VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

12 Nëntor 2009 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Rehn: Opozita t'i japë fund bojkotit parlamentar


11-11-2009

Komisioni europian i kërkon qeverisë shqiptare të gjejë një zgjidhje për të dalë nga situata e bllokuar politike dhe opozitës që t’i jap fund bojkotit të saj. Në përfundim të takimit të djeshëm me ministrin e jashtëm shqiptar Ilir Meta koimisioneri për zgjerimin Olli Rehn përsëriti se Shqipëria ka shumë punë për të bërë me çështjet e sigurisë, pavarësisë së gjyqësorit si dhe përmirësimin e lirisë dhe mbrojtjes së medias duke cituar rastin e dhunshëm ndaj gazetarit Mero Baze. Javën e ardhshme Bashkimi europian ka shumë mundësi t’i hapë rrugë kërkesës për anëtrësim të Shqipërisë duke i kërkuar komisionit të nis përgatitjet për të dhënë vlerësimin e tij për këtë cështje.

Problemet që vazhdojnë të ngrihen për Shqipërinë dhe ecurinë e saj mbeten thuajse të njejta, rendi, siguria, pavarësia e gjyqësorit, administrata. Këto u përsëritën dje nga komisioneri për zgjerimin Olli Rehn. Por kësaj here listës i ishin shtuar edhe dy cështje që lidhen me situatën aktuale. Komisioneri Rehn përmendi nevojën përmirësimit të lirisë dhe mbrojtjes së medias që gjendet ende nën sulme të dhunshme sic tha ai duke përmendur rastin e botuesit të gazetës Tema Mero Baze. Cështja e dytë kishte të bënte me situatën politike, Progresi drejt BE kërkon reforma të vështira dhe konsensus politik në prioritete kyçe.

Kjo është thelbësore për çdo vend që të bëjë progres drejt BE, deklaroi zoti Rehn:

"Në emër te forcimit të konsensusit politik, i kam kërkuar Zv. Kryeministrit të gjejë një zgjidhje për bllokadën aktuale politike dhe për bojkotin e Parlamentit prej Opozitës. Patjetër që ky është një shqetësim që e kam ngritur edhe me Opozitën dhe i kam kërkuar asaj që t’i jape fund bojkotit parlamentar që nuk respekton standartet demokratike evropiane. Debati demokratik duhet të zhvillohet brenda Parlamentit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme gjatë kësaj periudhe që BE është duke konsideruar kërkesën, dhe besoj se shpejt Komisionit do t’i duhet së shpejti të fillojë punën për Opinionin mbi aplikimin e Shqipërisë për anëtarësim në BE. Një kriter politik thelbësor është stabiliteti demokratik dhe cdo lloj bojkoti parlamentar nuk përputhet me pjekurinë apo stabilitetin demokratik".

Sipas të gjitha gjasave Bashkimi europian mund të hapë rrugën për shqyrtimin e kërkesës së Shqipërisë për anëtarësim që javën e ardhshme. Pengesa teknike e krijuar nga Gjermani për shkak të procedurave të reja të aplikuara nga ky vend, ngjajnë të kapërcyera. Vendimi për t’I kërkuar komisionit përgatitjen e opinionit mund të merret nga komiteti I marrëdhënieve më jashtë e që nga ky moment komisioni duhet të përgatisë një pyetësor që do t’ja dorëzojë autoriteteve shqiptare.

Por situata politike nëse vazhdon të mbetet e tillë përbën një rrezik për ritmin e kësaj marrëdhënieje të re që krijohet mes Tiranës dhe Brukselit. "Qëllimi i përgatitjes së Opinionit është të vlerësojë, të analizojë nëse një vend është gati për të filluar bisedimet për anëtarësim me BE-në. Dhe për këtë qëllim - theksoi komisioneri Rehn - vendi duhet të përmbushë kënaqshëm kriterin politik. Natyrisht, nëse bojkoti parlamentar do të vazhdojë më gjatë, ai do të ketë një ndikim negativ në analizat për kriterin politik dhe kështu do të kishte pasoja negative në mundësitë për dhënien e statusit të kandidatit nga BE-ja".

Qeveria shqiptare përmes ministrit të jashtëm Meta ka garantuar angazhimin e saj në plotësimin e të gjitha kërkesave të komisionit europian, në marrjen në konsiderat dhe trajtimin me seriozitet, sic përmendi zoti Meta, të të gjitha cështjeve që ngrihen edhe në progres raportin për Shqipërinë. Akualisht autoritet shqiptare janë përqëndruar në plotësimin e objektivave të përcaktuar në udhërrëfyesin për liberaizimin e vizave. Komisioneri Rehn tha dje se nëse Qeveria e Shqipërisë dhe autoritetet e tjera do të punojnë fort dhe do të sigurojnë plotësimin e kërkesave, atëhere Komisioni do të bëjë rekomandimin për lëvizjen pa viza në mesin e vitit 2010. //bsa//


Komente:

Behuni i pari që komentoni.
 
Dërgoni Komentin

Dërgoni komentin për këtë artikull që të botohet në faqen tonë të internetit. Adresa juaj e e-mailit nuk do të publikohet.












 
Duke përdorur këtë formë ju jeni dakord për sa më poshtë: Gjithë komentet do të rishikohen. VOA mund t'i editojë komentet tuaja para publikimit. Jo të gjitha komentet do të publikohen.  VOA rezervon të drejtën të përdorë komentet tuaja në transmetimet e saj. Rregullat për botimin e komenteve
E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
Comment on This Article Komento këtu
  Lajmi Kryesor

  Lajmet
Rumania zhvillon sot zgjedhjet presidenciale
Shqipëri: Dita e dytë e protestës së opozitës për hapjen e kutive të votimit
Shqipëri: Arrestohen dy zyrtarë nën akuzat për korrupsion
Konferencë ndërkombëtare në Gjirokastër për hapësirat urbane
Koment i qeverisë amerikane, zgjedhjet në Kosovë -  të suksesshme
Kosovë: Vazhdojnë reagimet rreth koalicionit qeverisës
Ujëvara e Niagarës ndër më mahnitëset në botë
Iran, manovra ajrore për mbrojtjen e impianteve bërthamore
6 fuqitë botërore, takim së shpejti për të diskutuar masa ndaj Iranit
42 të vdekur nga shpërthimi i gazit në një minierë në Kinë
Rritet numri i vetvrasjeve në ushtrinë amerikane
Hoteli më i madh në Los Anxhelos, përqafon praktikat e gjelbërta
Kosovë: PDK dhe LDK thonë se  vazhdojnë bashkëqeverisjen
Shqipëri: Opozita proteston në kryeqytet, kërkon hapjen e kutive
Intervistë, flet ministri i ekonomisë i Maqedonisë, Fatmir Besimi
OBSH: Të paktën 500 të vdekur nga gripi H1N1 javën e kaluar
Oprah mbyll programin në 2011, do të krijojë kanalin e saj
Minutat e Hollivudit: Penelope Kruz, i rikthehet ekranit të gjerë
6 fuqi botërore shprehin zhgënjim ndaj refuzimit të Iranit
Kroacia ratifikon marrëveshjen territoriale me Slloveninë
Sot, 20 vjetori i traktatit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
A.I. i bën thirrje Shqipërisë të shtojë kujdesin për fëmijët e varfër
Në Shqipëri shtohet dhuna ndaj fëmijëve në shkollë dhe shtëpi
Shkodër: Ekspozita për rihapjen e institucioneve fetare
Korrupsioni, gjyqësia, varfëria - problemet kryesore në Kosovë