin për fëmijët e varfër
Në Shqipëri shtohet dhuna ndaj fëmijëve në shkollë dhe shtëpi
Protestat e opozitës në Shqipëri, dy forcat politike shkëmbejnë akuza
Shkodër: Ekspozita për rihapjen e institucioneve fetare
Korrupsioni, gjyqësia, varfëria - problemet kryesore në Kosovë
OECD parashikon ritme më të larta për ekonomitë e zhvilluara
Kosovë: Krizë në koalicionin qeverisës PDK-LDK
Serbi: Varroset Patriarku Pavle
Presidenti afgan Karzai bën betimin për një mandat të dytë
Holder mbron vendimin për gjykimin e të dyshuarve për terrorizëm
SHBA: Publikohet lista e makinave më të sigurta për vitin 2010
Intervistë me Znj. Edith Harxhi
BB dhe BE për korrupsionin në Shqipëri
Kosova në pritje të rezultatit të zgjedhjeve
Sekretarja Klinton në Kabul
Presidenti Obama mbërrin në Seul, pasi përfundon vizitën në Kinë
Gajtner: Ekonomia globale nuk duhet të mbështetet më tek konsumatorët amerikanë
Bramerc pritet të raportojë pozitivish për Beogradin
Energjia diellore dhe ndërtimet me teknologjinë e gjelbër
Rregullore e re për mamogramet
Thaçi: Zgjedhjet lokale, provimi më i madh pas pavarësisë
TI: Në Shqipëri korrupsioni shënon rritje
Gjykata e Tiranës lë në burg sipërmarrësin Rezart Taçi
Rubrika "Mjekësi dhe Shkencë", diabeti dhe virusi H1N1