VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Shpresat e hispanikëve tek presidenca e Barak Obamës


02-02-2009

Hispanikët tanimë përbëjnë grupin më të madh të pakicave në Shtetet e Bashkuara me 15% të popullatës. Ashtu sikurse pakicat e tjera në Amerikë, edhe hispanikët i kanë sytë tek administrata e zotit Obama për të zgjidhur krizën aktuale ekonomike si dhe një sërë çështjesh të tjera si imigracioni dhe arsimi.

Në Shtetet e Bashkuara jetojnë 45 milionë hispanikë dhe shumë prej tyre janë entuziastë për administratën e zotit Obama. Rendi Xhirado Urtil i Agjencisë për Shërbime Sociale thotë se pakica hispanike kërkon ndryshim.

"Kërkohet ndryshim për mirë sa i përket arsmit, ekonomisë, shëndetësisë, më shumë siguri në rrugë, veçanërisht brenda qyteteve. Pritet shumë nga administrata e presidentit Obama”.
 

Hispanikët përbëjnë një pjesë kritike në forcën e punës në shërbimete industrisë si përpunimi dhe bujqësia. Ata po kështu janë pakica me rritjen më të shpejtë të popullatës në Shtetet e Bashkuara me më shumë se 3% në vit.  

Zoti Obama ka zgjedhur disa hispanikë në kabinetin e tij përfshirë senatorin nga Kolorado Ken Salazar si Sekretar për Punët e Brendshme dhe kongresisten  

Hilda Solis si Sekretaren e Punës. Por sipas shumë njerëzve, presidenti i ri duhet të sjellë më shumë hispanikë në administratën e tij. Rosalind Gold punon në Shoqatën Kombëtare të Hispanikëve të Zgjedhur dhe të Emëruar.  

"Presim që ai të përzgjedhë hispanikë të talentuar në shërbimin publik, duam që ai t’i punësojë ata në të gjitha nivelet e administratës së tij”.  

Shumë amerikanë shpresojnë se presidenti Obama do t’i bëjë ballë çështjeve si reforma në imigracion apo siguria e kufijve. Miliona njerëz kanë kaluar në mënyrë të jashtligjshme kufirin nga Meksika dhe tanimë janë bërë pjesë e ekonomisë amerikane.  

Por ndërsa siguria kufitare është shtuar, imigrantët e jashtligjshëm në SHBA mund të deportohen dhe kjo sipas kritikëve të këtyre masave shkakton ndarjen e familjeve.  Por udhëheqësit hispanikë si Heri Paçon nga Instituti për Politika Publike Tomas Riviera thonë se ata kanë shqetësime më të mëdha.  

"Arsimi, ekonoma, krimi dhe droga janë shqetësimet më të mëdha për ne. Lagjet tona janë prekur nga këto probleme”. 

Hispanikët në Shtetet e Bashkuara janë në moshë të re. Mosha mesatare e tyre është 28 vjeç.  Ata pritet të përbëjnë 30% të popullatës amerikane në mes të këtij shekulli. Shumë udhëheqës dhe aktivistë hispanikë thonë se duan që presidenti i ri Ovama të merret me nevojat e tyre dhe të bashkësisë së tyre gjithnjë e më të madhe. //iç//


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Shqipëri: Duket se vazhdojnë përpjekjet për zgjidhjen e krizës

  Lajmet
Majko, i bindur që pas tryezës së Presidentit, PS do të hyjë në Parlament
Ndërkombëtarët, thirrje Prishtinës për të zbatuar decentralizimin
Bler: Prania e NATO-s në Kosovë ende e nevojshme
Kujdesi për rezervat ujore dhe studimet për parashikimin e përmbytjeve
Shtohen ankesat e konsumatorëve për modelin Prius të Tojotës
Irani dërgon raketë me gjallesa në hapësirë
Ligjvënësit grekë rizgjedhin presidentin Karolos Papulias
Shpërthim në Pakistan, të paktën 8 të vrarë, mes tyre 3 ushtarë amerikanë
Inxhinieria gjenetike premton varietete të reja rezistente ndaj thatësirës
Presidenti Obama në fushatë për planet e tij ekonomike
Bajden: Udhëheqësit e Iranit po mbjellin farën e vetshkatërrimit
Serbët e Kosovës kundër strategjisë së qeverisë për integrim
Rushiti: Vendimi për mësimin e maqedonishtes prish ekuilibrin ndëretnik
Bosnjë: Operacion për kapjen e elementëve ekstremistë
Obama zotohet të ulë deficitin, prezanton buxhetin e ri
Presidenti Obama kërkon 708 miliard dollarë për buxhetin e Pentagonit
Haiti: Prindërit kërkojnë kthimin e fëmijëve në incidentin e trafikimit
Ndryshimi mes zgjedhjeve në Ukrainë dhe Rusi
Studim i ri mbi trurin hedh dritë tek përdorimi i gjuhës
Shpallen kandidaturat për çmimin Oskar
Berisha: Ekspertë të Brukselit së shpejti në Tiranë për vizat
Tiranë: Arrestim i i ri në gjykatë për çështjen Gërdec
Partia Demokratike e Kosovës fiton zgjedhjet në dy komunat
Zbatimi i ligjit të lustrimit në Maqedoni
Presidenti Obama paraqet projektbuxhetin e ri
Bagdat: 41 pelegrinë të vrarë dhe mbi 100 persona të tjerë të plagosur
Industria e automjeteve përballë ndryshimesh të mëdha në 2010
Ekspozitë e re në Uashington, “Portretet e Perëndimit Amerikan”