Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

 
Studim për prirjet e fesë nëpër botë

12-07-2007

Një studim i ri tregon se bota po bëhet gjithnjë e më shumë fetare. Megjithathë shkeljet e lirive fetare janë të përhapura dhe në disa pjesë të botës ato po shtohen. Studimi i institutit amerikan Hudson zbulon se ka një lidhje të fortë midis lirisë fetare dhe mirëqënies ekonomike. Ditët e fundit në Washington u zhvillua një konferencë pikërisht mbi këtë temë.

Sipas Qëndrës Kërkimore Pew, numri i njerëzve në mbarë botën që thonë se besojnë tek Zoti është rritur 5 përqind në pesë vjetët e fundit. Teologu i respektuar, Michael Novak shpjegon:

“Liria fetare mendohet të jetë një ndër liritë e para, më e thella, më themelorja pasi i ka rrënjët në thellësinë e ndërgjegjes ose në se mund ta them ndryshe në thellësinë e shpirtit. Ajo nuk mund të preket nga qeveria apo shoqëria”.

Megjithatë një studim i ri i kryer nga Instituti Hudson në 102 vende tregon se liritë fetare po lëkunden në mbarë botën.

Paul Marshall është drejtuesi i studimit prej 550 faqesh i titulluar Liria Fetare në Botë:

“Në se duam të klasifikojmë vendet më me probleme ose persekutorët më skandalozë, ato zakonisht janë vendet komuniste, si Korea e Veriut dhe Kina, ato nacionaliste si Birmania dhe Eritrea apo islamike radikale si Irani dhe Arabia Saudite”.

Marshall shton se Lindja e Mesme është ajo pjesë e botës ku shtypja fetare është më e madhe. Rajoni kërcënohet vazhdimisht nga prirjet e fondamentalizmit në rritje:

“Islamizmi radikal është kërcënimi që po rritet më me shpejtësi përsa i përket lirisë fetare në botë”.

Nga vendet e përmendura në studim, ato me gjendje më të mira të lirive fetare janë Estonia, Hungaria, Irlanda dhe Shtetet e Bashkuara.

Ndërsa Evropa Perendimore është ende një nga rajonet më të lira në botë, studimi tregon se situata atje po keqësohet. Shumica e vendeve evropiane u vlerësuan më poshtë për liritë fetare se sa për ato civile.

Brian Grim i Forumit Pew për Jetën Publike dhe Fenë:

“Liritë janë si një paketë produktesh, kur ekziston një liri ekziston edhe tjetra”.

Theodore Malloch i Institutit Spiritual Enterprise thekson se politikat e mira fetare, politikat e mira ekonomike dhe rezultatet e mira ekonomike janë të ndërlidhura.

”Tani kemi prova që tregojnë se sistemet e mbyllura fetare pengojnë zhvillimin ekonomik dhe sjellin ndërprerje të rritjes ekonomike. Vendet me më pak liri fetare vuajnë edhe nga liritë dhe të drejtat ekonomike”.

Liria fetare është e lidhur ngushtë me të drejtat e tjera njerëzore. Vendet me gjendje të mira të lirisë fetare kanë më pak konflikte sociale, mbeten demokratike dhe nuk ka të ngjarë të bëhen shtete të dështuara.

Rezultatet e studimit të Institutit Hudson mbi Liritë Fetare në Botë do të publikohen nga fundi i këtij viti. //iç// 

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Në Shqipëri vazhdon klima e tensionuar mes pozitës dhe opozitës

  Lajmet
Presidenti rumun Traian Basescu fiton raundin e parë të zgjedhjeve
Analistë komentojnë mbi kredibilitetin e  gjykatës së Hagës në çështjen e Karaxhiçit
Shqipëri: Konferencë për investimet me qarqet e biznesit
Mustafaj: Shqiptarët duhet të mësojnë nga demokracitë perëndimore
Kosovë: Vazhdojnë debatet për koalicionin qeverisës
Kryeministri indian fillon një vizitë shtetërore në SHBA
AMA: Swift, fituese në ceremoninë në Los Anxhelos
Afganistan: Vriten katër ushtarë amerikanë dhe tetë afganë
Rumani: Zgjedhjet presidenciale shkojnë drejt balotazhit
Spektakël me balona në kryeqytetin meksikan
Izraeli zhvillon sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës
Shqipëri: Opozita ultimatum qeverisë për hapjen e kutive
Ura e Mesit, monument kulture dhe pikë turistike në qytetin e Shkodrës
Maqedoni: Përkujtohet 101 vjetori i Kongresit të Manastirit
Komunikimet satelitore në ndihmë të operacioneve të kërkim shpëtimit
Rumania zhvillon sot zgjedhjet presidenciale
Fundoset një traget indonezian, 29 të vdekur, 240 veta shpëtohen
Të akuzuarit për sulmet e 11 shtatorit, do të deklarojnë se janë të pafajshëm