Fituesi i çmimit Nobel për Paqen Marti Ahtisaari thotë se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, pavarësisht nga kundërshtimi i Serbisë dhe aleatëve të saj. Marti Ahtisari mori sot Çmimin Nobel të Paqes 2008 për punën e tij si mediator në disa prej konflikteve më të egra të botës. “Është nderimi më i madh që i jepejt dikujt që punon në këtë fushë. Ajo që ndiej tani mund të krahasohet vetëm me gëzimin që kam ndjerë kur kam parë ndryshimet që solli paqja në jetën e njerëzve.”
Zoti Ahtisari fitoi çmimin për punën e tij 30 vjeçare për paqen në botë përfshi vende si Namibia, Indonezia dhe Kosova.
“Kosova është e pavarur dhe do të mbetet e tillë. E kanë njhohur mbi 50 shtete por çfarë është më e rendësishme vendet që e kanë njohur përfaqësojnë mbi 60 deri 70 përqind të ekonomisë së botës. Këto ekonomi që kanë rendësi e kanë njohur Kosovën.”
Kryeministri i kosovës Hashim Thaçi tha se ndihej krenar që hartuesi i planinit të sponsorizuar nga Kombet e Bashkuara që i parapriu shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, u nderua me çmimin Nobel të paqes.
“Dhenia e Çmimit Nobël zotit Ahtisari është vlerërsim i lartë dhe vlerësim i duhur për presidentin Ahtisari. Ai është njeriu që gjithë jetën ja ka kushtuar paqes dhe stabilitetit në rajone të ndryshme të botës.Kontributi i tij për Kosovën është i jashtëzakonshëm, si gjatë bombardimeve të Natos, më pas dhe me përgatitjen e dokumentit për shpalljen e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Kështu që çmimi nobël është nderim i merituar për njeriun e duhur.”