Maqedoni: Debate mbi vazhdimin e misionit të BE-së
Isak Ramadani Zëri i Amerikës,Shkup 04-07-2009
Në Shkup janë shtuar debatet pas komenteve nga partia VMRO-DPMNE e kryeministrit të vendit Nikolla Gruevski se ka ardhur koha për largimin e misionit të Bashkimit Evropian nga Maqedonia. Analistët konsiderojnë se largimi i këtij misioni do të ishte i dëmshëm për procesin e reformave dhe në përgjithësi për demokracinë e këtij vendi.