VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Stimulimi i ekonomisë ndihmon Los Anxhelosin


02-07-2009

Në shkurt, presidenti Obama miratoi një paketë stimuluese shumë  të madhe në përpjekje për të krijuar vende të reja pune e për t'i dhënë një shtytje ekonomisë se dobët amerikane. Këto fonde po përdoren sot për një larmi projektesh, si ndërtime autostradash apo projekte për zhvillimin e burimeve të reja energjitike. Siç thuhet në materialin në vazhdim, fondet nga paketa stimuluese po krijojnë vende të reja pune dhe përfitime të tjera ekonomike për qytetin Los Anxhelos.

Një grup të rinjsh bën praktikë në qendrën shëndetësore Watts, një klinikë jo fitimprurës. Papunësia në Kaliforni është 11 për qind, madje edhe më e lartë në këtë zonë të qytetit.

Fondet e stimulimit kanë mundësuar trajnime përmes punës  në këtë klinikë për 25 të rinj, ndër te cilët edhe 19 vjeçarja Kiala Li, e cila punon si ndihmëse personeli.

 "Është një mundësi e mirë dhe një fillim i mirë për mua pasi jam duke punuar në zyrë. Mund të them se është një shtytje e mirë për  të ecur përpara në karrierë".

Bashkia e qytetit po trajnon disa mijra të rinj te tjerë me ndihmën e 12 milion dollarëve nga paketa stimuluese.

Gjithashtu këto fonde kanë dyfishuar programin për trajnimin e punonjësve të rregullt.

Gregori Burks punon për departamentin, që mbikqyr programet e trajnimit të të rinjve në industrinë bankare dhe sektorë të tjerë, që paguajnë mirë.

Studentja Nikol Grejvs po trajnohet për gazetari. Ajo ndihmon në përgatitjen e një gazete, e cila informon të rinjtë në lidhje me programe apo mundësi te reja, dhe thotë se është shume mirënjohëse për fondet nga paketa stimuluese, që kanë dhënë Presidenti dhe kongresi.

Fondet e stimulimit kanë mundësuar trajnime edhe në qendrën  ushqimore rajonale Foodbank në Los Angeles, e cila shpërndan ushqime për qindra organizata humanitare të ndryshme. Drejtori i kësaj qendre ushqimore, Majkëll Fllad, informon se punonjësit paguhen nga një program tjetër lokal i cili sapo është zgjeruar me ndihmën e qeverisë qëndrore.

"Si pjesë e këtij programi,  kemi pasur 15, 20  e në disa raste edhe mbi 20 veta që punojnë këtu."

Departamenti amerikan i Bujqësisë shpërndan furnizime në qendra të tjera ushqimore dhe përdor fondet e stimulit për të shtuar numrin e këtyre furnizimeve. Zoti Fllad thotë se 50 kamionë shtesë me ushqime të financuara nga qeveria kanë filluar të mbrrijnë në qendrën ushqimore të Los Anxhelesit.

"Ne na vijmë artikuj të ndryshëm ushqimorë, që kërkohen shumë si vezë, gjalpë kikuriku dhe mish".

Punonjësit e firmave lokale donatore vijnë për të marrë furnizimet. Ërll Hill punon për një qendër bamirësie e mbështetur nga kisha. Ai thotë se kërkesa për ndihmë është shtuar, ndërkohë që më shumë njerëz humbasin punën.

"Zakonisht se ushqejmë rreth 60 deri 65 njerëz çdo të mërkurë. Ne japim kuti me ushqime për gjithë javën. Tani ne po punojmë për të përgatitur 100 deri 125 kuti". Ai thotë se ndihmat nga paketa stimuluese kanë tepër të nevojshme.




E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
PE rekomandon liberalizimin e vizave për tre vende të Ballkanit

  Lajmet
Shtetet e Bashkuara dënojnë dhunën parazgjedhore në Kosovë
Zgjedhjet komunale dhe përparimi i Kosovës
Aplikimi i Shqipërisë për anëtarësimin në BE
Gazi rus, politikat dhe parate
Presidenti Obama niset për në Azi
Virusi H1N1 u merr jetën 4 mijë amerikanëve
Plani i presidentit Obama për të luftuar papunësinë
Rritet numri i foshnjeve prematurë
Jepen çmimet CMA
Rehn: Opozita t'i japë fund bojkotit parlamentar
Presidenti Obama shënon Ditën e Veteranëve
OSBE kritikon Kosovën për çështjen e kthimeve
Tiranë: Nderohet përkthyesi i Biblës, Simon Filipaj
Serbia deklaron shpërthimin e një epidemie të gripit H1N1
Shqipëri: Shtohen rastet e prekjes me gripin H1N1
Prirjet e gjelbra: Në modë, kopshtet në taracat e ndërtesave
Në SHBA, veteranët gëzojnë respekt të veçantë
SHBA: Ankand për makinat e viteve 1950