Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Kërkoni

 
Vazhdojnë vështirësitë e krijuara nga dëbora në jug dhe veri të Shqipërisë


27-01-2005

Në zonën Veriore të Shqipërisë vazhdojnë prej katër ditësh reshjet e dëndura të dëbores.

Në pjesën më të madhe të komunave malore trashësia e dëborës ka arritur në 2 metra, ndërsa në qytetin e Pukës, sot dëbora arriti lartësinë 1 metër e 40 centimetra.

Të gjitha rrugët rulale gjenden të bllokuara, ndërsa rruga kombëtare Fushë - Arrës – Kukës – Morinë është bërë sot e kalueshme, por vetëm nën shoqërimin e forcave dhe mjeteve të ushtrisë, policisë dhe të ndërmarrjes së rrugëve. Situata është më e rënduar në rrethet e Kukësit, Tropojës dhe Pukës, ku ndjehet edhe mungesa e energjisë elektrike. Ministria e Pushtetit Vendor shpërndau sot një fond ndihme të ngutëshme për komunat e bllokuara.

Reshjet e mëdha të dëborës po krijojnë mjaft vështirësi edhe në jug të Shqipërisë. 6 komuna malore të rrethit të Gjirokastërs jane bllokuar, ndërsa probleme komunikimi ka edhe në disa segmente të rrugës kombëtare që lidh Gjirokastrën me Sarandën. Vështirësi kalimi ka edhe në segmentin rrugor që lidh Gjirokastrën me Tepelenën dhe Mallakastrën.

Ndërkaq gjatë paradites së sotme nisi të funksonojë lëvizja e mjeteve drejt Greqisë përmes pikës së Kakavijës që ishte ndërprerë dje për shkak të reshjeve të mëdha në segmentin rrugor Kakavijë - Janinë.

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Kongresmeni Hejstings: Shqipëria ka bërë një hap të rëndësishëm përpara me zgjedhjet e 28 qershorit

  Lajmet
ODIHR: Numërimi i votave, keq ose shumë keq në një të tretën e qendrave
Durrës-Kukës-Morinë vlerësohet nga shqiptarët si "Rruga e Kombit"
Maqedoni: Parlamenti miraton ndryshimet në qeverinë Gruevski
Presidenti Obama përfundon vizitën e tij në Gana
Kujtohen viktimat e Srebrenicës
Ekonomia në qendër të fjalimit të përjavshëm të Pres. Obama
Teknologjia mediatike në presidencën e Obamës
Pasojat e falimentimit të GM-it në një qytezë të Tenesisë
Shtohet prania e forcave policore në Urumçi
Suksesi i një qendre riciklimi në këtë periudhë recesioni ekonomik
Kosovë: Zbulohet një varrezë masive në Kmetoc
General Motors shpëton nga falimentimi
G-8 premton 20 miliard dollarë ndihma për vendet e varfëra
Parlamenti i Kosovës miraton në parim ligjin antikorrupsion
Kompanitë private të mishit protestojnë në Prishtinë
Presidenti Obama takohet me Atin e Shenjtë
Amerikanët,pesimistë për rimëkëmbjen e shpejtë ekonomike
KQZ-ja shtyn shqyrtimin e ankesave për procesin zgjedhor të Fierit
Dokumentarët ndërkombëtarë paraqiten në festivalin Silverdocs
Presidenti Sejdiu mban fjalimin vjetor ne Parlament
Gana, e pushtuar nga euforia në pritje të Presidentit Obama
Një ilaç i ri premtues për pacientët me kancer