VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Grupet e ndihmave thirrje G-8 të mbajë premtimet për Afrikën


02-07-2009

Kur udhëheqësit e vendeve më të pasura të botës të mblidhen në Itali javën e ardhëshme për takimin e nivelit të lartë të G-8, një nga çështjet e rendit të ditës do të jetë lufta kundër varfërisë në Afrikë. Vitet e fundit, vendet e G-8 u kanë dhënë ndihmë për zhvillimin vendeve afrikane, por disa grupe asistence po u bëjnë thirrje udhëheqësve të botës të bëjnë më shumë.

Takimi vjetor bashkon udhëheqësit e tetë vendeve më të fuqishme të botës, siç shihen këtu në 2008.Takimi i G-8 u jep mundësi udhëheqësve të diskutojnë zgjidhjet për problemet botërore. Grupet e ndihmave kanë shpresë që udhëheqësit e G-8 të diskutojnë këtë vit shtimin e ndihmës për zhvillim në Afrikë. Meridith Aleksandër e grupit Ndihma për Veprim në Londër, thotë se G-8 ka rastin të ndihmojë vendet afrikane në nevojë.

"Ekspertë të Ndihmës për Veprim presin që rreth 50 miliardë dollarë do të humbasin këtë vit në Afrikë për shkak të recesionit.Madje çështje si ndryshimet klimatike, zgjerimi i krizës së urisë, SIDA dhe arsimi janë problemet e tjera që vazhdon të ketë ky kontinent.Prandaj do të ishte pozitive të shihet që G-8 t’i marrë ato seriozisht”.

Ndihma për Veprim shpreson që bujqësia e Afrikës do të jetë një nga fushat që do të marrë më shumë ndihmë nga G-8.Aleksandër thotë se duke ndihmuar fermerët e vegjël në Ganë, për shembull, pakësohet uria. Por ajo thotë se G-8 ka një histori të tërë premtimesh të papërmbushura.

"Ne mendojë se udhëheqësit e G-8 duhet të kontribuojnë më shumë fonde atje ku duhet dhe përgjegjësinë kryesore e ka mbi të gjithë vendi organizator, Italia”.


Por një raport i lëshuar kohët e fundit nga organizata ndërkombëtare One, tregon se organizatorja e takimit, Italia, nuk po jep ndonjë ndihmesë të ndjeshme në këtë drejtim. Grupi thotë se Kryeministri, Silvio Berluskoni nuk i ka dhënë ndihmën që i premtoi Afrikës në takimin e nivelit të lartë të 2005.  Drejtori i degës evropiane të organizatësOne, Oliver Baston, thotë se G-8 duhet të garantojë përmbushjen e premtimeve dhe se zoti Berluskoni nuk është i besueshëm në këto momente.  

Grupi thotë se ka shpresë që udhëheqës të tjerë të huaj do t’i bëjnë presion Italisë për të tërhequr vendimin për shkurtimin e shpenzimeve dhe për të bërë më shumë për të ndihmuar bujqësinë e Afrikës.

"Është gjë elementare të mbash premtimet.  Ne e dimë se kur fondet e ndihmave përdoren me efikasitet sjellin rrezultate të mëdha.Vendet e G-8 u kanë bërë premtime vendeve të varfëra të planetit dhe duhet t’i mbajnë ato".


Organizata One thotë se vendet afrikane kanë marrë vetëm një të tretën e ndihmës së premtuar nga G-8 në 2005. Por ky grup dhe të tjerë shpresojnë që udhëheqësit që do të marrin pjesë në takimin e nivelit të lartë këtë vit do të njohin nevojën dhe do të premtojnë të bëjnë më shumë për kontinentin afrikan. //iç//


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama uron shqiptarët për ditën e pavaresisë

  Lajmet
Prirjet e gjelbra: Dielli, uji, era burime alternative energjie të pastër
Informacionet jo të sakta dëmtojnë vaksinimin kundër H1N1 në Evropë
Thellohet përplasja mes qeverisë dhe opozitës
Zv/kryeministri Meta për vizitë dyditore në Kosovë
OSBE tërheq vëmendje për dhunën ndaj individit në Kosovë
Ekstradohet nga Turqia Aldo Bare
Biznesi kërkon miratimin e gjykatës administrative
Strategjia e re amerikane në Afganistan do të njoftohet të martën
Moda e Zonjës së Parë tërheq vëmendje
Ceremonia shtetërore për nder të kryeministrin indian Singh
Myslimanët fillojnë pelegrinazhin e haxhillëkut
Irani, jo kundër dërgimit të uraniumit jashtë vendit
Qëllohet me armë zjarri Kuvendi i Komunës së Gjakovës
Maqedonia reagon ndaj komenteve të Tadiçit për kufirin
Vazhdojnë polemikat mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri
Maqedonia në pritje të zgjidhjes së problemit për emrin
Rohan: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme