VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Studjuesit thonë se depresioni nervor mund të parandalohet


03-07-2009

Depresioni është një çrregullim mendor i zakonshëm i cili karakterizohet nga mërzija dhe mungesa e energjisë. Në disa raste depresioni është shkaku i rreth 850 mijë vetvrasjeve anembanë botës çdo vit.  Një studim i ri ndihmon adoleshentët që të jenë të aftë për të shmangur vuajtjet që shkakton depresioni.

“Depresioni mund të ndikojë tek shkolla, tek marrëdhënia e të rinjve me shokët, shton rrezikun për vetëvrasje si dhe problemet me drogën dhe alkolin”.

Xhudi Garber është mjeke e psikologjisë në Universitetin Vanderbilt. Ajo paraqiti rezultaetet e një studimi për adoleshentët dhe depresionin, në një konferencë në Nju Jork.  Ajo studioi adoleshentët, sepse depresioni tek të rriturit, thotë ajo, shpesh nis që në adoleshencë.

“Do të doja të elimonoja njollën që e shoqëron depresionin, sepse ai është fenomen i zakonshëm, i mjekueshëm dhe ne mendojmë, i shmangshëm”.

Garber udhëhoqi një studim me më shumë se 300 adoleshentë të cilët kishin kaluar depresion. Gjysma e të rinjve ishte në një grup kontrolli. Gjysma tjetër ishte në një grup terapie, i cili ekzaminonte depresionin dhe i mësonte që të shtojnë aftësitë për të zgjidhur problemet që shkaktojnë depresionin.

“Ne u përqëndruam për të vrojtuar se si ata mendonin për problemet, kryesisht se si t’ia dalin me stresin, sidomos kur njihet burimi i stresit. A fajësojnë ata vehten e tyre, a mendojnë ata se gjërat do të shkojnë keq përgjithmonë? Ne i orientuam ata që të shihnin realisht se cilat ishin efektet e ngjarjeve, efektet e veprimeve të tyre, dhe se çfarë ata duhet të bëjnë më tej”.

Kur studimi mbaroi, ata që ishin në programin parandaklues kishin 11% më pak rënie në depresion krahasuar me ata që ishin në grupin e kontrollit. Greberi nënvizoi se depresioni parandalues ka impakt të gjerë në shoqëri. Adoleshentët e depresionuar disa herë kryejnë dhe krime.

Diçka tjetër që mësuan studieusit ishte se; nëse një prind është në depresion, adoleshentët janë më të prirur për t’u ndjerë të depresionuar. Kërkuesit thanë se rezultatet e tyre kanë potencialin që të përmirësojnë jetët e mjaft adoleshentëve dhe të zvogëlojnë humbjen e produktivitetit kur ata të jenë në punonjës. Raporti është publikuar në revistën e Shoqatës së Mjekëve Amerikanë. //iç//



Komente:

1. Puna sheron depresionin

Depresioni eshte semundje problematike qe verehet tek moshat e reja dhe mosha e mesme. Shoqeria shqiptare per shume arsye qe lidhen me transforfimin e sistemit, mungesen e kurajos qytetare per t'u integruar, humbja e orientimit ne kohe, papunesia etj eshte bere viktime e gjendjes depresive. Vullneti per te kapercyer pragun kritik shpirteror i çdokuj qe ndihet i rrezikuar eshte ilaçi me i mire per te luftuar vetmime. Puna dhe marrja me pune apo qofte edhe tendenca per te "genjyer" veten se ndihet i punesuar pavaresisht rendimentit fillestar eshte kura me e mire. Te prekurit nga depresioni jane te rinj, te reja apo edhe te rritur qe kane karaker melankolik, te ndjeshem dhe te heshtur. Ata behen edhe objekt humori nga bashkemoshatare apo sherbejne edhe ne shoqeri per te deshmuar pazotesine e individit ne kapercimin e situatave te veshtira. Kjo kategori mbyllet ne vetvete, ndersa eshte pjesa me e çilter e shoqerise e cila ka detyrimisht nevojen e nje trajtimi te kujdesshem. Ende ne shoqeri
Nga Autori: xhevahir gradica (durres)
07-04-2009 - 19:43:21

E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Shkembime zjarri mes anijeve luftarake të dy koreve

  Lajmet
20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, bota kujton fillimin e përmbysjes së komunizmit
Shqipëria kujton rënien e Murit të Berlinit
Zëri i Amerikës në shqip, 10 vjet televizion
Kosovës nuk i kanoset asnjë rrezik nga jashtë, thotë komandanti i KFOR-it
Mal i Zi: Shqiptarët të shqetësuar per pengesat e përdorimit të gjuhës
Presidenti Obama takohet sot me Benjamin Netanjahun
Indonezi: 2 të vrarë dhe 40 të plagosur nga një tërmet i fuqishëm
Presidenti Obama përshëndet miratimin e ligjit elektoral në Irak
Kosovë: Zgjedhjet komunale dhe pjesëmarrja e serbëve
Shqipëri: Zbulohen pjesë të anijes "Volage" në ujrat e Sarandës
Pikëpamjet e qeverisë amerikane, Muri i Berlinit
Kënga "Kërkoj liri", më e pëlqyera në Gjermani para rënies së Murit të Berlinit
Parlamenti i Irakut miraton ligjin elektoral
SHBA: Shefi i Shtatmadhërisë mbështet shtimin e trupave në Afganistan
Obama vlerëson ligjvënësit për miratimin e reformës shëndetësore
Pakistan: 13 të vrarë nga një shpërthim vetvrasës në Peshavar
SHBA: Anija me çelikun e Kullave Binjake, mbërrin në Nju Jork
Kina do të japë 10 miliardë dollarë hua për Afrikën
Afganistan: 7 ushtarë afganë vriten gabimisht nga NATO
Maqedonia në dilemë për mbajtjen e referendumit mbi ndryshimin e emrit
Rënia e Murit të Berlinit dhe arkivat e policisë sekrete gjermane Stasi
Medvedev: Rënia e Murit të Berlinit nuk plotësoi të gjitha shpresat e lindura
Lumi Misisipi, kufiri mes lindjes dhe perëndimit të SHBA
Masakra në Fort Hud, reagon komuniteti mysliman
Teknologji të reja ekspozojnë shkeljen e të drejtave të njeriut
Ukrainë: Pjesë të  vendit në karantinë, si pasojë e gripit H1N1
Udhëheqësit e G-20: Ka përmirësim ekonomik e financiar në muajt e fundit
Obama: Amerika në zi për 13 viktimat e bazës ushtarake Fort Hud
SHBA: Tetori shënoi nivelin më të lartë të papunësisë në 26 vjet
Shqipëri: Dhuna ndaj gazetarit Baze, takim mbi lirinë e shtypit
Kosovë: Komuna e Pejës në prag të zgjedhjeve komunale