Zëri i Amerikës Albanian
Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

Tekst i Thjeshtë
Search

 
Zbulimi amerikan vërteton autenticitetin e videos së re të Bin Ladenit


08-09-2007

Image taken from a banner advertisement featured on an Islamic militant Web site where al-Qaida's media arm, Al-Sahab, frequently posts messages
Imazh i marrë nga faqja kompjuterike e medias së Al-Kaidës,  Al-Sahab
Zyrtarë të zbulimit në Shtetet e Bashkuara dhe analistë, thonë se videoja e re e Al-Kaidës është autentike dhe se ajo paraqet Bin Ladenin duke folur muajin e kaluar. Duke ju drejtuar popullit amerikan, Bin Ladeni thotë se ata duhet ta braktisin sistemin tyre demokratik të qeverisjes dhe të përqafojnë fenë islamike, në se dëshirojnë t’i japin fund ndërhyrjes amerikane në Irak. Udhëheqësi i Al-Kaidës, denoncon demokracinë, duke pretendnuar se kjo formë qeverisjeje u shërben vetëm interesave të korporatave të mëdha amerikane dhe gjetkë. Ai po ashtu dënon kapitalizmin, globalizimin dhe ekonominë botërore, si dhe praktika të tjera perëndimore, në një mesazh, që analistët e përshkruajnë si tepër të majtë dhe madje me tone marksiste. Bin Ladeni flet në video pa u ndalur, për rreth 30 minuta në një video të Al-Kaidës. Ai u referohej ngjarjeve më të fundit në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën, gjë që i bën analistët të arrijnë
në përfundimin se regjistrimi ishte realizuar gjatë javëve të fundit. Presidenti Bush tha se publikimi i videos së re të Bin Ladenit është një kujtesë e gjallë e rreziqeve me të cilat përballet bota:

Kjo është videoja e parë e Bin Ladenit në tre vjet. Ajo publikohet pikërisht disa ditë para 6-vjetorit të sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2001 në Shtetet e Bashkuara. Udhëheqësi i Al-Kaidës nuk bën ndonjë kërcënim të veçantë në videokasetë. Por Presidenti Bush tha se videoja thekson nevojën që bota të qëndrojë e bashkuar kundër sulmeve terroriste.

President Bush in Sidney
Presidenti Bush në Sidnei
"Kaseta është një kujtesë për rrezikun që ekziston në botën ku ne jetojmë dhe ajo shërben si kujtesë se duhet të bashkëpunojmë për të mbrojtur popullin tonë."

Zoti Bush i bëri këto komente para gazetarëve në Sidnei, pas përfundimit të takimit me Kryeministrin japonez Shinzo Abe. Presidenti, që rrallëherë komenton për videot e Al Kaidës, këtë herë thotë se në video, Bin Ladeni flet për luftën në Irak.

"Më duket interesant fakti që në kasetë përmendet Iraku, gjë që të kujton se Iraku është pjesë e luftës sonë kundër terrorizmit. Në se Al-Kaida përmend Irakun, kjo ndodh ngaqë kjo organizatë do të arrijë objektivat e veta në Irak, pra që të na detyrojë ne të largohemi prej andej."

 Ai tha se Al –Kaida do të krijojë një vend të sigurtë në Irak, nga ku të kryehn sulme të reja ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera.

"Prandaj, është e rëndësishme, që ne të tregojmë vendosmërinë tonë për t’u vetëmbrojtur, që të mos e lejojmë Al-Kaidën të ketë një vend të sigurtë për t’u mbrojtur dhe të mbështesim demokracitë e reja."

Presidenti është përqëndruar së tepërmi kohët e fundit tek ambiciet e Al-Kaidës, ndërsa përpiqet të mbrojë politikën e tij për Irakun. Të hënën, dy zyrtarët më të lartë amerikanë në Irak, ambasadori Ryan Kroker dhe komandanti amerikan, gjenerali David Petreas, do të dëshmojnë para Komisionit të Kongresit, ku do të raportojnë për gjendjen në Irak.

Vetë Presidenti Bush, thotë se do ta informojë popullin amerikan lidhur me rrugën që do të ndiqet në Irak, javën e ardhshme.//lk

emailme.gif Dërgoja këtë tekst një miku
printerfriendly.gif Variant i lehtë për t'u shtypur

  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama uron shqiptarët për ditën e pavaresisë

  Lajmet
Prirjet e gjelbra: Dielli, uji, era burime alternative energjie të pastër
Thellohet përplasja mes qeverisë dhe opozitës
Zv/kryeministri Meta për vizitë dyditore në Kosovë
OSBE tërheq vëmendje për dhunën ndaj individit në Kosovë
Ekstradohet nga Turqia Aldo Bare
Biznesi kërkon miratimin e gjykatës administrative
Strategjia e re amerikane në Afganistan do të njoftohet të martën
Moda e Zonjës së Parë tërheq vëmendje
Ceremonia shtetërore për nder të kryeministrin indian Singh
Myslimanët fillojnë pelegrinazhin e haxhillëkut
Irani, jo kundër dërgimit të uraniumit jashtë vendit
Qëllohet me armë zjarri Kuvendi i Komunës së Gjakovës
Maqedonia reagon ndaj komenteve të Tadiçit për kufirin
Vazhdojnë polemikat mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri
Maqedonia në pritje të zgjidhjes së problemit për emrin
Rohan: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme