VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Koreja e Veriut vazhdon provat me raketa me rreze të shkurtër


04-07-2009

Ministria koreano-jugore e Mbrojtjes thotë se Koreja e Veriut hodhi disa raketa nga bregu lindor sot, pas provave të ngjashme gjatë javës.

Raketat besohet se fluturuan nga 400 kilometra secila, duke rënë në Detin e Japonisë. Me një rreze të tillë veprimi, raketat kanë aftësinë që të godasin pjesën më të madhe të Koresë së Jugut dhe ndoshta edhe disa pjesë të Japonisë.

Zyrtarët e Koresë së Jugut thonë se hedhja e raketave shkel rezolutën e fundit të OKB-së që e ndalon Phenianin të hedhë raketa balistike. Ushtria koreano-jugore tha se është e gatshme t'i përgjigjet çdo kërcënimi dhe provokimi  koreano-verior.    

Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit the se Pheniani duhet të "mos ndërmarrë veprime që shtojnë tensionet". Ai e quajti të dëmshme hedhjen e raketave.

Koreja e Veriut ka nxjerrë një njoftim ku bën thirrje që anijet të mos i afrohen brigjeve të saj lindore deri të enjten, duke lënë të kuptohet se mund të jetë duke përgatitur hedhje raketash të tjera.  //mm//

                 


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama uron shqiptarët për ditën e pavaresisë

  Lajmet
Prirjet e gjelbra: Dielli, uji, era burime alternative energjie të pastër
Thellohet përplasja mes qeverisë dhe opozitës
Zv/kryeministri Meta për vizitë dyditore në Kosovë
OSBE tërheq vëmendje për dhunën ndaj individit në Kosovë
Ekstradohet nga Turqia Aldo Bare
Biznesi kërkon miratimin e gjykatës administrative
Strategjia e re amerikane në Afganistan do të njoftohet të martën
Moda e Zonjës së Parë tërheq vëmendje
Ceremonia shtetërore për nder të kryeministrin indian Singh
Myslimanët fillojnë pelegrinazhin e haxhillëkut
Irani, jo kundër dërgimit të uraniumit jashtë vendit
Qëllohet me armë zjarri Kuvendi i Komunës së Gjakovës
Maqedonia reagon ndaj komenteve të Tadiçit për kufirin
Vazhdojnë polemikat mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri
Maqedonia në pritje të zgjidhjes së problemit për emrin
Rohan: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme