Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Kërkoni

 
Henry Perrit: Pavarësia e Kosovës do të lehtësonte luftën kundër korrupsionit


28-10-2006

Kolegji Juridik Chicago-Kent në Institutin e Teknologjisë të shtetit Illinois publikoi para pak ditësh një raport mbi korrupsionin në Kosovë. Raporti i përgatitur nga ish dekani i fakultetit, tani profesor në këtë kolegj, Henry Perrit dhe disa studentë, është bazuar në kërkimet e bëra gjatë një projekti veror në Kosovë. Profesor Perrit vë në dukje se nëse statusi përfundimtar i Kosovës do të jetë pavarësia, kjo do të lehtësonte luftën kundër korrupsionit, meqenëse udhëheqja politike do të mbante përgjegjësinë për zhdukjen e fenomenit.

Profesor Henry Perrit thotë se askush nuk e di me saktësi se sa i përhapur është fenomeni i korrupsionit në Kosovë, megjithatë shton ai, si vendasit ashtu edhe ndërkombëtarët besojnë se korrupsioni është i përhapur në të gjitha nivelet dhe arrin deri në qarqet më të larta të udhëheqjes qeveritare dhe të partive politike. Po a ka dalë ky fenomen jashtë kontrollit? Profesor Perrit thotë se ka disa mënyra për ta mbajtur korrupsionin nën kontroll.

“Sfida është se nuk mund të ketë një fushatë efikase kundër korrupsionit nëse mungon vullneti politik në nivelet e larta.  Dhe ky vullnet deri tani ka munguar si në udhëheqjen politike vendore, ashtu edhe në administratën civile ndërkombëtare. Në raportin tonë thuhet qartë se nëse Kosova bëhet e pavarur dhe dëshiron të ketë një të ardhme të begatë, atëherë kjo tolerancë dhe mungesë vullneti politik duhet të ndryshojë”.

Profesor Perrit thotë se zgjidhja e statusit përfundimtar që do të kishte formën e pavarësisë do të ndihmonte dukshëm në luftën kundër korrupsionit, sepse përderisa komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojë të ketë veton në çdo vendim të rëndësishëm publik, atëherë udhëheqësit e zgjedhur vendor të Kosovës mund t’i shmangen lehtë përgjegjësisë duke thënë se ata nuk kanë autoritet dhe nuk e kanë fjalën e fundit.

“Statusi përfundimtar në formën e pavarësisë do të ndihmonte në dy aspekte: së pari do të zbehte tërheqjen e vëmendjes që ka shkaktuar procesi i zgjidhjes së statusit, dhe udhëheqja politike e Kosovës do të arrinte të përqendrohej në disa çështje të rëndësishme të politikave publike.  Së dyti, pavarësia do ta bënte udhëheqjen politike përgjegjëse për veprimet e veta për herë të parë”.

Profesor Perrit thotë se deri tani komuniteti ndërkombëtar ka hezituar të ndërmarrë hapa për ndryshimin e gjendjes, madje edhe  ka bllokuar hetime sensitive që mund të arrinin deri në nivelet e larta të politikës apo shoqërisë.  Komuniteti ndërkombëtar, thotë ai,  është mjaft i frikësuar se nëse hetimet zbulojnë fakte për njerëz me influencë si në politikë ashtu edhe në shoqëri, atëherë hapja e dosjeve ndaj këtyre personave mund të nxiste trazira në vend.

“Trazirat mund të dëmtonin negociatat dhe mendoj se komuniteti ndërkombëtar, që nga marsi 2004, e ndoshta edhe më parë, është tmerruar nga frika e mungesës së stabilitetit në Kosovë”.

Nga ana tjetër, thotë profesor Perrit, edhe sistemi vendor i drejtësisë nuk po bën asgjë për të luftuar korrupsionin. Kjo ndodh për shkak të mungesës së profesionalizmit, frikës, dhe se një pjesë e këtij sistemi është vetë i përfshirë nga korrupsioni.

Jeffrey LaMirand, një nga studentët kryesorë në këtë projekt thotë se është mirë që çështja e korrupsionit të trajtohet sa më shpejt dhe përpara se shoqëria, dhe sidomos të rinjtë, të fillojnë të humbin besimin se një fenomen i tillë nuk mund të zhduket.

“Gjëja që më ka bërë përshtypje nga kultura e njerëzve në Kosovë është se ata kishin mjaft interes në çështjen e korrupsionit dhe nuk tregoheshin cinik ndaj saj. Dhe rinia me të vërtetë që ishte e interesuar ta zhdukte këtë fenomen”.

Profesor Perrit thotë se njerëzit duhet të fillojnë të flasin më hapur për problemin e korrupsionit në mënyrë që ai të pranohet si problem shumë i dëmshëm për shoqërinë dhe të ardhmen e Kosovës. Ata duhet të fillojnë të diskutojnë se cilat duhet të jenë ndryshimet e nevojshme strukturore dhe politike pas pavarësisë, për të filluar sa më shpejt një fushatë efikase kundër korrupsionit.

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Uashingtoni në pritje të një stuhie të dytë dëbore

  Lajmet
Ukrainë: Timoshenko planifikon sfidë ligjore për zgjedhjet
Transplantimi i parë me sukses i laringut
A.I. kërkon vendosjen e drejtësisë për vrasjet e demonstruesve të lëvizjes Vetvendosja
Toyota, riparim falas të frenave difektoze
Tryeza e presidentit Topi
Tiranë: Ekspozitë për bashkëjetesën shqiptaro-izraelite
Reagime pas mbledhjes së Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën
Dobjani: Mungesa e socialistëve pengon votimin për Avokatin e Popullit
Zbulohet një varr masiv në afërsi të Tiranës
Nexhat Peshkëpia, një zemër atdhetare në mërgim
Presidenti Topi shpall tryezën e bisedimeve
Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Milloshoski në Tiranë
Komenton Sadi Bexheti, kryetar i Komunës së Tetovës
Grupi Ndërkombëtar për Kosovën debaton mbi integrimin e Veriut
Ukrainë: Janukoviç, fituesi i pritshëm i zgjedhjeve presidenciale
Toyota, riparim falas për makinat  hibride Prius
Uashingtoni ende i bllokuar nga bora e madhe
Mustafaj: Negociatat me Presidentin pa kushte
NATO-ja përgatitet për një mësymje madhore në Afganistan
Seints fitojnë superkupën e futbollit amerikan
Hillari Klinton: Rrjetet ekstremiste islamike, kërcënim i madh për SHBA
Ahmadinexhad jep urdhër për pasurimin e uraniumit në një shkallë më të lartë
SHBA: Zonat lindore dhe qëndrore përfshihen nga stuhia dimërore
Maqedoni: Shqetësime mbi marrëdhëniet ndëretnike
Ukrainë: Sondazhet nxjerrin kryesues kandidatin pro rus, z. Janukoviç
NASA shtyn nisjen e anijes Endevër për shkak të motit
Një album me fotografi, risjell historinë e Majës së Vjetër në Peru
Një stuhi e madhe dëbore godet pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara
Vuk Jeremiç: Serbia nuk ka në plan për të hyrë në NATO
Ministri i jashtëm rus: OSBE po humbet shansin për të bashkuar Europën
Ukraina në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale
Sekretari Gejts injoron mundësinë e një marrëveshjeje me Iranin
Presidenti Obama dhe republikanë në Kongres, për vendet e punës
Koreja e Veriut liroi një misionar amerikan, e dërgoi atë në Kinë
Mijëra banorë në ceremoninë e varrimit në Karaçi, të Pakistanit
Shala: Fuqizimi i sektorit privat, përparësi për zhvillimin e Kosovës
Montobio, Shqipëria duhet të kapërceje shpejt gjendjen politike
Intervistë në studio me zonjën Liri Berisha
Kosovë: Përfundon protesta e njësive të posaçme të policisë
Gates: SHBA do ta pajisin NATO-n me teknologji të përparuar
Presidenti i Toyotës kërkon falje për defektet në makina
Bie niveli i papunësisë në Shtetet e Bashkuara
Shpërthim në Irak: Vriten dhe plagosen dhjetra besimtarë shiitë
Berisha dhe Rama reagojnë para tryezës me presidentin Topi  Audio Clip Available