VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
"Fqinji im, vrasësi im", dokumentar për genocidin në Ruandë


03-07-2009

“Fqinji im, vrasësi im”, një film i ri për genocidin e Ruand në vitin 1994, është vlerësuar nga kritika. Ky film ishte ndër të paktët filma dokumentarë që u shfaq në festivalin e Filmit në Kanë. Regjizorja e filmit En Agion mori çmimin për “guxim në realizimin e këtij filmi” dhënë në qendrën Linkoln në Festivalin Ndërkombëtar për të drejtat e njeriut. 

Filmi “Fqinji im, vrasësi im”, si dhe tri filmat e mëparshëm të regjisores, En Agion, është xhiruar në një komunitet rural, Gafumba, ku vrasësit Hutu dhe të mbijetuarit Tutsi duhet të jetojnë sëbashku sërish. Xhirimet e filmit nisin 6 vjet mbas genocidit të vitit 1994 ku më shumë se 800 mijë njerëz u vranë.

 “Natyrisht që në fillim unë nuk e kuptoja se çfarë po bëja, sa e rëndë ishte dhe sa i gjatë do të ishte ky film”.

Agion shpenzoi të paktën 10 vjet në këtë projekt, duke ndjekur procesin e pajtimit të quajtur Gaçaça, ku u mbajtën gjyqet e komuniteteve, viktimat kishin mundësi që të dëshmonin, dhe vrasësit u dënuan. Cilido e kuptonte qëllimin, të ndihmonte Ruandën që të rindërtohej dhe të mbijetonte.

 “Është një popullsi e dendur, tokat fushore janë të vogla, dhe njerëzit e shohin njëri tjetrin çdo ditë, shihen teksa shkojnë të mbushin ujë, apo kur punojnë tokat e tyre, pra atyre iu duhet që të besojnë tek njëri- tjetri që të bëjnë përpara”.

Shumica e të mbijetuarve të genocidit që janë intervistuar nga regjizorja Agion janë gra, mes tyre gra Hutu që ishin martuar me burra Tutsi.

 “Ato nuk i përkisnin askujt. Ato nuk u pranuan nga të mbijetuarit, dhe shpesh u përzunë nga familjet e tyre.Kur ndodhën vrasjet, në disa raste ishin pjestrarë të familjeve të tyre prindërore që vrisnin dhe masakruan burrat apo fëmijët e tyre”.

Anunsiata Mokajanga i rrëfeu regjizores se si thuajse çdo pjestar i fisit Tutsi në komunitetin e saj u vra, mes tyre burri dhe fëmijët e saj.

 “Çdokush u shpërngul dhe vdiq i vetëm. Kur nuk kisha më ku të kthehesha, u ktheva këtu që të vdisja. Këtu më vranë fëmijët e mi, madje dhe foshnjën që kisha. Dhe ata thanë ‘Lëreni atë, ajo do të vdesë nga hidhërimi’”.

Kur gratë u përballën me vrasësit në seancat gjyqësore të Gaçaçës, ato nuk kërkonin hakmarje, ato donin të vërtetën. Burrat në gjyq u përpoqën që të minimzojnë rolin e tyre në genocid, por atyre iu desh që të pranonin vendimin e gjykatësve. Mjaft prej tyre kanë vite që janë tashmë në burg dhe janë lejuar të kthehen në komunitetin e tyre. Agion thotë se shumica e tyre nuk duken të penduar.

“Disa prej tyre janë më të ngurtë se të tjerët. Disa të tjerë të japin idenë se mund të rihyjnë në shoqëri, se ambjenti mund të pranojë sërish”.

Agion thotë se ajo nuk është e sigurt se sa i sukseshëm ishte procesi i Gaçaçës, apo nëse nxitja për genocid etnik në Ruanda do të shfaqet sërish.

 “Është shumë herët që të thuash nëse Gaçaça do të funksionojnë në për një periudhë afatgjatë, apo nëse gjërat kanë marrë drejtimin e duhur dhe mendjet e zemrat e njerëzve janë më të qeta. Unë shpresoj që ky film të ndihmojë sadopak në debatet dhe  bisedat për çështjet e bashkëjetesës”. 

Regjizorja Agion thotë se ajo do të shfaqë filmin “Fqinji im, vrasësi im” shumë shpejt në Gafumba, që ta paraqesi atë përpara njerëzve që janë në film, dhe përpara të gjithë shtetasve të Ruandës. //iç//


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama uron shqiptarët për ditën e pavaresisë

  Lajmet
Prirjet e gjelbra: Dielli, uji, era burime alternative energjie të pastër
Informacionet jo të sakta dëmtojnë vaksinimin kundër H1N1 në Evropë
Thellohet përplasja mes qeverisë dhe opozitës
Zv/kryeministri Meta për vizitë dyditore në Kosovë
OSBE tërheq vëmendje për dhunën ndaj individit në Kosovë
Ekstradohet nga Turqia Aldo Bare
Biznesi kërkon miratimin e gjykatës administrative
Strategjia e re amerikane në Afganistan do të njoftohet të martën
Moda e Zonjës së Parë tërheq vëmendje
Ceremonia shtetërore për nder të kryeministrin indian Singh
Myslimanët fillojnë pelegrinazhin e haxhillëkut
Irani, jo kundër dërgimit të uraniumit jashtë vendit
Qëllohet me armë zjarri Kuvendi i Komunës së Gjakovës
Maqedonia reagon ndaj komenteve të Tadiçit për kufirin
Vazhdojnë polemikat mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri
Maqedonia në pritje të zgjidhjes së problemit për emrin
Rohan: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme