VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Më 2002, CIA kërkoi leje për metoda të ashpra të marrjes në pyetje


23-04-2009

Një raport i ri i Senatit amerikan tregon se në vitin 2002, Agjencia Qendrore e Zbulimit, CIA, i kërkoi leje administratës Bush për të marrë në pyetje persona të dyshuar si terroristë duke përdorur metoda të ashpra si mbytja e simuluar.

Raporti, i publikuar dje nga Komisioni i Senatit për Çështjet e Zbulimit, jep sekuencën kohore të këtyre praktikave në politikën e marrjes në pyetje të ndjekur nga administrata e kaluar.

Në Raport thuhet se në vitin 2002, zonja Kondoliza Rajs, në atë kohë Këshilltare e Sigurisë Kombëtare, miratoi kërkesën e CIA-s për të përdorur metodën e simulimit të mbytjes ndaj personit të dyshuar si operativ i al-Kaidës, Abu Zubaydah, nëse kjo miratohej nga Departamenti i Drejtësisë. Njoftohet se Zubaydah i është nënshtruar kësaj metode 83 herë në gusht të vitit 2002.

Në raport thuhet gjithashtu se një vit më vonë, Nënpresidenti  Dik Çeni afirmoi mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë për këto praktika të marrjes në pyetje.

Dje, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibs minimizoi sugjerimet se duhet caktuar një prokuror i pavarur për të hetuar praktikat e marrjes në pyetje gjatë administratës Bush. Ai tha se juristët e Departamentit të Drejtësisë janë të aftë për të përcaktuar nëse ka patur shkelje të ligjeve. //ii



Komente:

1. Jurist

Jam plotesisht dakord per keto metoda të ashpra të marrjes në pyetje, po te shohesh torturat e terroristeve jane shume me te ashpra dhe cnjerezore. Faleminderit
Nga Autori: Arbnor (Shqiperi, Durres)
04-23-2009 - 13:54:24

2. CIA kerkoje leje per metodat e ashpera te marrjes ne pyetje

Nese do te kemi rrespekt per te marre parasyshe mijra te vrare, te masakruar e te gjymtyer nga terrorristo-komunistet, nuk do te ishte bere kaq zhurme per metodat e marrjes ne pyetje te akuzuarve per terrorrizem. Kafsheria terrorristo-komuniste, si pjella e parafundit e marrive kriminale te ideologjise e praktikave te saj ka arritur kulmin, deri aty sa njerezit ti tajtojne si kafshet, duke i prere kokat nga trupi, cfare meshire, humanizmi, apo lemoshe duhet per ta, lind pyetja? Megjithese per ta nuk u perdor as ne minimumin e saj e njejta medalje, perseri terrrorristet me padronet e tyre komunistet e konvertuar ne nje mori ngjyrash politike bejne zhurmat e rradhes,sa turp. A nuk ishin disa prej te akuzuarve per terrorrizem qe pas linjes te lire nga ky "humanizem"u kthyen ne mina me sahat per shkum tragjedi te tjera ne disa vende te botes?Tortura vertete eshte nje veprim ekstrem per roberit e luftes,por kurrsesi per terrorristo-komunistet qe ne fytyrat e tyra njerezore fshehin djallin.
Nga Autori: Patriot (Shqiperi)
04-23-2009 - 06:52:29

E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Shqipëri: Opozita paralajmëron përshkallëzimin e protestave

  Lajmet
Rumania zhvillon sot zgjedhjet presidenciale
Shqipëri: Dita e dytë e protestës së opozitës për hapjen e kutive të votimit
Shqipëri: Arrestohen dy zyrtarë nën akuzat për korrupsion
Konferencë ndërkombëtare në Gjirokastër për hapësirat urbane
Koment i qeverisë amerikane, zgjedhjet në Kosovë -  të suksesshme
Kosovë: Vazhdojnë reagimet rreth koalicionit qeverisës
Ujëvara e Niagarës ndër më mahnitëset në botë
Iran, manovra ajrore për mbrojtjen e impianteve bërthamore
6 fuqitë botërore, takim së shpejti për të diskutuar masa ndaj Iranit
42 të vdekur nga shpërthimi i gazit në një minierë në Kinë
Rritet numri i vetvrasjeve në ushtrinë amerikane
Hoteli më i madh në Los Anxhelos, përqafon praktikat e gjelbërta
Kosovë: PDK dhe LDK thonë se  vazhdojnë bashkëqeverisjen
Shqipëri: Opozita proteston në kryeqytet, kërkon hapjen e kutive
Intervistë, flet ministri i ekonomisë i Maqedonisë, Fatmir Besimi
OBSH: Të paktën 500 të vdekur nga gripi H1N1 javën e kaluar
Oprah mbyll programin në 2011, do të krijojë kanalin e saj
Minutat e Hollivudit: Penelope Kruz, i rikthehet ekranit të gjerë
6 fuqi botërore shprehin zhgënjim ndaj refuzimit të Iranit
Kroacia ratifikon marrëveshjen territoriale me Slloveninë
Sot, 20 vjetori i traktatit për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve
A.I. i bën thirrje Shqipërisë të shtojë kujdesin për fëmijët e varfër
Në Shqipëri shtohet dhuna ndaj fëmijëve në shkollë dhe shtëpi
Shkodër: Ekspozita për rihapjen e institucioneve fetare
Korrupsioni, gjyqësia, varfëria - problemet kryesore në Kosovë