Presidenti
amerikan Barak Obama u nis sot për turneun e tij të parë në Azi, ku do të diskutojë
strategjinë e rritjes ekonomike që ajo të jetë sa e balancuar aq edhe
gjithpërfshirëse.
Turneu 9-ditor i zotit Obama fillon në Tokio
dhe përfshin edhe Singaporin, ku ai do të marrë pjesë në takimin e 21 ekonomive
të Azi Paqësorit.
Pastaj
Presidenti do të shkojë në Kinë, ku do të qëndrojë në Shangai dhe në Pekin. Në
përfundim të vizitës, ai do të shkojë në Seul.
Zoti
Obama tha para se te nisej, se do të flasë me zyrtarët kinezë lidhur rivlerësimin
e monedhës së tyre, Juanit.
Ai tha
se ka gjithashtu në plan t’i kërkojë Pekinit të lejojnë më tepër mallra
amerikane në tregjet e tyre dhe t’i nxisë konsumatorët kinezë të shpenzojnë më tepër.
Presidenti
Obama tha se me udhëheqësit kinezë do të bisedojë edhe për ndryshimet klimatike
dhe për çështjen e të drejtave të njeriut. //rd//