Një studim i ri
tregon se mbi një milion foshnje vdesin çdo vit pasi lindin premature, numri më
i madh të i të cilëve në Afrikë, pasuar nga Amerika e Veriut. Por cilat janë shkaqet e këtyre lindjeve, që
në disa raste janë me rezultate fatale?
Shumë fëmijë të lindur prematurë nuk arrijnë të mbijetojnë. Vdekjet e foshnjeve nuk duhet të ndodhin.
Binjakët e Dianne Lovett patën këtë fat.
"Është tejet e dhimbshme të humbësh fëmijën”.
Prindërit e rreth 13 milionë foshnjeve që lindin prematurë në gjithë botën janë
të pasigurt nëse fëmijët e tyre do të mbijetojnë për të dalë nga spitali. Chris
Hausen i organizatës March of Dimes për shëndetin e foshnjeve thotë
se rreth 10 përqind e fëmijëve janë të lindur prematurë dhe një e treta e tyre
vdesin.
"Në këtë raport ne dokumentojmë për herë të parë rezultate për lindjen e
parakohëshme dhe gjendja është e rëndë dhe shkokuese. Është fjala për 13 milionë foshnje që lindin
prematurë çdo vit dhe si rezultat një milion prej tyre vdesin”.
Zoti Hausen thotë se numri i lindjeve të parakohëshme është në rritje dhe 85
përqind e tyre ndodhin në Afrikë. "Ndoshta faktorët që ndikojnë për këtë numër të madh në Afrikë janë
varfëria dhe sistemi i dobët i kujdesit shëndetësor. Fakti që gratë janë të kequshqyera para dhe
gjatë shtatzanisë, bën që një numër i madh prej tyre të preken nga sëmundje
invektive”.
Në Shtetet e Bashkuara arsyet janë krejt të ndryshme, një prej të cilave
është e gjithnjë e më shumë gra të
moshës 35 vjeçare lindin fëmijë.
Një
numër i madh grash përdrin mënyra jonatyrale për të mbetur shtatzëna, gjë që
sjell lindje të shumëfishta dhe të prakohëshme.
Ekspertët thonë se periudha e qendrimit të fëmijës në trupin e nënës ka
ndikimin e vet.
Vetëm 50 përqind e foshnjeve që lindin pas 24 javësh mbijetojnë.
Ndër ata që lindin nga 25 në 26 javë kjo
përqindje shkon në 70.
Por ka rreziqe të tjera për jetën e këtyre fëmijëve edhe nëse lindja është e
suksesëshme.
9-vjeçarja, Heather Croy,
lindi 24 javëshe dhe me peshë ¾ e gramit.
"Unë jetova.Mendohej se unë do të
vdisja, por kjo nuk ndodhi”.
Heather flet me një zë të butë sepse kordat e saj vokale u dëmtuan nga tubi i
frymëmarrjes me të cilin ajo jetoi për tri vjet.
Por ajo nuk ka komplikacionet që përjetojnë
shpesh fëmijët e lindur prematurë si vështirësitë për të mësuar apo probleme
shëndetësore që i ndjekin gjithë jetën, si verbimi apo humbja e dëgjimit.
Aktualisht nuk ka ndonjë mënyrë për të
parandaluar lindjen prematurë.
Por March
of Dimes thotë se shumë masa mund të merren për të pakësuar numrin e vdekjeve
dhe paaftësistë tek fëmijët.
Autorët e
raportit thonë se më shumë punë duhet bërë për kualifikimin e punonjësve të
shëndetësisë, politikanët dhe ligjvënësit, si dhe vetë gratë për rreziqet e
shtatzanisë dhe kujdesin për fëmijët e lindur prematurë.
19 vjeçarja Tejlor Suift u bë
këngëtarja më e re në 10 vjet që nderohet me Çmimin vjetor të Shoqatës
së Muzikës Kantri.//rd//