Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Kërkoni

 
Shqetësim për një krizë të mundshme të gripit të shpendëve

23-02-2005

Në hemisferën veriore kjo periudhë është kulmi i sezonit të gripit. Por ka shqetësime se një lloj gripi i ri, më vdekjeprurës është në horizont.

Në Azinë Juglindore, ku sezoni i gripit sapo ka filluar, gripi i shpendëve po përhapet me shpejtësi në gjithë rajonin. Tani ka shqetësime mes zyrtarëve të shëndetësisë se ky virus mund të shndërrohet në një lloj gripi që mund të transmetohet mes njerëzve dhe që shkencëtarët num kanë mjetet për ta luftuar.

Doktoreshë Julie Gerberding, drejtore e Qendrës amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve tha se nuk ka ndonjë krizë për momentin.
 
“Nuk jemi në prag të një epidemie gripi shpendësh”.

Megjithatë doktoreshë Gerberding theksoi sesa e rëndësishme është zbulimi i rastit të parë të një transmetimi të sëmundjes mes njerëzve. Ajo përmendi si shembull epideminë e gripit të shpendëve të vitit 1918.

 “Kur virusi i gripit të shpendëve u kthye në një lloj gripi në vitin 1918 që shkaktoi një epidemi globale, nuk ndodhi menjëherë. Një gjë e tillë ndodh pak nga pak, në fillim me epidemi lokale dhe virusi zhvillohet dhe transmetohet pastaj më efektivisht nga një person në tjetrin. Për këtë arsye është e rëndësishme që të kemi një rezervë me 2 milionë doza vaksine H-5 dhe aftësinë për ta prodhuar atë më me shpejtësi. Prandaj është e rëndësishme që të kemi një rezervë ilaçesh antivirale që të mund t’i çojmë atje ku mund të ketë nevojë urgjente”.

Epidemia e vitit 1918, e njohur edhe si gripi spanjoll, shkaktoi vdekjen e 20 deri në 40 milionë njerëzve në gjithë botën. Deri tani sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka patur 42 të vdekur nga gripi i shpendëve, të gjithë në vendet aziatike.

Qindra mijëra shpendë të infektuar janë vrarë në një përpjekje për të ndalur përhapjen e gripit të shpendëve.

Dr. Gerberding tha se do të duhet një përpjekje globale për të eliminuar përhapjen e gripit të shpendëve.

“Do të ishte e vështirë për çdo vend, përfshirë tonin që ta përballojë vetëm një gjë të tillë. Por së bashku, ne kemi një rrjet të jashtëzakonshëm mundësish dhe këtë duhet ta zhvillojmë më tej”.

Dr. Gerberding theksoi se ishte pikërisht ky rrjet organizatash shëndetësore që realizoi kufizimin e SARS-it, sëmundjen me simptoma të pneumonisë që goditi Azinë vitin e kaluar, duke shkaktuar vdekjen e 800 vetëve.
 

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Rehn bën thirrje për zgjidhjen e situatës politike në Shqipëri

  Lajmet
Presidenti Obama shënon Ditën e Veteranëve
OSBE kritikon Kosovën për çështjen e kthimeve
Tiranë: Nderohet përkthyesi i Biblës, Simon Filipaj
Serbia deklaron shpërthimin e një epidemie të gripit H1N1
Shqipëri: Shtohen rastet e prekjes me gripin H1N1
Prirjet e gjelbra: Në modë, kopshtet në taracat e ndërtesave
Në SHBA, veteranët gëzojnë respekt të veçantë
SHBA: Ankand për makinat e viteve 1950
Dita e Veteranëve në Britani, këtë vit me kuptim të veçantë
Ekzekutim për snajperin që terrorizoi Uashingtonin
Gjirokastër: Burg për të akuzuarit në çështjen e pallatit
Kosovë: Zgjedhjet komunale në Prishtinë
Uashingtoni, thirrje Phenianit të mos shkallëzojë tensionet në Detin e Verdhë
Parlamenti turk debaton të drejtat e pakicës kurde
A është i dobishëm skanimi për zbulimin e kancerit?
Një muzeum kombëtar i luftës në Nju Orlins
Kavalia: Demonstrim i mahnitshëm i forcës dhe bukurisë së kuajve
Zëri i Amerikës në shqip, 10 vjet televizion
Presidenti Obama nderon viktimat e sulmit në bazën Fort Hud
Festimet e  20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit
Shqipëria kujton rënien e Murit të Berlinit
20 vjet pas rënies së Murit bota kujton përmbysjen e komunizmit