Kryeministri rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Ukrainën se do të
ndërpresë furnizimin e vendit me gaz natyror nëse ky vend vazhdon të zbraz
tubat e linjave eksportuese.
Zoti Putin
e bëri këtë deklaratë në Moskë pas takimit me kancelarin austriak Verner
Fejman. Paralajmërimi i tij përmban një kërcënim indirekt se evropianët këtë
dimër mund të ndeshen me mungesë të gazit që vjenë nga Rusia përmes tubave në
territorin e Ukrainës. Vitet e fundit konsumatorët evropianë kanë ndjerë
ndikimin e mosmarrëveshjes së pagesave mes Rusisë dhe Ukrainës. Duket se
Ukraina do të vazhdojë të ketë probleme në financimin e importit të
karburantit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës Piter Fedinski njofton nga
kryeqyteti rus.
Kryeministri
rus Vladimir Putin ka diskutuar çështjen e energjisë me udhëheqësit evropian
gjatë gjithë këtij viti. Ai u takua me kryeministrin hungarez në maj për të
shpejtuar ndërtimin e linjës së të reja transportuese të gazit nga Rusia në
Evropë, që anashkalon territorin ukrainas.
"I kemi paguar tashmë
2,5 miliard dollarë Ukrainës për tranzit. Le të hedhin evropianët një miliardë të
tjerë".
Përse janë bërë
kaq dorështrënguar evropianët? Edhe ata kanë para. Le të nxjerrin diçka nga
xhepat e tyre.”
Kryeministrja ukrainase Julia Tomashenko thotë se vendi i saj i ka paguar
Rusisë 500 milionë dollarë për faturën e muajit tetor. Ajo thotë gjithashtu se
presidenti Viktor Jushçenko ka bllokuar pagesat që zakonisht bëhen përmes
bankës kombëtare të Ukrainës. Zoti Jushçenko, kritikon nga ana e tij zonjën Timoshenko për negocimin e një kontrate të
gazit që favorizon Rusinë.
Zonja
Tomashenko dhe zoti Jushçenko janë kandidatë për president në zgjedhjet
presidenciale të janarit në Ukrainë.
Konstantin Simonov nga Fondi Kombëtar rus i Sigurisë Energjetike, është
dakord me të dy akuzat. Ai thotë se zonja Tomashenko e ka detyruar Ukrainën të
paguaj për sasi gazi që nuk e shfrytëzon. Zoti Simonov thotë se presidenti
ukrainas i kanë sytë tek zgjedhjet e ardhshme.
"Presidenti
Jushçenko dhe përkrahësit e tij janë të preokupuar, para se gjithash me
rizgjedhjen e tyre. Për ta është e qartë se e vetmja mënyrë për të qëndruar në
pushtet është organizimi i ndërprejeve të gazit, apo një luftë për gazin me
Rusinë do të përbënte një skenar ideal për ta".
Ndërkohë, Finlanda dhe Suedia miratuan në fillim të nëntorit ndërtimin e
Linjës Veriore të gazit në ujërat e tyre. Kjo linjë do të shmang Ukrainën, në
transportimin e gazit rus në Evropën Veriore nën ujërat e Detit Baltik. Por
ministri i mbrojtjes i Estonisë Jak Avikso akuzon Moskën për lojëra politike.
"Vendimi për të
ndërtuar Linjën e Veriut dhe atë të Jugut duke shmangur një numër vendesh të
Evropës Lindore dhe qëndrore është një
vendim politik. Dhe fatkeqësisht këto
vende që nuk janë konsultuar për këtë çështje ndjehen të përjashtuara nga ky
proces".
Vendet evropiane gjithashtu po shqyrtojnë ndërtimin e një gazësjellësi
tjetër, Nabuko, që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara dhe do të shmangte Rusinë
duke marrë furnizime nga Azia dhe Lindja e Mesme.
Marshall Goldman nga Universiteti i Harvardit i tha Zërit të Amerikës se
Moska po kërkon të parandalojë një konkurrencë të tillë me linjat e gazit duke
futur në lojë kundër njëra tjetrës vendet evropiane.
"Do të bëjmë
një marrëveshje të veçantë me ju, do t'ju ofrojmë zbritje të çmimit, nënshkruani me ne dhe do të jeni të sigurtë.
Ne nuk do të ju ndërpresim furnizimet. Këto biseda pengojnë krijimin e një
fronti të bashkuar kundër Rusisë".
Konstantin Simonov paraljamëron Evropën se ajo nuk mund të zëvëndësoj
sasinë e madhe të gazit që vjenë nga Rusia me gazësjellësin Nabuko që ka
kapacitet vjetor relativisht të vogël prej 31 miliard metër kubë. Ai gjithashtu
e vë në pikëpyetje besueshmërinë e potencialit të furnizuesve të gazësjellësit
Nabuko.
"Do të doja të
pyes përkrahësit e projektit Nabuko – keni qënë në Turkmenistan, Iranin apo Egjiptin. A nuk keni rezerva se këto vende janë më të afta
të politizojnë dialogun mbi energjinë se sa Rusia? Nuk mendoj se Rusia po e përdor
gazin si armë politike. Rusia ka problem tjetër – do të bëjë shumë para".
Zoti Simonov thotë se Rusia nuk duhet të lejohet të ngushtoj tregun e gazit
në Azinë Qëndrore, i cili tashmë rrjedh përmes tubave në Rusi dhe Ukrainë
drejtë Evropës.
Një monopol do të rriste
çmimet dhe do të shtonte problemet e pagesave të Ukrainës në vitet e ardhshme.//rd//