VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Zgjedhjet në Shqipëri: Intervistë me Ambasadorin Xhon Uidhers


03-07-2009

Në Shqipëri ambasadori i Shteteve të Bashkuara Xhon Uidhërs vlerëson hapat përpara të bërë në zgjedhjet e së dielës por shton se autoritetet dhe politika shqiptare duhet të bëjnë përpjekje që herën e ardhshme ato të përmbushin standartet. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës ambasadori amerikan shprehet se problemet reale erdhën nga politizimi i situatës. Duke komentuar ndarjen thuajse të barabartë mes kampeve ai thotë se qeveria e re duhet të jetë e të gjithë shqiptarëve dhe jo e një fraksioni apo një tjetri.

Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, nese do te benim nje vështrim kronologjik. Kemi diten e zgjedhjeve e cila praktikisht krijoi pershtypjen e brendshme se gjithcka po shkonte mire. Por raporti i vezhguesve pati dhe mjaft kritika dhe nuk u permend fakti se Shqiperia arriti apo mundi te arrinte standartete nderkombetare. Kjo erdhi sepse nga komuniteti nderkombetar kishte nje pritshmeri me te madhe ndaj Shqiperise? Ju vete keni thene se nga Shqiperia pritej me shuma si nje vend anetar i NATO-s.

Amb. Uidhërs: Mendoj se kishte shume gjera te mira per te thene per zgjedhjet kete here. Ishte kenaqesi, per shembull qe procesi u zhvillua ne nje menyre qe dukej e mire rregulluar. Une vete vizitova disa qendra votimi dhe pashe qe pothuaj ne te gjitha rastet gjerat shkonin mire. Do komentoja edhe qe nuk pati ankime serioze mbi veprimtarine e policse diten e zgjedhjeve. Mendoj qe sistemi i numerimit paralel, apo shume prej protokolleve te miratuara per te vezhguar dhe per te siguruar ndershmerine e zgjedhjeve ishin te gjitha shume te mira. Gjithcka ishte nje hap perpara.

Nuk do thoja qe standartet nderkombetare jane me te larta per Shqiperine. Standartet nderkomb jane te larta per kedo. Nuk percaktohen standarte te posacme per Shqiperine apo SHBA. Per shembull, ne vitin 2000, pati kritika per votimet tona ne Florida. Mendoj se mesimi kyc per Shqiperine eshte qe, perparimi qe permenda, duhet vazhduar dhe duhet ndertuar mbi te. Nese keto zgjedhje nuk arriten standartet nderkombetare, eshte shume e nevojshme per udheheqjen politike, qeverine, partite e opozites, dhe kedo te perfshire, qe te bejne perpjekje edhe me te medha heren tjeter, per te permbushur keto standarte shume shume te larta. Mendoj se shqiptaret kuptuan qe standartet vertet jane shume te larta. Nxorren edhe qe me pune me te madhe, perkushtim me te madh, Shqiperia mund ti permbushe standartet si kushdo tjeter.

Zëri i Amerikës: Pati ne te vertete vleresime te ndryshme nga partite politike. Patem kryeministrin i cili u shfaq i kenaqur dhe nga ana tjeter opoziten e cila po flet per standarte te cenuara. Kemi dhe nje faze te dyte te procesit te shoqeruar me tensione, vonesa, bllokime kutishe, transferime kutishe. Kjo pjese e dyte e cenon ate panorame te mire te dites se votimit?

Amb. Uidhërs: Mendoj se shqetesimi kryesor per te gjithe, ne te vertete permblidhet ne nje pike baze. Ka probleme teknike, por shumica e problemeve reale buruan nga nje mjedis shume i politizuar, gjate pergatitjeve, dhe pastaj nje pjese të zhvillimit te zgjedhjeve. Per te qene shume i drejtperdrejte, te dy palet, ne raste te ndryshme, dukeshin te kishin qellimin e fushates kunder njeri tjetrit, saqe dukej se anashkalonin faktin se arritja e gjithanshme e zgjedhjeve te shkelqyera ishte ne interesin e madhe te Shqiperise

Per sa i perket fazes tjeter, jemi ne fazen tjeter, shume te rendesishme, per sa i perket procesit, ndoshta e fundit, pra numerimi i fundit, certifikimi i rezultateve. Eshte shume e rendesishme qe komisioneret, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, te punojne si profesioniste, si njerez te cileve u eshte besuar nje pergjegjesi me e larte, jo per besnikerine ndaj partive se ciles mund ti perkasin, por qe procesi te zhvillohet me standartet me te larta, qete, dhe profesionalisht.

Eshte shume e rendesishme te ndodhe kjo, qe njerezit te besojne rezultatet qe do dalin nga komisioni. I kam kerkuar shqiptareve, partive shqiptare, dhe udheheqesve, qe te jene shume te duruar, te lene procesin te vazhdoje ashtu si supozohet te vazhdoje, sic eshte pershkruar ne ligje, ne kodin zgjedhor. Ti jepet mundesia qe procesi te perfundoje ne menyre te mire rregulluar dhe jo te paraprihen rezultatet, apo te arrihen konkluzione perpara se te certifikohen. Eshte shume e rendesishme. Ndaj i bej thirrje te gjitha paleve dhe atyre qe jane perfshire te jene shume te duruar.

Zëri i Amerikës: Zoti Ambasador, nje pyetje qe nuk lidhet direkt me procesin por me produktin e tij. Kemi nje sistem elektoral i cili prodhoi pamundesine e nje force politike per te patur nje shumice qeverisese, duke ju permbajtur, te pakten rezultateve te deritanishme. Fakti qe qeveria e ardhshme do te mund te jete e brishte per nga numrat apo qofte edhe per nga koalicionet qe do krijoje dhe do te mund te cenoje stabilitetin e afatgjate te nje qeverie. A perben shqetesim per nje vend si Shqiperia qe duhet te shmang ulje ngritje te mëdha politike?

Amb. Uidhërs: Eshte nje pyetje shume e rendesishme. Me vjen mire qe e ngrini. Keni te drejte. Rezultatet e ketyre zgjedhjeve ishin shume te nderlikuara. Pika kritike qe do vecoja eshte qe treguan nje ndarje thuajse 50 me 50, per sa i perket preferencave te votuesve. Besoj se rezultatet e pergjithshme te dy koalicioneve te medha ishin thuajse disa pika perqindje larg, ishte thuajse nje barazim statistikor. Kuptimi i kesaj eshte qe qeveria tjeter, kushdo qe te dale nga ky proces, dhe do jete proces politik e mund te doje kohe, por kushdo del, ka nje pergjegjesi me te madhe.

Eshte shume e rendesishme qe qeveria tjeter te kuptoje qe duhet te qeverise jo ne emer te 50 perqind te atyre qe votuan per te, por te shtrije doren tek gjysma tjeter e popullsise qe eshte qartesisht e interesuar ne permiresimin e shqiperise. Dhe te perpiqet ta bashkoje kombin per te miren e tij te perbashket. Me lejoni t’ju jap nja dy shembuj. Gjate gjithe fushates, kam udhetuar, kam takuar njerez, kam folur me te rinj, te moshuar, te te gjithe spektrit. Disa grupe ishin ne nje krah, e disa ne nje tjeter. Por dukej se kishte tema te perbashketa qe keta njerez donin. P.sh. nje perpjekje reale per ti dhene fund korrupsionit ne vend, jo thjesht fjale, retorike e fjalime te bukura, por veprime dhe masa qe do ti jepnin fund kesaj semundje te tmerrshme per shoqerine.  

Ndjenja se, pa perparim ne kete drejtim, pengohet zhvillimi i vendit. Me shprehen edhe nje ndjenje tjeter te forte, qe kushdo vjen ne pushtet, te respektoje pavaresine e institucioneve demokratike te vendit, duke filluar me gjyqesorin, por dhe me median,  dhe lojtare te tjere te procesit demokratik. Dhe se vota per nje krah apo tjetrin, nuk ishte mandat per ti bere presion institucioneve si gjykatat apo prokuoria. Ndaj mendoj se ne kete vote jane shprehur synime te perbashketa qe i ka populli shqiptar si i tere. Qeveria tjeter e Shqiperise, megjithe nderlikimet qe ju permendet, vertet duhet te jete qeveri e Shqiperise, dhe jo e nje fraksioni apo nje tjetri. //iç//

 


Komente:

1. Pershendetje Ambasadorit Amerikan Xhon Uidhers ne Shqiperi

Diktatura komunisto-enveriste ne Shqiperi u shperbe jo vetem nga deshira e lufta per Liri e Demokraci e shqiptareve ne vite,por nga ndihma e madhe dhe e pa kursyer qe dhane e po japin Shtetet e Bashkuera te Amerikes e te Europes perendimore,kete duhen ta kene te qarte te gjithe shkrimtarucet allakomunisto-demokrato-socialiste qe duan te shkruajne sipas midese enveriste,turp.Pershendetje Ambasadorit Xhon Uidhers per ndihmen e shkelqyer te Tij qe ka dhene e po jep per lirine e demokracine ne Shqiperi,per nje shtet ligjor e shtet te se Drejtes.Urime ne jete te jeteve Ambasador Uidhers,shqiptaret gezojne e shpresojne vetem atehere kur flet USA-ja e Europa perendimore.
Nga Autori: Patriot (Shqiperi)
07-04-2009 - 12:30:51

2. ambasadori qe mundi te shpetoje degradimin e plote te zgjedhjeve.

Faleminderit shkelqesi ambasador i SHBA,sinqerisht ju falenderoj per kontributin tuaj shume te madh dhe serioz,i cili beri te mundur te shpetonte pa degraduar gati totalisht procesi i numerimit dhe i nxjerrjes se rezultatit te zgjedhjeve.Me vjen keq per menyren e sjelljes se zedhenesit te KQZ menjehere pas deklarates se ambasadorit te SHBA,per nje rezultat gati te barabarte.Shume keqardhje per kete vije sjellje te zedhenesit te KQZ dhe atyre qe fshihen pas tij.Shpresoj shume ne kontributin e SHBA per te bere te mundur zhvillimin demokratik te vendit tim.
Nga Autori: kadri (tirane)
07-04-2009 - 08:20:21

3. Keqardhje, per mosreflektim te politikes Shqipetare.

Se pari, jam i gezuar per reflektimin e popullit shqiptar qe votoi masivisht e me nje rregullsi per tu admiruar. Por si gjithmone problemet dalin ne momentin e numerimit te votave. Sic duket, politikanet shqiptarë nuk e kane ate emancipim qe populli e ka. Te vjen jo mire kur mendon se per numrimin e 6-kutive te votimit nuk mjaftojne 24-ore. Por, po te shohesh deklarimin e deputetit te LSI se per inat te kryetarit te partise socialiste, voten time ja jap PD, e gjithe kjo per mua eshte prishje morali. Gjithashtu e denoj veprimin e deputetit te partise socialiste qe me gjak kerkon te mbroje kutite e votimit. Kjo gje sduhet te mendohet e jo me te ndodhe. Nuk e lejon demokracia kete. Eshte mire qe per te mire te vendit te tyre, per te mire te popullit, keta politikanë te bien dakord ti japin te drejten e qeverisjes asaj force politike qe e ka fituar.
Nga Autori: Astrit Caku (Cleveland, Ohio)
07-04-2009 - 03:18:48

4. nxitim i Ambasadorit amerikan ne Shqiperi

Ambasadori i SHBA-se,si perfaqesues i shtetit me te fuqishem ne bote dhe i demokracise me te zhvilluar, nuk ka aresye pse te shprehet pa dale rezultati zyrtar nga administrata zgjedhore.Aq me keq per te, kur shprehet per formen e qeverisjes ne Shqiperi pa dale rezultati zyrtar.Kjo ngre dyshim per njeanshmeri nga ana e z.Ambasador.Koalicioni "Aleanca per ndryshim"ka marre me teper afro 87mije vota se sa koalicioni i drejtuar nga kryesocialisti Edvin Rama,ne qofte se do ta merrnim ne proporcion me popullsine krahasuar me ShBA i bie qe koalicioni fitues te kish marre 6milion vota me teper.Si e gjykon z.Withers kete raport?Ish presidenti G.W.Bush ne mandatin e dyte mori 1200000 vota me shume se rivali i tij dhe kjo u konsiderua si "fitore e thelle".
Nga Autori: Mali (Shqiperi Tirane)
07-04-2009 - 02:58:54

5. MJERE SHTETI QE S'KA DREJTESI.

Populli shqiptar ka filluar te kuptoje vlerat e demokracise, dhe ti shijoje ato pjeserisht. Kjo sepse ai nuk eshte si dikur. Prapambetja e thelle, varferia e ben qe perseri te kenaqet me pak, qe mos vleresoje themelite e nje shteti: drejtësinë e pavarur. Fushatat zgjedhore deshmuan se asnje parti nuk kish propozime konkrete per reformat ne drejtesi,kur dihet sa te semure e kemi drejtesine. Mos vleresimi i nje partije krejt e re, krejt e brishte, qe kerkon reforma te verteta ne drejtesi me perfaqesues Z.Spartak Ngjela, deshmon sa prapa e kemi kulturen politike te popullit per ta begatuar Shqiperine. Korupsionin e varros vetem drejtësia e pavarur, ai lulezon se tek ne, s'ka drejtesi te tille. Ne kemi, drejtesi partijake jo te popullit dhe per popullin. Drejtesia jone ligjin,nuk e ka njesoj per te gjithe shqiptaret.Ketu fillon gangrena jone.Partite PS dhe PD te kenaqura me drejtesine tone, s'ka si te propozojne reforma konkrete ne drejtesi.
Nga Autori: Ligor Luarasi (SHBA)
07-03-2009 - 21:07:40

6.

Keni shume te drejte zoti Ambasador dhe keshtu duhet te jete.Nje qeveri per te gjithe,te luftoje korrupsionin si dhe partite politike te lejojne qe instituconi i KQZ te kryeje punen e ngarkuar me ligj. Por duhet te kishit permendur qe PS rrethoi institucinin e zgjedhjeve ne Fier dhe i beri thirrje popullit nga veriu ne jug te ngrihej (mos valle nuk e meritonte nje qortim nga ana juaj) ?Ne se do ta kishte bere kete PD ju te njejtin qendrim do te kishit mbajtur ? Sa i perket luftes kunder korrupsionit keni shume te drejte.Me gjithe rezultatet e arritura (4 miliard dollare me shume ne dogana e tatime per 3.5 vjet) duhet akoma me shume. Por ne se qeveria ka derguar zyrtare te saj ne ndjekje penale ,cfare ka bere vete prokuroria? Edhe per nje prokuror qe u filmua duke marre ryshfet,ceshtja e tij u mbyll. Duke shfrytezuar pavaresine ,asnje nga organet gjyqsore apo prokurori nuk kane bere ndonje pastrim dhe denime ndaj te korruptuarve qe kane brenda tyre.
Nga Autori: besnik (Elbasan)
07-03-2009 - 16:48:56

E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Rasmusen, thirrje NATOS për më shumë trupa në Afganistan

  Lajmet
Marrëveshje për kufirin detar me Greqinë, Gjykata pezullon ratifikimin
Kosovë: Fushata kundër trafikut njerëzor
Në fermën NORDIN në veri të Shqipërisë
Në Maqedoni regjistrohet viktima e dytë nga virusi AH1N1
Amerikanët sot në Ditën tradicionale të Falenderimeve
Amerikanët indigjenë dhe festa e Felenderimeve
Telefonia celulare dhe shërbimet e reja për klientët
El Baradei: Hetimet për Iranin në rrugë pa krye
Kina njofton një plan për të ulur sasinë e gazeve ndotëse
Obama gati për të shpallur strategjinë për Afganistanin
Prirjet e gjelbra: Dielli, uji, era burime alternative energjie të pastër
Informacionet jo të sakta dëmtojnë vaksinimin kundër H1N1 në Evropë
SHBA përshëndesin hapin izraelit, bëjnë thirrje për negociata
Presidenti Obama uron shqiptarët për ditën e pavaresisë
Thellohet përplasja mes qeverisë dhe opozitës
Zv/kryeministri Meta për vizitë dyditore në Kosovë
OSBE tërheq vëmendje për dhunën ndaj individit në Kosovë
Ekstradohet nga Turqia Aldo Bare
Biznesi kërkon miratimin e gjykatës administrative
Strategjia e re amerikane në Afganistan do të njoftohet të martën
Moda e Zonjës së Parë tërheq vëmendje
Ceremonia shtetërore për nder të kryeministrin indian Singh
Myslimanët fillojnë pelegrinazhin e haxhillëkut
Irani, jo kundër dërgimit të uraniumit jashtë vendit
Qëllohet me armë zjarri Kuvendi i Komunës së Gjakovës
Maqedonia reagon ndaj komenteve të Tadiçit për kufirin
Vazhdojnë polemikat mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri
Maqedonia në pritje të zgjidhjes së problemit për emrin
Rohan: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme