VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Obama, ende asnjë vendim për të ndaluarit e Guantanamos


03-07-2009

Presidenti Obama ende nuk ka marrë një vendim se ç'duhet bërë me të ndaluarit më të rrezikshëm të akuzuar për terrorizëm që mbahen në burgun e Gjirit të Guntanamos në Kubë. Presidenti e trajtoi këtë çështje, krahas çështjeve të tjera të politikës së jashtme në një intervistë që dha për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Administrata e re amerikane e ka patur të vështirë t'i japë zgjidhje problemit se ç'duhet bërë me të dyshuarit për terrorizëm, që mbahen në Gjirin e Gunatanamos në Kubë. Që ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, zoti Obama dha urdhër që ky burg të mbyllet deri janarin e ardhshëm. Presidenti tha se trajtimi i të dyshuarve për terrorizëm, shumica e të cilëve janë ndaluar për vite me radhë, do të jetë një nga sfidat e tij më të mëdha.

Presidenti Obama tha se ai do të shqyrtojë mundësinë e transferimit të disa prej të ndaluarve nga Guantanamo në vende të tjera për periudha të gjata kohe. Por ai shtoi se nuk ka vendosur për ndonjë plan specifik për këtë çështje.

"Duhet të mendohemi mirë prandaj do të veprojmë me shumë kujdes për këtë çështje", tha ai.

Zoti Obama tha se disa nga të ndaluarit nuk është e përshtatshme që të gjykohen në SHBA, ose nga ligji ndërkombëtar. Këtë javë, 4 mijë marinsa amerikanë dhe qindra forca afgane të sigurisë u ndeshën me rezistencë sporadike, gjatë hyrjes në provincën Helmand të Afganistanit,  një vendstrehim i talebanëve. Ky është operacioni i parë madhor në kuadrin e strategjisë së zotit Obama për stabilizimin e Afganistanit.

"Kur është fjala për interersat tona kombëtare, përcaktimi im për sukses është shumë i qartë: Al –Kaida dhe grupet e saj nuk mund të krijojnë vendstrehime prej nga ku të kryejnë sulme ndaj amerikanëve".

Zoti Obama po përgatitet për një udhëtim njëjavor jashtë vendit, gjatë të cilit ngjarrja më e rëndësishme do të jetë takimi me udhëheqësit rusë në Moskë. Ai do të takohet si me Presidenti Medvedev, edhe me kryeministrin Putin, me të cilët do të bisedojë për kontrollin e armëve bërthamore dhe çështje të tjera. Presidenti tha se zoti Medvedev e kupton se koncepti i Luftës së Ftohtë në marrëdhëniet amerikano-ruse është vjetëruar, por se zoti Putin nuk e ka ndryshuar tërësisht këtë mënyrë të menduari.

"Mendoj se zoti Putin anon njëkohësisht, si në politikat e vjetra, edhe ato të rejat," - tha Presidenti.

Por ai shtoi se është e rëndësishme të takohet me të dy udhëheqësit, sepse zoti Putin vazhdon të ketë shumë pushtet në Rusi. Zoti Obama do të marrë pjesë edhe në takimin e Grupit të 8-eshes në Itali si dhe do të vizitojë Ganën, në kuadër të turneut të tij të parë në Afrikë si President. //kk//

        




E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Shkembime zjarri mes anijeve luftarake të dy koreve

  Lajmet
20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, bota kujton fillimin e përmbysjes së komunizmit
Shqipëria kujton rënien e Murit të Berlinit
Zëri i Amerikës në shqip, 10 vjet televizion
Kosovës nuk i kanoset asnjë rrezik nga jashtë, thotë komandanti i KFOR-it
Mal i Zi: Shqiptarët të shqetësuar per pengesat e përdorimit të gjuhës
Presidenti Obama takohet sot me Benjamin Netanjahun
Indonezi: 2 të vrarë dhe 40 të plagosur nga një tërmet i fuqishëm
Presidenti Obama përshëndet miratimin e ligjit elektoral në Irak
Kosovë: Zgjedhjet komunale dhe pjesëmarrja e serbëve
Shqipëri: Zbulohen pjesë të anijes "Volage" në ujrat e Sarandës
Pikëpamjet e qeverisë amerikane, Muri i Berlinit
Kënga "Kërkoj liri", më e pëlqyera në Gjermani para rënies së Murit të Berlinit
Parlamenti i Irakut miraton ligjin elektoral
SHBA: Shefi i Shtatmadhërisë mbështet shtimin e trupave në Afganistan
Obama vlerëson ligjvënësit për miratimin e reformës shëndetësore
Pakistan: 13 të vrarë nga një shpërthim vetvrasës në Peshavar
SHBA: Anija me çelikun e Kullave Binjake, mbërrin në Nju Jork
Kina do të japë 10 miliardë dollarë hua për Afrikën
Afganistan: 7 ushtarë afganë vriten gabimisht nga NATO
Maqedonia në dilemë për mbajtjen e referendumit mbi ndryshimin e emrit
Rënia e Murit të Berlinit dhe arkivat e policisë sekrete gjermane Stasi
Medvedev: Rënia e Murit të Berlinit nuk plotësoi të gjitha shpresat e lindura
Lumi Misisipi, kufiri mes lindjes dhe perëndimit të SHBA
Masakra në Fort Hud, reagon komuniteti mysliman
Teknologji të reja ekspozojnë shkeljen e të drejtave të njeriut
Ukrainë: Pjesë të  vendit në karantinë, si pasojë e gripit H1N1
Udhëheqësit e G-20: Ka përmirësim ekonomik e financiar në muajt e fundit
Obama: Amerika në zi për 13 viktimat e bazës ushtarake Fort Hud
SHBA: Tetori shënoi nivelin më të lartë të papunësisë në 26 vjet
Shqipëri: Dhuna ndaj gazetarit Baze, takim mbi lirinë e shtypit
Kosovë: Komuna e Pejës në prag të zgjedhjeve komunale