VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
SHBA: Shihen prirje për përmirësim në gjendjen e papunësisë


09-05-2009

Shkalla e papunësisë këtu në Shtetet e Bashkuara është rritur përsëri me 0,4%, ndërsa punëdhënësit kanë shkurtuar 539 mijë vende pune muajin prill. Ndonëse numri i vendeve të punës të humbura ka shënuar pikën më të ulët që prej muajit tetor të vitit të kaluar, papunësia në vend ka kapur shifrat prej 8,9%, shifra më e lartë prej 25 vjetësh. Sipas Shtëpisë së Bardhë, raporti i fundit i papunësisë tregon nevojën për të pasur punonjës më të përgatitur. Po sot presidenti Obama i bëri thirrje Kongresit të miratojë ligjin mbi reformimin e industrisë së kartave të kreditit dhe ta bëjë atë më të drejtë dhe më transparent ndaj konsumatorëve. Në fjalimin e përjavshëm, zoti Obama tha se konsumatorët shpesh mashtrohen nga kartat e kreditët me gjoba të padrejta dhe shtim interesash të menjëhershme.

Punëdhënësit amerikanë shkurtuan më shumë se 500 mijë vende pune në muajin prill, 14 mijë prej të cilave në sektorin e përpunimit dhe më shumë se 100 mijë në fushën e ndërtimit. Megjithatë shifrat e reja tregojnë shenja përmirësimi krahasuar me tre muaj më parë kur ekonomia amerikane humbi 700 mijë vende pune.

Ndonëse shkalla e papunësisë duket se po shënon rënie, Kith Holl nga Zyra e Statistikave të Punësimit tha se situata mbetet e rëndë.

"Besoj se situata mbetet e vështirë. Papunësia mbetet e lartë dhe e përhapur në të gjithë Amerikën dhe po prek çdo sektor të industrisë dhe çdo grupmoshë”.

Ndonëse Presidenti i quajti njoftimet e fundit disi inkurajuese, ai tha se ky raport nuk sjell shumë lajme pozitive për miliona amerikanët e papunë. Presidenti tha se kërkon të reformojë sistemin e papunësisë, në mënyrë që të papunët të jenë në gjendje të vazhdojnë të marrin ndihmë sociale nëse kthehen në bankat e shkollës.

"Duhet të ndryshojmë në mënyrë thelbësore mënyrën sesi e trajtojmë papunësinë. Kjo nuk duhet të jetë thjesht një periudhë për të kërkuar për një tjetër vend pune, por përgatitja për gjetjen e një vendi më të mirë pune”.

Por kongresmeni republikan Kevin Bredi thotë se politikat e Presidentit janë të gabuara dhe se shpenzimet federale nuk do ta nxjerrin vendin nga recesioni.

"Këto skenare të gabuara dhe të zbukuruara janë të rrezikshëm pasi nuk tregojnë rrezikun dhe koston e vërtetetë që propozimet mbi shpenzimet do të mbartin”.

Megjithë idetë e ndryshme politike rreth gjendjes së krijuar, ulja e shifrës së papunësisë sollën ngritjen e vlerës së aksioneve në Uoll Strit. //bsa//


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Uashingtoni në pritje të një stuhie të dytë dëbore

  Lajmet
Shqipëri: Partitë vlerësojnë tryezën e presidentit Topi
Dobjani: Mungesa e socialistëve pengon votimin për Avokatin e Popullit
Tiranë: Ekspozitë për bashkëjetesën shqiptaro-izraelite
Kosovë: A.I. kërkon drejtësi për vrasjet e demonstruesve
Reagime pas mbledhjes së Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën
Kritiku i luftës së Irakut,  Xhon Mërtha vdes në moshën 77 vjeçare
Ukrainë: Timoshenko planifikon sfidë ligjore për zgjedhjet
Transplantimi i parë me sukses i laringut
Toyota, riparim falas të frenave difektoze
Zbulohet një varr masiv në afërsi të Tiranës
Nexhat Peshkëpia, një zemër atdhetare në mërgim
Presidenti Topi shpall tryezën e bisedimeve
Ministri i jashtëm i Maqedonisë, Milloshoski në Tiranë
Komenton Sadi Bexheti, kryetar i Komunës së Tetovës
Grupi Ndërkombëtar për Kosovën debaton mbi integrimin e Veriut
Ukrainë: Janukoviç, fituesi i pritshëm i zgjedhjeve presidenciale