VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Në kërkim të energjisë së pashterëshme


02-07-2009

Shkencëtarët amerikanë thonë se objekti për testimet me ndezje të brendshme këtu në Amerikë, ku ndodhet pajisja më e madhe me rreze lazer në botë, do t’u krijojë mundësi të mëdha shkencëtarëve për zbulime të reja në shumë fusha, përfshirë edhe atë të energjisë bërthamore.  Laboratori gjigand për të cilin u deshën 12 vite pune për ta ndërtuar,  ka një sipërfaqe sa tre fusha futbolli. Kolegu  Kastriot Haxhiaj na çon në Kaliforni, aty ky realizimi i projekteve shkencore do të ndryshojë të ardhmen e botës.

Laboratori do të ketë 192 pajisje me rreze lazër që së bashku krijojnë temperatura dhe trysni të barabartë me ato që prodhohen nga dielli. Dhe në se rrezet godasin një objekt të mbushur me hidrogjen, reaksioni që krijohet, i njohur me emrin  fuzion,  shkakton  kompresimin e atomeve individuale deri në atë pikë sa ato të prodhojnë energji të përftueshme.  

Ndërtesa dhjetë katëshe do të shërbejë si laborator për eksperimente të astrofizikës së avancuar, si dhe prova për sigurinë e armëve bërthamore amerikane pa patur nevojën e kryerjes së shpërthimeve bërthamore.   

"Laboratori u krijua për tre synime:  Të shërbejë si një element i rëndësishëm për sigurinë e arsenalit bërthamor amerikan;   për kërkime astrofizke, ku shkencëtarët mund të krijonë kushte si ato që egzistojnë në hapësirë siç janë vrimat e zeza, bërthamat e planeteve gjigande apo kushtet e lindjes së planeteve. Mes synimeve është edhe mundësia e krijimit të një burimi të pafund energjie".

Fuzioni, apo procesi i shkrirjes bërthamore është procesi nga i cili prodhohet energji pas bashkimit të dy bërthamave të hidrogjenit.  Kur energjia e prodhuar nga procesi i shkrirjes e tejkalon energjinë hyrëse, ky proces quhet ndezje. Shkencëtarë ende nuk kanë qënë në gjendje ta arrijnë këtë shkallë, por me ndërtimin e këtij super-laboratori, ata presin që kjo të arrihet brenda dy vitesh. Sapo të realizohet ndezja, mundësia për krijimin e një centrali elektrik sipas parimit të fuzionit, ose shkrirjes,  bëhet reale.

Një central elektrik me fuqi prej një gigavati shpenzon 3 milion tonë qymyr në vit, ndërkohë që do të duhet vetëm një-e-katërta e një toni lënde djegëse për funksionimin e një centrali me fuzion. Teknologjia bërthamore është objekt polemikash, përfshi këtu edhe shqetësimet nga mbetjet e rrezikshme bërthamore. Ndërkohë teknologjia e energjisë përmes ndezjes thuajse i eleminon këto shqetësime.

Ky është një burim alternativ i shkëlqyer po ta krahasosh me energjinë bërthamore. Kjo lloj teknologjie nuk ka asnjë nga pasojat negative të energjisë bërthamore si dhe zvogëlon rreziqet, duke i eliminuar ato gati tërësisht. Energjia me fuzion është një alternativë më e mirë sesa ajo bërthamore dhe ka potencialin për të zgjidhur shumë nga çështjet”.

Një tjetër plan novator është projekti energjitik LIFE, një proces hibrid që kombinon në një, dy proceset bërthamore, atë të bashkimit dhe atë të ndarjes së atomeve. E veçanta është se sistemi LIFE do të përdorë mbetjet bërthamore si lëndë djegëse duke reduktuar kështu sasinë e mbetjeve të e rrezikshme bërthamore.

Centralet LIFE do të kenë aftësitë të prodhojnë energji elektrike 24 orë në ditë për 50 vjet pa patur nevojë të furnizohen apo pa prodhuar dioksid karboni. Drejtori i Laboratorit Kombëtar Lawrence Livermore, George Miller është tejet optimist. 

“Pyetjes se çfarë ndodh nëse... do të preferoja që të ishte... Kur do të ndodhë...është një lojë në ndryshim...diçka për të cilën kam shumë besim që do të ndodhë brenda disa vitesh”. 

Nëse zoti Miller ka të drejtë dhe arrihet krijimi i teknologjisë me fuzion,projekti prej 3,5 miliard dollarësh do të ndryshojë drejtimin e botës për energji të pastërt duke sjellë kështu në tokë të njëjtin proces të krijimit të energjisë së pashterrshme diellore në hapsirë.  //iç//


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Shkembime zjarri mes anijeve luftarake të dy koreve

  Lajmet
20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, bota kujton fillimin e përmbysjes së komunizmit
Shqipëria kujton rënien e Murit të Berlinit
Zëri i Amerikës në shqip, 10 vjet televizion
Kosovës nuk i kanoset asnjë rrezik nga jashtë, thotë komandanti i KFOR-it
Mal i Zi: Shqiptarët të shqetësuar per pengesat e përdorimit të gjuhës
Presidenti Obama takohet sot me Benjamin Netanjahun
Indonezi: 2 të vrarë dhe 40 të plagosur nga një tërmet i fuqishëm
Presidenti Obama përshëndet miratimin e ligjit elektoral në Irak
Kosovë: Zgjedhjet komunale dhe pjesëmarrja e serbëve
Shqipëri: Zbulohen pjesë të anijes "Volage" në ujrat e Sarandës
Pikëpamjet e qeverisë amerikane, Muri i Berlinit
Kënga "Kërkoj liri", më e pëlqyera në Gjermani para rënies së Murit të Berlinit
Parlamenti i Irakut miraton ligjin elektoral
SHBA: Shefi i Shtatmadhërisë mbështet shtimin e trupave në Afganistan
Obama vlerëson ligjvënësit për miratimin e reformës shëndetësore
Pakistan: 13 të vrarë nga një shpërthim vetvrasës në Peshavar
SHBA: Anija me çelikun e Kullave Binjake, mbërrin në Nju Jork
Kina do të japë 10 miliardë dollarë hua për Afrikën
Afganistan: 7 ushtarë afganë vriten gabimisht nga NATO
Maqedonia në dilemë për mbajtjen e referendumit mbi ndryshimin e emrit
Rënia e Murit të Berlinit dhe arkivat e policisë sekrete gjermane Stasi
Medvedev: Rënia e Murit të Berlinit nuk plotësoi të gjitha shpresat e lindura
Lumi Misisipi, kufiri mes lindjes dhe perëndimit të SHBA
Masakra në Fort Hud, reagon komuniteti mysliman
Teknologji të reja ekspozojnë shkeljen e të drejtave të njeriut
Ukrainë: Pjesë të  vendit në karantinë, si pasojë e gripit H1N1
Udhëheqësit e G-20: Ka përmirësim ekonomik e financiar në muajt e fundit
Obama: Amerika në zi për 13 viktimat e bazës ushtarake Fort Hud
SHBA: Tetori shënoi nivelin më të lartë të papunësisë në 26 vjet
Shqipëri: Dhuna ndaj gazetarit Baze, takim mbi lirinë e shtypit
Kosovë: Komuna e Pejës në prag të zgjedhjeve komunale