VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
Bibliotekë gjigande dixhitale e  Bashkimit Evropian në internet


21-11-2008

160_Internet_Elections_

 Bashkimi Evropian ka hapur një bibliotekë gjigande në internet duke u ofruar njerëzve anembanë botës qasje në miliona libra, filma dhe artikuj të tjerë nga bashkimi prej 27 vendesh. Kjo shikohet se nje përpjekje evropiane për të publikuar trashëgiminë e vet kulturore permes internetit.  
                            
Biblioteka mund të quhet versioni i shekullit të 21-të i bibliotekës së Aleksandrisë e cila shërbeu si rrjeti i të gjithë njohurive në kohët e vjetra.

Evropa sot po ofron një buqetë të tillë informacionesh përmes internetit duke i lejuar përdoruesit të shohin mijëra piktura, libra, dorëshkrime, regjistrime audio, gazeta dhe artikuj të tjerë nga i gjithë Bashkimi Evropian.  

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Martin Selmair thotë se biblioteka dixhitale evropiane ka në plan të rritet fuqishëm gjatë viteve të ardhshme.

"Ky është vetëm fillimi. Sot në bibliotekën tonë Evropiane kemi dy milion artikuj, objekte kulturore të cilat ekzistojnë në formë dixhitale. Kemi për qëllim që deri në vitin 2010, të ofrojmë 10 milionë objekte të dixhitalizuar nga e gjithë Evropa në 23 gjuhë. Në këtë mënyrë, gjithkush nëpër botë do të mund t’i qaset kësaj të kaluare kulturore nga vendet anëtare të BE-së”.

Biblioteka do të përfshijë forma dixhitale të kryeveprave nga muzeumi Luvrë i Parisit apo dorëshkrime nga kompozitorë si Bethoven apo edhe libra nga bibliotekat evropiane. Megjithatë gjatë viteve të ardhshme vetëm një numër i vogël i 2.5 miliardë librave nga rajoni i BE-së do të vendosen në bibliotekë. Projekti është një mënyrë për të publikuar trashëgiminë kulturore të BE-së.

"Nga njëra anë kjo tregon se Evropa nuk përbëhet nga një kulturë e vetme, por nga 27 vende dhe se çdo anëtar ka një histori të gjatë. Por kjo gjithashtu tregon se çfarë na bashkon si shtete dhe tregon gjithashtu sesi vendet fqinje shohin njëri-tjetrin".

Përshembull, rënia e murit të Berlinit, çka kishte shumë rëndësi për historinë gjermane dhe atë evropiane mund të gjehet në bibliotekën Evropiana në formën e një filmi që sot ndodhet në Institutin Kombëtar Audiovizual francez. Shtetas gjermanë, hungarezë, britanikë dhe amerikanë mund ta shohim këtë ngjarje të madhe dhe do ta bëjnë këtë përmes syve të shtetasve francezë.”

Të  interesuarit për bibliotekën e re evropiane mund të marrin më shumë informacione përmes faqes së internetit www.europeana.eu.


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Shqipëri: Opozita ultimatum qeverisë për hapjen e kutive

  Lajmet
Ura e Mesit, monument kulture dhe pikë turistike në qytetin e Shkodrës
Maqedoni: Përkujtohet 101 vjetori i Kongresit të Manastirit
Komunikimet satelitore në ndihmë të operacioneve të kërkim shpëtimit
Rumania zhvillon sot zgjedhjet presidenciale
Fundoset një traget indonezian, 29 të vdekur, 240 veta shpëtohen
Të akuzuarit për sulmet e 11 shtatorit, do të deklarojnë se janë të pafajshëm
Irak: Përpjekje e deputetëve për të zgjidhur një ngërç në ligjin elektoral
Iran, manovra ajrore për mbrojtjen e impianteve bërthamore
Lady Gaga, ikona e re e muzikës amerikane
Shqipëri: Arrestohen dy zyrtarë nën akuzat për korrupsion
Konferencë ndërkombëtare në Gjirokastër për hapësirat urbane
Koment i qeverisë amerikane, zgjedhjet në Kosovë -  të suksesshme
Kosovë: Vazhdojnë reagimet rreth koalicionit qeverisës
Ujëvara e Niagarës ndër më mahnitëset në botë
Rritet numri i vetvrasjeve në ushtrinë amerikane
Hoteli më i madh në Los Anxhelos, përqafon praktikat e gjelbërta
Kosovë: PDK dhe LDK thonë se  vazhdojnë bashkëqeverisjen
OBSH: Të paktën 500 të vdekur nga gripi H1N1 javën e kaluar