Prof. Dr. Jusuf Bajraktari komenton për EULEX-in në Kosovë
Intervistoi: Laura Konda Zëri i Amerikës 07-12-2008
Problemet me të cilat është përballur
Kosova gjatë viteve të fundit e kanë lënë jashtë vëmendjes së shtypit punën
shkencore atje. Megjithatë, në Kosovë puna studimore ka vazhduar në
institucionet akademike dhe shkencore, siç është edhe Instituti Shtetëror i
Historisë.
Në programin
televiziv “Ditari”, Zëri i Amerikës zhvilloi një intervistë të drejtpërdrejtë nga Nju Jorku
me drejtorin e këtij instituti, Prof.Dr. Jusuf Bajraktari, autor i disa dhjetra punimeve profesionale dhe
publicistike në gazeta dhe revista në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Evropë dhe
Shtetet e Bashkuara. Zoti Bajraktari, mes të tjerash, analizoi nga
këndvështrimi i historianit domethënien e vendosjes së EULEX-it në Kosovë.