VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 

Sot tek VOA:

Lajme në 45 Gjuhë
OSBE komenton mbi projektligjin e dosjeve në Shqipëri


17-12-2008

Vërejtjeve të djeshme të qeverisë amerikane mbi projektligjin e dosjeve, përmbajtja e së cilit vlerësohej se ngrinte shqetësime serioze kushtetuese dhe ligjore, i është bashkuar edhe OSBE-ja. Kreu i përfaqësisë së kësaj organizate ambasadori Robert Bosh theksoi sot nevojën e përfshirjes të sa më shumë palëve në diskutimet për këtë cështje:

"Është shjumë e rëndësishme për çdo vend që të përballet me të kalurën e tij sidomos me një të kaluar të ashpër siç e ka patur Shqipëria. Sigurisht kjo gjë duhet bërë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të gjitha palët duhet të kenë rolin e tyre në këtë proces".

Ambasadori Bosh njohu gjithashtu se sipas tij ka disa probleme kushtetuese me nenet e projektligjit duke sugjeruar gjithashtu nevojën e ekspertizës ndërkombëtare:

"Ligje që kanë natyrë kaq të ndjeshme mendoj se  përpara se të hidhen në votë duhet ti paraqiten Këshillit të europës dhe Odihrit sepse janë dy institucione të specializuara në këtë fushë dhe mendoj se duhen shfrytëzuuar sepse ato janë të gatshme e mund të japin një mendim më të saktë".

Në muajin korrik, sërish kur projektligji ishte futur në rendin e punës së parlamentit për t’u votuar, ishte ndërhyrja e OSBE-së që bëri të mundur shtyrjen. Edhe atëherë ambasadori Bosch theksonte nevojën e një debati të gjerë e të hapur me përfshirjen e sa më shumë aktorëve dhe nënvizonte se çështja nuk do të zgjidhej përfundimisht pa arritjen e një konsensusi të gjerë dhe se rihapja e vazhdueshme e kësaj çështjeje do të ishte në dëm të zhvillimit të Shqipërisë.

Ende nga shumica megjithate nuk ka publikisht një qëndrim se si do të veprojë pas qëndrimit të djeshëm amerikan. Një qëndrim i cili haptazi shprehte nevojën për t’i dhënë më shumë kohë debateve por dhe përfshirjen e ekspertëve ndërkombëtarë. Kritikat e ekspertëve, shoqëtës së gjyqtarëve apo dhe të opozitës për shkelje të kushtetutës, shumica i ka konsideruar si të pabaza. Zyrtarisht mbetet në fuqi vendimi i parlamentit për ta votuar projektligjin të hënën e ardhshme.    (ze)


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Uashingtoni në pritje të një stuhie të dytë dëbore

  Lajmet
Shqipëri: Partitë vlerësojnë tryezën e presidentit Topi
Dobjani: Mungesa e socialistëve pengon votimin për Avokatin e Popullit
Tiranë: Ekspozitë për bashkëjetesën shqiptaro-izraelite
Kosovë: A.I. kërkon drejtësi për vrasjet e demonstruesve
Reagime pas mbledhjes së Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën
Kritiku i luftës së Irakut,  Xhon Mërtha vdes në moshën 77 vjeçare
Ukrainë: Timoshenko planifikon sfidë ligjore për zgjedhjet
Transplantimi i parë me sukses i laringut
Toyota, riparim falas të frenave difektoze
Zbulohet një varr masiv në afërsi të Tiranës
Nexhat Peshkëpia, një zemër atdhetare në mërgim
Presidenti Topi shpall tryezën e bisedimeve
Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Milloshoski në Tiranë
Komenton Sadi Bexheti, kryetar i Komunës së Tetovës
Grupi Ndërkombëtar për Kosovën debaton mbi integrimin e Veriut
Ukrainë: Janukoviç, fituesi i pritshëm i zgjedhjeve presidenciale