VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Obama, fitore në reformimin e sistemit shëndetësor amerikan


12-05-2009

Presidenti Barak Obama arriti një fitore  të rëndësishme në betejën e tij për të reformuar sistemin shëndetësor amerikan. Siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës, Paula Wolfson, disa nga ish kundërshtarët e reformave tani po ofrojnë përkrahjen e tyre.

Industria e kujdesit shëndetësor thotë se dëshiron të marrë pjesë në përpjekjet për të reformuar këtë sistem.

[insert caption here]
Presidenti Obama në takimin me përfaqvsues të industrisë së kujdesit shëndetësor
Pas takimit me përfaqësuesit e kësaj industrie në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama tha se ata kanë premtuar të ulin koston e kujdesit shëndetësor.

“Këto grupe janë bashkuar vullnetarisht për të ndërrmarrë një angazhim të pashembullt.”

Presidenti tha se ata kanë premtuar të shkurtojnë ritmet e rritjes së shpenzimeve për shëndetësinë në shkallë vendi në masën 1,5 përqind në vit gjatë dekadës së ardhëshme. Kjo, tha Presidenti, përfaqëson një kursim prej  2 trilion dollarësh.

Në se këto kursime realizohen, prej tyre do të përfitonin jo vetëm konsumatorët por edhe qeveria federale e cila financon shërbimet shëndetësore për të moshuarit dhe të varfërit përmes programeve federale të quajtura Medicare dhe Medicaid.

Presidenti Obama thotë se premtimet e kësaj industrie janë një hap i parë i rëndësishëm në përpjekjet e tij për të reformuar sistemin e kujdesit shëndetësor amerikan. Në fjalimin e shkurtër që mbajti në Shtëpin e Bardhë, ai tha se vendi nuk mund të presë më.

“Ajo që na mblodhi këtu sot është vetëdijësimi se ne nuk mund të vazhdojmë të njejtën rrugë të rrezikshme në të cilën kemi ecur për shumë vite me radhë, pasi kostoja e shërbimit shëndetësor ka dalë jashtë kontrollit dhe reformimi i këtij sistemi nuk është një luks që mund të shtyhet, por një domosdoshmëri që nuk mund të presë.”


Premtimi i industrisë së shërbimit shëndetësor përbën një ndryshim në krahasim me qendrimin e mbajtur nga shumë kompani të sigurimeve shëndetësore në vitin 1993, kur ato bllokuan një përpjekje për reformë të ndërmarrë nga presidenti i atëhershëm Bill Klinton.

Presidenti Obama po i kërkon Kongresit të miratojë një ligj për reformën shëndetësore deri në fund të këtij viti. Analistët thonë se duke shprehur gatishmërinë për të ulur koston,  industria e kujdesit shëndetësor po siguron një vend në tryezën e negociatave për këtë qëllim.//ap.


 



Komente:

1. suksesi dhe reformat ne shendetesi

Aty ku ka nisma e mbeshtetje per mireqenje,aty do te kete progres te shpejte per nje Bote me te sigurte e ne Paqe. Pershendetje e mirenjohje politikes se re te Administrates se Presidentit Obama.
Nga Autori: Pertrit (Danmark)
05-12-2009 - 06:17:07

E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama pret homologun indian Singh

  Lajmet
Irani, jo kundër dërgimit të uraniumit jashtë vendit
Qëllohet me armë zjarri Kuvendi i Komunës së Gjakovës
Maqedonia reagon ndaj komenteve të Tadiçit për kufirin
Vazhdojnë polemikat mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri
Maqedonia në pritje të zgjidhjes së problemit për emrin
Rohan: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme
SHBA, thirrje për maturi në përqasjen afgane për ripajtim me Talebanin
Bien rastet e gripit A-H1N1; Eksperimente për rigjenerimin e dhëmbëve
Në fuqi vendimi për dënimin e vrasësve të Zoran  Xhinxhiçit
Presidenti rumun Traian Basescu fiton raundin e parë të zgjedhjeve
Analistë komentojnë mbi kredibilitetin e  gjykatës së Hagës në çështjen e Karaxhiçit
Në Shqipëri vazhdon klima e tensionuar mes pozitës dhe opozitës
Shqipëri: Konferencë për investimet me qarqet e biznesit
Mustafaj: Shqiptarët duhet të mësojnë nga demokracitë perëndimore
Kosovë: Vazhdojnë debatet për koalicionin qeverisës
Kryeministri indian fillon një vizitë shtetërore në SHBA
AMA: Swift, fituese në ceremoninë në Los Anxhelos