Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Kërkoni

 
Diskutime në nivel rajonal për naftësjellësin Burgas-Vlorë


19-04-2005

Në Tiranë ekspertët e Shqipërisë, Bullgarisë dhe Maqedonisë, si dhe ata të kompanisë amerikane Ambo janë mbledhur sot për të diskutuar rreth hapave të mëtejshme për realizimin e projektit të naftësjellësit Burgas-Vlorë. Për këtë projekt janë siguruar deri më tani afër 900 milion dollarë nga 1 miliard e 130 milion që nevojiten. Nga ndërtimi i naftësjellësit Shqipëria pritet të përfitojë mbi 50 milion dollarë në vit.

 Pas disa takimeve në nivele të larta dhe nënshkrimit në fund të vitit të shkuar të marrëveshjes së mirëkuptimit mes kompanisë Ambo dhe Ministrave të tre vendeve, Shqipërisë, Maqedonisë dhe Bullgarisë sot në Tiranë janë mbledhur për të diskutuar më në detaje ekspertët e të gjitha palëve të përfshira në projektin e naftësjellësit.

Në takimin e sotëm sipas asaj që shpjeguan përfaqësuesit e ministrisë shqiptare të Energjitikës është prezantuar plani i veprimit për vitin 2005-2006 nga kompania Ambo, situata në lidhje me sigurimin e financimit për të cilën deri më tani kompnia amerikane ka deklaruar se mbulon pjesën dërrmuese të kostos, afër 900 milion dollarë nga 1 miliardë e 130 milion që nevojiten.

Në takim është bërë edhe prezantimi i hapave të ndërmmarë nga tre vendet e përfshira në projekt, përmbajtja e projektit të plotë inxhinjerik si dhe studimi i Vlerësimit të ndikimit në Mjedis. Cështja e Mjedisit ka shkaktuar debate të shumta në Shqipëri. Ambientalistë të ndryshëm kanë kundërshtuar këtë projekt e po ashtu edhe atë të ndërtimit të Tec-it të Vlorës duke deklaruar se ngritja e parkut industrial në këtë qytet bregdetar do të dëmtonte bukuritë natyrore dhe mundësitë turistike të Vlorës.

Sipas njoftimit të ministrisë së energjitikës në përgatitjen e studimit inxhinjerik dhe mjedisor janë përfshgirë kompani të njohura gjë që shihet dhe si garanci për vendet prodhuese të naftës, kompanitë që veprojnë në detin Kaspik dhe detin e zi, për ndërmarrjen e hapave të rëndësihme për lidhjen e kontratave afatgjata apo dhe garancive financiare.

Shqipëria nga ana e saj ka miratuar gjurmët e kalimit të naftësjellësit në territorin e saj ku ai do të përshkojë 143 kilometra nga Qafë Thana deri në Vlorë. Shqipëria pritet të përfitojë 50 deri 60 milion dollarë në vit. Nafta që do të përshkruajë tubacionet do të sigurohet nga Rusia, Azerbajxhani, Kazakistani e Turkmenistani me detinacion tregjet e europës dhe ato të Amerikës Veriore.

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Rehn: Opozita t'i japë fund bojkotit parlamentar

  Lajmet
Presidenti Obama niset për në Azi ende pa vendim mbi Afganistanin
Presidenti Obama shënon Ditën e Veteranëve
OSBE kritikon Kosovën për çështjen e kthimeve
Tiranë: Nderohet përkthyesi i Biblës, Simon Filipaj
Serbia deklaron shpërthimin e një epidemie të gripit H1N1
Shqipëri: Shtohen rastet e prekjes me gripin H1N1
Prirjet e gjelbra: Në modë, kopshtet në taracat e ndërtesave
Në SHBA, veteranët gëzojnë respekt të veçantë
SHBA: Ankand për makinat e viteve 1950
Dita e Veteranëve në Britani, këtë vit me kuptim të veçantë
Ekzekutim për snajperin që terrorizoi Uashingtonin
Gjirokastër: Burg për të akuzuarit në çështjen e pallatit
Kosovë: Zgjedhjet komunale në Prishtinë
Uashingtoni, thirrje Phenianit të mos shkallëzojë tensionet në Detin e Verdhë
Parlamenti turk debaton të drejtat e pakicës kurde
A është i dobishëm skanimi për zbulimin e kancerit?
Një muzeum kombëtar i luftës në Nju Orlins
Kavalia: Demonstrim i mahnitshëm i forcës dhe bukurisë së kuajve
Zëri i Amerikës në shqip, 10 vjet televizion
Presidenti Obama nderon viktimat e sulmit në bazën Fort Hud
Festimet e  20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit
Shqipëria kujton rënien e Murit të Berlinit
20 vjet pas rënies së Murit bota kujton përmbysjen e komunizmit