VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Presidenti i Kosovës dekoron ambasadoren amerikane Kaidanov

03-07-2009

Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu, dekoroi sot me Medaljen e Artë për Shërbim Civil në Kosovë, ambasadoren e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Tina Kaidanov.

Kjo medalje që sipas kushtetutës u jepet qytetarëve të Kosovës dhe të huaj që kontribuojnë në shërbimet civile të Kosovës, zonjës Kaidanov iu nda për, siç thuhet në dekretin e presidentit Sejdiu, "kontributin e veçantë të dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës dhe ndërtimit të shoqërisë dhe shtetit demokratik". 

Ambasadorja Kaidanov e ka siguruar presidentin Sejdiu se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jenë edhe në të ardhmen përkrah institucioneve dhe popullit të Republikës së Kosovës. Zonja Kaidanov i jep fund këto ditë misionit të  saj në Kosovë. Në këtë post atë do ta zëvendësojë ambasadori Kristofer Dell, i cili gjatë viteve 2000-2001, ishte shef i Zyrës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë. //iç//


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama uron shqiptarët për ditën e pavaresisë

  Lajmet
Prirjet e gjelbra: Dielli, uji, era burime alternative energjie të pastër
Informacionet jo të sakta dëmtojnë vaksinimin kundër H1N1 në Evropë
Thellohet përplasja mes qeverisë dhe opozitës
Zv/kryeministri Meta për vizitë dyditore në Kosovë
OSBE tërheq vëmendje për dhunën ndaj individit në Kosovë
Ekstradohet nga Turqia Aldo Bare
Biznesi kërkon miratimin e gjykatës administrative
Strategjia e re amerikane në Afganistan do të njoftohet të martën
Moda e Zonjës së Parë tërheq vëmendje
Ceremonia shtetërore për nder të kryeministrin indian Singh
Myslimanët fillojnë pelegrinazhin e haxhillëkut
Irani, jo kundër dërgimit të uraniumit jashtë vendit
Qëllohet me armë zjarri Kuvendi i Komunës së Gjakovës
Maqedonia reagon ndaj komenteve të Tadiçit për kufirin
Vazhdojnë polemikat mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri
Maqedonia në pritje të zgjidhjes së problemit për emrin
Rohan: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme