VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Memorandumet për teknikat e CIA-s, nxisin thirrjet për hetime


18-04-2009

 

Memorandumet e bëra publike në lidhje me marrjen në pyetje të të dyshuarve për terrorizëm kanë nxjerrë në pah teknika të ashpra të miratuara nga administrata e ish presidentit Bush për përdorim nga ana e CIA-s.  Disa nga teknikat e përdorura janë goditja me shuplakë, zhveshja lakuriq dhe privimi nga gjumi. Memorandumet e publikuara kanë shtuar thirrjet për hetime të mëtejshme në lidhje me këtë çështje.


Katër dokumentat e publikuara theksojnë metodat e marrjes në pyetje si përplasja e të burgosurve në mur, privimi i gjumit, goditja me shuplaka dhe mbytja e simuluar.Teknikat ishin firmosur nga Departamenti i Drejtësisë gjatë mandatit presidencial të zotit Bush.
Administrata e presidentit Obama urdhëroi publikimin e memorandumeve për të respektuar një afat të vendosur nga Gjykata Federale pasi Bashkimi Amerikan i të Drejtave Civile kishte paditur shtetin amerikan në lidhje me publikimin e këtyre memorandumeve.

Enthoni Romero, Drejtor Ekzekutiv i këtij Unioni sqaron:

"Këto memorandume tregojnë qartë se ligjet janë shkelur dhe se Departamenti i Drejtësisë justifikoi pa baza ligjore akte të qarta të jashtligjshme të marrjes në pyetje".

Presidenti Obama tha në një deklaratë se Amerika ka kaluar një periudhë të errët dhe të dhimbshme. Ai tha se administrata e tij nuk do të ndjekë penalisht agjentët që i kanë kryer këto teknika të cilat ishin miratuar në memorandumet e lartpërmenduar.

Por Presidenti la të hapur mundësinë që të ndiqen penalisht ata që kanë vepruar pa autoritet ligjor.

Majkëll Heiden, drejtori i CIA-s gjatë mandatit të presidentit Xhorxh Bush, e kritikoi bërjen publike të këtyre memorandumeve dhe tha se kjo do të ulë bashkëpunimin e qeverive të huaja me atë amerikane.

Senatori Petrik Lihi, Kryetar i Komisionit Juridik në Senat bëri thirrje për krijimin e një komisioni të pavarur hetimi.

"Është me rëndësi që një organ i pavaruar të merret me këtë çështje, por edhe me të tjera që ta gjykojmë këtë çështje në mënyrë të pavarur dhe objektive", - thotë senatori Lihi

Filip Sends, profesor i ligjit në Kolegjin e Londrës flet për këtë temë:

"Unë dhe shumë të tjera duam që Amerika  të hetojë veten. Kjo do të thotë dëshmi në Kongres apo edhe krijimi i një Komisioni të së Vërtetës siç është propozuar nga senatori Lihi".

Por ka nga ata që thonë se nxjerrja në pah e çështjeve të zbulimit do ta dobësonte vetë Departamentin e Zbulimit.

Frenk Gefni, President i Qendrës  për Politikat e Sigurisë në Uashington, një institut kërkimor që merret me sigurinë kombëtare shprehet se:

"Tanimë punonjësit e CIAs do të kenë kujdes për çdo gjë që bëjnë, pasi veprimet e tyre mund të vihen në pyetje dhe mbase të ndiqen penalisht. Ky është gabim i rrezikshëm", - shprehet profesori Gefni

Presidenti Obama ka thënë se nuk i parapëlqen hetimet.  Në deklaratën e tij, ai tha se duke shpenzuar kohë dhe energji  mbi veprime të së kaluarës humbet vetëm kohë.//mm//


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Shqipëri: Opozita paralajmëron përshkallëzimin e protestave

  Lajmet
Rumania zhvillon sot zgjedhjet presidenciale
Shqipëri: Dita e dytë e protestës së opozitës për hapjen e kutive të votimit
Shqipëri: Arrestohen dy zyrtarë nën akuzat për korrupsion
Konferencë ndërkombëtare në Gjirokastër për hapësirat urbane
Koment i qeverisë amerikane, zgjedhjet në Kosovë -  të suksesshme
Kosovë: Vazhdojnë reagimet rreth koalicionit qeverisës
Ujëvara e Niagarës ndër më mahnitëset në botë
Iran, manovra ajrore për mbrojtjen e impianteve bërthamore
6 fuqitë botërore, takim së shpejti për të diskutuar masa ndaj Iranit
42 të vdekur nga shpërthimi i gazit në një minierë në Kinë
Rritet numri i vetvrasjeve në ushtrinë amerikane
Hoteli më i madh në Los Anxhelos, përqafon praktikat e gjelbërta
Kosovë: PDK dhe LDK thonë se  vazhdojnë bashkëqeverisjen
Shqipëri: Opozita proteston në kryeqytet, kërkon hapjen e kutive
Intervistë, flet ministri i ekonomisë i Maqedonisë, Fatmir Besimi
OBSH: Të paktën 500 të vdekur nga gripi H1N1 javën e kaluar
Oprah mbyll programin në 2011, do të krijojë kanalin e saj
Minutat e Hollivudit: Penelope Kruz, i rikthehet ekranit të gjerë
6 fuqi botërore shprehin zhgënjim ndaj refuzimit të Iranit
Kroacia ratifikon marrëveshjen territoriale me Slloveninë
Sot, 20 vjetori i traktatit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
A.I. i bën thirrje Shqipërisë të shtojë kujdesin për fëmijët e varfër
Në Shqipëri shtohet dhuna ndaj fëmijëve në shkollë dhe shtëpi
Shkodër: Ekspozita për rihapjen e institucioneve fetare
Korrupsioni, gjyqësia, varfëria - problemet kryesore në Kosovë