Studjuesit thonë se depresioni nervor mund të parandalohet
Carolyn Presutti Zëri i Amerikës 03-07-2009
Depresioni është një çrregullim mendor i zakonshëm i
cili karakterizohet nga mërzija dhe mungesa e energjisë. Në disa raste
depresioni është shkaku i rreth 850 mijë vetvrasjeve anembanë botës çdo vit. Një studim i ri ndihmon
adoleshentët që të jenë të aftë për të shmangur vuajtjet që shkakton depresioni.
“Depresioni mund të ndikojë tek
shkolla, tek marrëdhënia e të rinjve me shokët, shton rrezikun për vetëvrasje
si dhe problemet me drogën dhe alkolin”.
Xhudi Garber është mjeke e
psikologjisë në Universitetin Vanderbilt. Ajo paraqiti rezultaetet e një
studimi për adoleshentët dhe depresionin, në një konferencë në Nju Jork. Ajo studioi adoleshentët, sepse depresioni tek
të rriturit, thotë ajo, shpesh nis që në adoleshencë.
“Do të doja të elimonoja njollën që e
shoqëron depresionin, sepse ai është fenomen i zakonshëm, i mjekueshëm dhe ne
mendojmë, i shmangshëm”.
Garber udhëhoqi një studim
me më shumë se 300 adoleshentë të cilët kishin kaluar depresion. Gjysma e të
rinjve ishte në një grup kontrolli. Gjysma tjetër ishte në një grup terapie, i
cili ekzaminonte depresionin dhe i mësonte që të shtojnë aftësitë për të
zgjidhur problemet që shkaktojnë depresionin.
“Ne u përqëndruam për të vrojtuar se si
ata mendonin për problemet, kryesisht se si t’ia dalin me stresin, sidomos kur
njihet burimi i stresit. A fajësojnë ata vehten e tyre, a mendojnë ata se
gjërat do të shkojnë keq përgjithmonë? Ne i orientuam ata që të shihnin realisht
se cilat ishin efektet e ngjarjeve, efektet e veprimeve të tyre, dhe se çfarë
ata duhet të bëjnë më tej”.
Kur studimi
mbaroi, ata që ishin në programin parandaklues kishin 11% më pak rënie në
depresion krahasuar me ata që ishin në grupin e kontrollit. Greberi nënvizoi se
depresioni parandalues ka impakt të gjerë në shoqëri. Adoleshentët e
depresionuar disa herë kryejnë dhe krime.
Diçka tjetër
që mësuan studieusit ishte se; nëse një prind është në depresion, adoleshentët
janë më të prirur për t’u ndjerë të depresionuar. Kërkuesit
thanë se rezultatet e tyre kanë potencialin që të përmirësojnë jetët e mjaft
adoleshentëve dhe të zvogëlojnë humbjen e produktivitetit kur ata të jenë në
punonjës. Raporti është publikuar në revistën e Shoqatës së Mjekëve Amerikanë. //iç//
Depresioni eshte semundje problematike qe verehet tek moshat e reja dhe mosha e mesme. Shoqeria shqiptare per shume arsye qe lidhen me transforfimin e sistemit, mungesen e kurajos qytetare per t'u integruar, humbja e orientimit ne kohe, papunesia etj eshte bere viktime e gjendjes depresive. Vullneti per te kapercyer pragun kritik shpirteror i çdokuj qe ndihet i rrezikuar eshte ilaçi me i mire per te luftuar vetmime. Puna dhe marrja me pune apo qofte edhe tendenca per te "genjyer" veten se ndihet i punesuar pavaresisht rendimentit fillestar eshte kura me e mire. Te prekurit nga depresioni jane te rinj, te reja apo edhe te rritur qe kane karaker melankolik, te ndjeshem dhe te heshtur. Ata behen edhe objekt humori nga bashkemoshatare apo sherbejne edhe ne shoqeri per te deshmuar pazotesine e individit ne kapercimin e situatave te veshtira. Kjo kategori mbyllet ne vetvete, ndersa eshte pjesa me e çilter e shoqerise e cila ka detyrimisht nevojen e nje trajtimi te kujdesshem. Ende ne shoqeri Nga Autori: xhevahir gradica (durres) 07-04-2009 - 19:43:21