Petersen: Në Kosovë ka vetëm një autoritet, ai i popullit të Kosovës
Laura Konda Zëri i Amerikës 15-12-2008
Soren Jessen Petersen, ish-shefi i UNMIK-ut në Kosovë nga viti 2004 deri në 2006, thotë se
Kosova do të përfitojë nga EULEX-i. Në
një intervistë për Zërin e Amerikës, zoti Petersen thotë se misioni i BE-së nuk mund të jetë neutral, siç kërkohet në një
marrëveshje mes OKB-së dhe Beogradit, sepse 22 nga 27 vendet evropiane e kanë
njohur tashmë pavarësinë e Kosovës.
Misioni i BE-së, EULEX-i, i parashikuar në planin e të dërguarit të posaçëm të
Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Marti Ahtisaari, filloi javën e kaluar
shtrirjen e tij në të gjithë Kosoven. Ai u parapri, e më tej u shoqërua me një
sërë shqetësimesh e kundërthëniesh në Kosovë, për shkak të një marrëveshjeje
6-pikëshe mes Beogradit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Moon.
Mes të tjerash, në këtë plankërkohet
neutraliteti i misionit në zonat me shumicë serbe. Por cilat janë përfitimet që
do të ketë Kosova nga ky mision?Sa
rrezik ka që shqetësimet e ngritura nga pala kosovare të materializohen? Zoti Petersen,thotë se Kosova do të përfitoje nga EULEX-i
në dy drejtime kryesore:
“...Së pari,
EULEX e sjell Kosovën më pranë BE-së. Së dyti, prania e EULEX-in në veri të
vendit, do të bëjë të mundur që misioni
të monitorojë më mirë sjelljen e Serbisë. Nëse do të ndodhë diçka në veri, në se do të ketë turbullira, misioni
BE-së është atje dhe do të shohë nëse problemet shkaktohen nga Serbia. Pra,
misioni i EULEX-it në Mitrovice do të shërbejë edhe për të monitoruar sjellen e
Serbisë.”
Edhe pse ka rezerva për mënyren si u arrit marrevëshja OKB-Beograd, zoti
Peteresen thotë se në thelb, nuk ka arsye për t’u shqetësuar për klauzolën e
marrëveshjes mbi neutralitetin e EULEX-it në zonat e banuara nga serbët.
“ Është e
qartë, se para së gjithash, BE nuk mund të jetë neutrale. 22 nga 27 vendet evropiane e kanë njohur
pavarësinë e Kosovës. Unë mendoj se
termi neutralitet është perdorur thjesht për të akomoduar Serbinë. Serbia e di
mirë se e ka humbur Kosoven, qe Kosova është e pavarur dhe asgjë nuk mund ta
ndryshojë këtë realitet. Termi neutralitet është për përdorur për të qetësuar
opinionin në Serbi, pra për të treguar se Beogradi po bën gjithshka për ta
mbajtur Kosovën. Siç thotë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, në Kosovë kemi
një realitet te ri, dhe ai është pavarësia.”
Zoti Petersen thotë se e kupton shqetësimin
që ekziston në Kosovë, se marrëveshja Beograd-OKB mund të shihet si rrezik për
ndarjen; por ai shton se në asnjë rast BE-ja nuk do të mbeshteste idenë e
ndarjes.BE ka qenë pjesë e Grupit të
Kontaktit, që e ka theksuar se nuk do të ketë ndarje të Kosovës. Ish-shefi i
UNMIK-ut thotë që ka besimin, se EULEX-i do të ndihmojë në integrimin e serbëve
në jeten e Kosovës, dhe se do të ishte mirë që kjo pakicë etnike të njihte
faktin se Kosova është e pavarur. Ai thotë se ndërsa qeveria e Kosoves ka mirëpritur
integrimin e serbeve në Kosovë, Beogradi nxit ndjenjën e pasigurisë dhe mosbesimit
tek ata.
“Di që një
pjesë e madhe e serbëve duan të jetojnë në Kosovë. Mendoj se ata nuk kanë arsye të frikësohen
nga shqiptarët, ata janë mirëpritur të jetojnë atje....Kryeministri Thaçi i
drejtohet serbeve në gjuhën e tyre. Po këte gjë bënte zoti Çeku kur fliste në Parlament.Serbet nuk ka përse te frikësohen. Problemi
është se Beogradi vazhdon të injektoje frikën, vazhdon të nxisë iluzionin se
Kosova ende i përket Serbisë. Populli, i Kosoves, mes tyre edhe pakica serbe,
ka përjetuar momente shumë të vështira e tani kanevojë për stabilitet e për respekt reciprok
qe do te arrihet në se Beogradi ndalon politizimin e situatës".
Zëri i
Amerikës: Një tjetër shqetësim që kanë
shprehur pala Kosovare, ështe se tani atje ka 4 autoritete. Më parë ishte UNMIK
dhe qeveria e Kosoves. Tani, atje është Qeveria e Kosovës, UNMIK, EULEX, dhe
Misioni Civil Ndërkombëtar. Sipas jush,
si do mund të funksiojë një shtet me 4 autoritete brenda tij?
Soren Jesen
Petersen:Kur unë isha ne Kosovë, ata ma
bënë të qartë se donin që UNMIK-u të largohej. Unë e ndjeja se ne duhet të largoheshin
prej andej dhe u gëzova shumë për pavarësinë, mbasi kjo do të thoshte fundi i
missionit të UNMIK-ut. Fatkeqësisht, ne ndërkombëtarët kemi krijuar një situatë
të ngatërruar në Kosovë. Siç thatë ju, kur kemi 4 institucione që veprojnë njekohësisht krijohen
paqartesi. Mendoj se institucionet në
Nju Jork dhe në Bruskel nuk kanë bërë mjaft për t’i sqaruar njerëzit.
Zëri i
Amerikës:Sa e veshtire është të mbahet
një balancë në marrëdheniet midis 4 autoriteteve që veprojne njëkohësisht në
vend?
Sorren Jesen
Petersen: Le të jemi të qartë, tani ka vetëm një autoritet, ai është populli i
Kosoves i përfaqesuar nga Parlamenti dhe Qeveria e tij. Të gjithë të tjerët janë atje për të
ndihmuar. Insitucionet ndërkombëtare duhet të japin ndihmën e nevojshme, që Kosova
te mund të ecë përpara me zhvillimin ekonomik të vendit, ate social, etj. Ka
kaluar më pak se një vit dhe në Kosovë, ne saje të autoriteteve të saj, por
edhe të punës së ndërkombëtarëve, nuk ka patur thyerje flagrante të ligjit, apo
incidente me dhunë. Tani njerëzit duan të shohin një përmirësim në jetën e tyre
te përditshme, ky duhet të jetë fokusi i punës së tanishme. Dhe pikërisht në
këtë aspekt mundet që ndërkombëtarët ta ndihmojnë Kosovën.
Zeri i Amerikës:Zoti Petersen, cili do te ishte mesazhi juaj per udhëheqësit
dhe popullin e Kosoves?
Soren Jesen Petersen: Udheheqësve
të Kosovës do t’u thoja se ata janë atje dhe janë zgjedhur për t’i sherbyer
popullit të Kosovës. Populli kosovar ka vuajtur shumë gjatë konfliktit. Tani ai
meriton të ketë një jetë më të mirë. Unë, ashtu si shumë të tjerë, jam
impresionuar shumë me mënyren se si populli i Kosoves e përballoi konfliktin.
Mendoj se kosovarët duhet të vazhdojne te jenë te duruar, të punojne shumë dhe jam i sigurte se do të
kene me ne fund një të ardhme të mirë.
Zoti Petersen tha se e
ardhmja është e qartë: Kosova është e pavarur dhe një ditë ajo do të jetë pjesë
e Bashkimit Evropian.//kk//