Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

 
Studim për prirjet e fesë nëpër botë

12-07-2007

Një studim i ri tregon se bota po bëhet gjithnjë e më shumë fetare. Megjithathë shkeljet e lirive fetare janë të përhapura dhe në disa pjesë të botës ato po shtohen. Studimi i institutit amerikan Hudson zbulon se ka një lidhje të fortë midis lirisë fetare dhe mirëqënies ekonomike. Ditët e fundit në Washington u zhvillua një konferencë pikërisht mbi këtë temë.

Sipas Qëndrës Kërkimore Pew, numri i njerëzve në mbarë botën që thonë se besojnë tek Zoti është rritur 5 përqind në pesë vjetët e fundit. Teologu i respektuar, Michael Novak shpjegon:

“Liria fetare mendohet të jetë një ndër liritë e para, më e thella, më themelorja pasi i ka rrënjët në thellësinë e ndërgjegjes ose në se mund ta them ndryshe në thellësinë e shpirtit. Ajo nuk mund të preket nga qeveria apo shoqëria”.

Megjithatë një studim i ri i kryer nga Instituti Hudson në 102 vende tregon se liritë fetare po lëkunden në mbarë botën.

Paul Marshall është drejtuesi i studimit prej 550 faqesh i titulluar Liria Fetare në Botë:

“Në se duam të klasifikojmë vendet më me probleme ose persekutorët më skandalozë, ato zakonisht janë vendet komuniste, si Korea e Veriut dhe Kina, ato nacionaliste si Birmania dhe Eritrea apo islamike radikale si Irani dhe Arabia Saudite”.

Marshall shton se Lindja e Mesme është ajo pjesë e botës ku shtypja fetare është më e madhe. Rajoni kërcënohet vazhdimisht nga prirjet e fondamentalizmit në rritje:

“Islamizmi radikal është kërcënimi që po rritet më me shpejtësi përsa i përket lirisë fetare në botë”.

Nga vendet e përmendura në studim, ato me gjendje më të mira të lirive fetare janë Estonia, Hungaria, Irlanda dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa Evropa Perendimore është ende një nga rajonet më të lira në botë, studimi tregon se situata atje po keqësohet. Shumica e vendeve evropiane u vlerësuan më poshtë për liritë fetare se sa për ato civile.

Brian Grim i Forumit Pew për Jetën Publike dhe Fenë:

“Liritë janë si një paketë produktesh, kur ekziston një liri ekziston edhe tjetra”.

Theodore Malloch i Institutit Spiritual Enterprise thekson se politikat e mira fetare, politikat e mira ekonomike dhe rezultatet e mira ekonomike janë të ndërlidhura.

”Tani kemi prova që tregojnë se sistemet e mbyllura fetare pengojnë zhvillimin ekonomik dhe sjellin ndërprerje të rritjes ekonomike. Vendet me më pak liri fetare vuajnë edhe nga liritë dhe të drejtat ekonomike”.

Liria fetare është e lidhur ngushtë me të drejtat e tjera njerëzore. Vendet me gjendje të mira të lirisë fetare kanë më pak konflikte sociale, mbeten demokratike dhe nuk ka të ngjarë të bëhen shtete të dështuara.

Rezultatet e studimit të Institutit Hudson mbi Liritë Fetare në Botë do të publikohen nga fundi i këtij viti. //iç// 

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Intervistë me Kryetarin e LSI-së, Ilir Meta

  Lajmet
Presidenti Obama fillon një turne në Rusi, Itali dhe Ganë
Bullgari: Anketat tregojnë fitoren e opozitës së djathtë
Mishel Obama dhe roli i Zonjës së Parë në Rusi
Nënpresidenti Bajden: Pheniani do që të tërheqë vëmendjen me raketat
Iran: Lirohet gazetari perëndimor
Portret i artistit Tom Xhons
Papa Benedikti: G-8 të mos harrojë të varfërit e botës
Presidentët Obama,  Medvedev takim i nivelit të lartë në Moskë
Shqipëri: Të majtët shkëmbejnë replika pas koalicionit PD-LSI  Audio Clip Available
Shqipëri: PD, LSI marrëveshje për bashkëqeverisje
Nënpresidenti Bajden feston 4 korrikun me trupat në Irak
Historiku i përvjetorit të pavarësisë së Amerikës
Intervistë me kryetarin e Bordit Bankar të Kosovës
Respektimi i të drejtave të njeriut në Kosovë
Amerika feston 4 korrikun, Ditën e Pavarësisë
Koreja e Veriut vazhdon provat me raketa me rreze të shkurtër
Maqedoni: Debate mbi vazhdimin e misionit të BE-së
Sarah Palin jep dorëheqjen si guvernatore e Alaskës
Amerika, Rusia dhe plani për sistemin e mbrojtjes nga raketat
Zgjedhjet në Shqipëri: Intervistë me Ambasadorin Xhon Uidhers
Shqipëri: Numërimi i votave të fundit krijon tensione të reja
Serbi: Dënohen 12 myslimanë të akuzuar për terrorizëm
Presidenti i Kosovës dekoron ambasadoren amerikane Kaidanov
Protesta në Bagdat kundër vizitës së nënpresidentit Xho Bajdën
Vazhdon ofensiva ushtarake në Afganistan
Në Shqipëri fillon numërimi i votave nga qendrat problematike
Moska: Obama, Medvedev do të nënshkruajnë traktat për armët
Obama, ende asnjë vendim për të ndaluarit e Guantanamos