Varianti standard

VOANews.com
News in 44 languages


 
Ambasada amerikane në Tiranë reagon ndaj njoftimeve të shtypit për ftesën e Shqipërisë në Nato

08-02-2008

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë deklaroi sot se  ndonëse është e inkurajuar nga fryma e bashkëpunit mes forcave politike në Shqipëri , një numër domethënës reformash, specifikisht në fushat e reformës zgjedhore dhe gjyqësore, mbeten të paplota.

Këto komente u shprehën në një komunikatë të shpërndarë në mbrëmje ku ambasada reagonte ndaj disa artikujve në shtypin shqiptar sipas të cilëve Nato kishte marrë vendim për t’i bërë një ftesë Shqipërisë për anëtarësim në Nato. “Asnjë vendim formal nuk është marrë ende në lidhje me anëtarësimin e mundshëm në NATO për Shqipërinë apo ndonjë prej vendeve të Adriatikut 3. Të 26 Aleatët duhet të jenë në një mendje në mënyrë që të ofrohet një ftesë”, saktëson deklarata.

Në tekst vlerësohen zhvillimet e fundit në Shqipëri: “Kohët e fundit, kemi vënë re përparim domethënës në përpjekjet për të përmbushur standardet e bazuara mbi rezultate të NATOs, siç janë përvijuar në Planin e Veprimit për Anëtarësim. Megjithëkëtë – vazhdon më tej deklarata - mbetet më shumë për t’u bërë”. Ambasada amerikane vlerëson frymën e bashkëpunimit mes pozitës dhe opozitës, duke kujuar miratimn unanim nga ana e parlamentit të rezolutës së paraqitur nga opozita në mbështetje të reformave për të përmbushur kriteret e Natos.

Megjithatë, nënvizohet në deklaratë, pritet “përparim të mëtejshëm drejt këtyre reformave për t’u siguruar që Shqipëria të jetë kandidatja më e fortë e mundshme në kohën kur të merren vendimet përfundimtare të NATOs”.

Lajmi Kryesor
Në Shqipëri vazhdon klima e tensionuar mes pozitës dhe opozitës

Lajmet
Presidenti rumun Traian Basescu fiton raundin e parë të zgjedhjeve
Shqipëri: Konferencë për investimet me qarqet e biznesit
Mustafaj: Shqiptarët duhet të mësojnë nga demokracitë perëndimore
Kosovë: Vazhdojnë debatet për koalicionin qeverisës
Kryeministri indian fillon një vizitë shtetërore në SHBA
AMA: Swift, fituese në ceremoninë në Los Anxhelos
Afganistan: Vriten katër ushtarë amerikanë dhe tetë afganë
Rumani: Zgjedhjet presidenciale shkojnë drejt balotazhit
Spektakël me balona në kryeqytetin meksikan
Izraeli zhvillon sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës
Shqipëri: Opozita ultimatum qeverisë për hapjen e kutive
Ura e Mesit, monument kulture dhe pikë turistike në qytetin e Shkodrës
Maqedoni: Përkujtohet 101 vjetori i Kongresit të Manastirit
Komunikimet satelitore në ndihmë të operacioneve të kërkim shpëtimit
Rumania zhvillon sot zgjedhjet presidenciale
Fundoset një traget indonezian, 29 të vdekur, 240 veta shpëtohen
Të akuzuarit për sulmet e 11 shtatorit, do të deklarojnë se janë të pafajshëm