Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta, i cili një ditë më parë vendosi të bëhet pjesë e një koalicioni qeverisës me të djathtën e drejtuar nga kryeministri Sali Berisha, shprehet i bindur se ky bashkëpunim do të funksionojë. Në një intervistë ekskluzive për Zërin e Amerikës, zoti Meta vlerëson se ky veprim sipas tij nuk do ta tkurrë partinë e tij të majtë. Ai flet për arsyet që e shtynë për arritjen e një marrëveshjeje me kryeministin Sali Berisha dhe shpjegon se përse e mori vendimin në një kohë mjaft të shkurtër.
Zëri i Amerikës: Zoti Meta ju dhatë dje arsyet e vendimit që morët për të hyrë në një alenacë qeverisëse me Partinë Demokratike dhe kryeministrin Sali Berisha. Ju përmendët këtu refuzimin nga ana e Partisë Socialiste të një bashkëpunimi të vazhdueshëm me ju apo të vetë kryetarit socialist, përpjekjet e kësaj partie për të minimizuar peshën dhe rolin e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ndërkohë dhatë dhe një arsye tjetër të nevojës për një stabilitet të vendit. Por a do të mjaftonin këto arsye për t’ja shpjeguar elektoratit të LSI-së, këtë bashkëpunim me Berishën, duke qenë se në fushatën elektorale ju e ngritët këtë fushatë pikërisht me thirrjen për të rrëzuar kryeministrin Sali Berisha nga pushteti?
Ilir Meta: Absolutisht që kjo është e vërtetë. Synimi kryesor ka qenë ndryshimi i qeverisjes në vend, dhe në këtë drejtim është bazuar jo vetëm fushata jonë, jo vetëm programi ynë, por njëkohësisht ky ka qenë dhe thelbi i gjithë insistimeve tona të vazhdueshme për të realizuar një bashkëpunim apo qoftë dhe një koalicion të vetëm për mos të humbur votat për shkak të sistemit edhe me Partinë Socialiste, por të gjitha këto janë refuzuar në mënyrë stoike nga kryetari aktual i Partisë Socialiste, i cili kishte një projekt të tijin dhe të grupit që qëndronte pas tij për të arritur një pushtet absolut përmes alternativës së përjashtimit. Në fakt në thelb të gjithë kësaj alternative qëndronte përjashtimi i gjithë faktorëve të së majtës, dhe jo vetëm i LSI por dhe i faktorëve të tjerë, të cilët janë zhdukur dhe që të gjithë dalin sot dhe akuzojnë Kryetarin e këtij koalicioni dhe kësaj partie edhe se iu ka vjedhur votat.
Zëri i Amerikës: Po a do ta kuptojë elektorati juaj?
Ilir Meta: Elektorati i vërtetë i LSI-së, jo vetëm që e mirëkupton por elektorati i LSI-së do të shumëfishohet për arsye se Lëvizja Socialiste për Integrim nuk është krijuar për të qenë në funksion as të ambicjeve thjesht të Partisë Socialiste, aq më tepër të një kryetari të përkohshëm të saj, por LSI-ja është krijuar për të qenë në funksion të një programi të qartë integrues për Shqipërinë, dhe së dyti është krijuar pikërisht për t’i shërbyer interesave të vendit dhe është momenti i tillë i cili ka vetëm dy mundësi për LSI-në, ose të kthehet në një faktor destabilizues duke kontestuar zgjedhjet - por këtu ka një problem të madh sepse agresioni më i madh ndaj LSI-së nuk është bërë nga PD-ja në këtë rast edhe pse nuk ka munguar dhe nga PD-ja, por ka qenë në radhë të parë nga lidershipi i Partisë Socialiste dhe nga vetë Edi Rama që ka dirigjuar personalisht një operacion policesko-financiar, i cili ka synuar kryesisht korruptimin e antarëve të LSI-së, përmes marrjes sipas metodave të sigurimit të shtetit edhe të databazës të LSI-së me gjithë adresat dhe numrat e telefonave të anëtarëve tanë dhe së dyti korruptimin e numëruesve edhe të Partisë Demokratike, në mënyrë që votat e LSI-së apo dhe të partive tjera të majta të numëroheshin si të PS-së, dhe votat e partive të djathta të numëroheshin si të PD-së. Mua me vjen keq që kryetari i PS-së vazhdon të sillet në mënyrë tepër hipokrite dhe kalon në sulme personale, ndërkohë që duhet të mbajë premtimin e tij për të dhënë dorëheqjen për këtë humbje, e cila është e tij personalisht, sepse ka qenë ai që ka insistuar për kodin, i cili i ka humbur të majtës 12 mandate, ka qenë ai që ka përjashtuar çdo tentativë për bashkëpunim që është ofruar nga ne, dhe më vjen shumë keq, sepse ndërkohë që ai dërgonte për ditë të tëra emisarë që me këto 70 mandate të opozitës, të më propozonte mua për Kryeministër dhe ai të na siguronte disa vota të trafikuara nga mazhoranca e djathtë, në mënyrë që të hiqnim Berishën. Kjo gjë u refuzua nga ana ime, sepse kjo nuk mund të pranohej nga askush dhe çdo përpjekje për të anatemuar këtë koalicion është jo vetëm arkaike pra i takon të kaluarës, është jo vetëm folklorike, por e them me bindje të plotë është dhe antikombëtare, sepse synon kompleksimin e Ilir Metës dhe kompleksimin e LSI-së për tu bërë bashkëfajtorë në një skenar për destabilizimin e vendit, të shtetit dhe të institucioneve në një moment tepër kyç .
Zëri i Amerikës: Ju përmendni shpesh stabilitetin e vendit, por kur ju kërkonit rrëzimin e kryeministrit Sali Berisha...?
Ilir Meta: Unë e kërkoj me votë. Nuk mund të dal në rrugë sot siç më thotë Edi Rama, që hajde dalim në rrugë se janë vjedhur zgjedhjet kur mua zgjedhjet në radhë të parë m’i ka vjedhur Edi Rama, si Lëvizje Socialiste për Integrim. Ne për këtë kemi kaseta filmike kemi fakte, kemi çdo gjë. Por, nuk mund të rrëzojmë Sali Berishën i cili pavarësisht nga dëshira e jonë, pavarësisht nga dëshira e cilitdo në fund të fundit përfaqëson koalicionin fitues.
Zëri i Amerikës: Duke tundur në mënyrë figurative çelësat e pushtetit tuaj a nuk duket se ju shmangni një zotim të cilit ju kishit marrë, se do të rishikonit pozicionin tuaj në këtë parti nëse nuk do të merrnit të paktën 30 deputetë?
Ilir Meta: Absolutisht që unë jam i hapur për çdo vendim të forumeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, dhe çdo gjë do të vendoset në forumet e kësaj partie. Për më tepër që në fillim të vjeshtës besoj se do të kemi një ripërtëritje të të gjithë strukturave dhe forumeve të Lëvizjes Socialiste për Integrim, përfshirë këtu edhe postin e kryetarit të kësaj Lëvizjeje dhe pa asnjë diskutim që unë do ti nënshtrohem vullnetit të të gjitha këtyre strukturave.
Zëri i Amerikës: Në të vërtetë procesi zgjedhor ende nuk ka përfunduar, ndërkohë që nuk ka as ndonjë urgjencë për formimin e Qeverisë për sa kohë parlamenti i ri nuk do mund që të mblidhet dot para shtatorit. Pse ju nxituat për të arritur kaq shpejt një marrëveshje të tillë aq më tepër që ju thatë që ishte një ndër vendimet më të vështira të karrierës suaj politike?
Ilir Meta: Momenti ishte i tillë që të gjithë kërkonin mesazh stabiliteti. Nuk mund të pritej tre muaj për të diskutuar se çfarë do të bëhet dhe si do të bëhet dhe që jo vetëm qytetarët të jenë nën ankthin e një pasigurie se ç'do të ndodhë, apo nën frikën e zgjedhjeve të tjera, të cilat do të bëheshin prapë me këtë kod prapë me këtë lloj fryme dhe me këta aktorë politikë. Njëkohësisht mos harrojmë se ekonomia është në një situatë problematike, ndërsa marrëveshja do të realizohet kur ajo të nënshkruhet dhe pa asnjë diskutim që do të ketë negociata, në radhë të parë për programin e kësaj qeverie apo të këtij koalicioni. Në këtë aspekt unë e kam bërë të qartë që çdo gjë do të jetë e hapur, asgjë nuk do të jetë si në natën e 21 Prillit.
Zëri i Amerikës: Ju keni thënë dje se kjo nuk do të jetë një marrëveshje për histori karrigesh, megjithatë duket se kjo të jetë arritur me një "po" xhentëlmenësh duket pak sa vështirë duke pasur parasysh historinë e mardhënieve tuaja me zotin Berisha, kritikat tuaja ndaj tij kritikat e tij ndaj jush, po jua shtroj pyetjen ndryshe cila do të jetë pesha e LSI në këtë koalicion?
Ilir Meta: Unë deri tani nuk kam diskutuar me askënd për asnjë karrige. Kam pasur vetëm një ofertë nga Edi Rama që të bëhesha Kryeministër, si kandidat i këtyre 70 deputetëve të opozitës, po i konsiderojmë 66 plus 4, me garanci se ai do të blinte disa nga deputetët e Partisë Demokratike.
Zëri i Amerikës: I bie që ju të bëni një kapërcim ylberi pa asnjë lloj kushti...
Ilir Meta: Nuk është asnjë lloj kapërcimi ylberi. LSI, edhe në vetë emrin e saj, edhe në vetë gjithë misionin e saj ka si qëllim kryesor integrimin. Integrimin e Shqipërisë në Europë dhe integrimin e shqiptarëve këtu, dhe pa asnjë diskutim që do të jetë një faktor shumë i rëndësishëm për moderimin e politikës shqiptare. Ne jemi forcë e re dhe që kur jemi krijuar, kemi sjellë risi. Dhe kjo është një risi e jashtëzakonshme në politikën shqiptare, e cila nuk mund të kuptohet mirë nga të gjithë, sepse natyrisht që ajo është një sfidë ndaj atij mentaliteti të vjetër dhe folklorik në politikën shqiptare dhe pa asnjë diskutim që do të funksionojë për mendimin tim, sepse e imponon rezultati i këtyre zgjedhjeve, e imponojnë ato reforma që duhet të realizojë vendi patjetër gjatë katër viteve që vinë, ashtu sikurse këtë e imponon një bashkëpunim me opozitën e Partisë Socialiste, ku ne pa asnjë diskutim do të jemi shumë luajal me ta. E majta ka dy rrugë; një rrugë përmes LSI, për vetë faktin e rezultateve që është arritur të kontribuojë në stabilitetin e vendit dhe për qeverisjen e tij dhe e dyta për një opozitë sa më të shëndetshme që ta kontrollojë këtë Qeveri.
Zëri i Amerikës: Ju insistoni në këtë fakt, po edhe unë po këmbëngul, sepse i bie që ju të keni bërë një marrëveshje ku ju të keni dhënë garancitë që Kryeministri të mbajë edhe një mandat tjetër dhe nuk keni marrë asgjë në këmbim...
Ilir Meta: Ne nuk kemi bërë asnjë diskutim, as për Kryeministrin dhe as për ndonjë funksion tjetër. Ne kemi dhënë një garanci që do të jemi faktor stabilizues, kemi qëllim kryesor integrimin europian të Shqipërisë, përballimin e efekteve të krizës, garantimin e këtyre standardeve për pavarësinë e gjyqësorit, për të cilat Shqipëria është kritikuar shpesh. Në fund të fundit kjo do të jetë një marrëveshje në radhë të parë me Partinë Demokratike. Zëri i Amerikës: Ju personalisht do të jeni pjesë ekzekutivit?
Ilir Meta: Për mua kjo nuk ka asnjë lloj rëndësie. Për mua është e rëndësishme programi i këtij koalicioni, është e rëndësishme që Lëvizja Socialiste për Integrim të ofrojë kapacitete nga më të mirat dhe nga më të spikaturat në mënyrë që të kontribuojnë për një ritëm më të lartë të reformave. Për mua nuk ka asnjë lloj preokupimi dhe çdo gjë do të diskutohet dhe ju do ta merrni vesh në kohën e duhur. Deri më sot vetëm një ofertë kam pasur për kryeministër nga Edi Rama, por ishte një ofertë, e cila kishte në bazë të saj trafikun dhe blerjen e deputetëve të palës kundërshtare dhe padyshim që do të sillte një kaos në vend. Unë s’mund të pranoj që të jem kryeministër me trafiqe votash. Zëri i Amerikës: Po në qoftë se do të ketë kalime të tjera nga e majta drejt këtij koalicioni, i bie që të jeni sërish pjesë e këtij trafiku?
Ilir Meta: Kalime të tilla mund të kishte dhe pa vajtur LSI-ja, por unë mendoj që edhe zoti Berisha tregoi një përgjegjshmëri për momentin, duke lexuar edhe rezultatin e zgjedhjeve. Sepse me sa di unë ka pasur shumë kandidatë për të kaluar nga e djathta, por padyshim që qeveritë nuk mund të mbahen dhe kurrsesi nuk duhet të mbahen mbi trafiqe të tilla deputetësh, ato duhet të mbahen mbi marrëveshje politike dhe mbi programe të qarta e transparente.
1. Profesor i Orientalistikë, shkrimtar e veprimtar
Ndonëse zgjedhjet janë mbajtur në Shqipëri dhe asnjëra nga partit politike nuk kanë arritur të marrin votat e duhura, atëherë patjetër se ishte dashur koalicioni. Dhe ja ky problem madhor u zgjodh nga LSI, e Ilir Metës. Edhe pse nga shumë politikan, qytetar e biznesmen flitet se pse u bë koalicioni, kjo nuk duhet të nahabit sepse të gjitha subjektet politike e kanë drejtën e tyre paraelektorale të flasin në favor të vetes, sepse teke fundit kjo është edhe e drejt e tyre. Ky koalicion nuk kishte arritur të bëhet para zgjedhjeve me arsyen e vetme se njëri apo tjetri do të marrin votat e duhura të qytetarëve, andaj u dëshiroj punë dhe suksese në qeverinë e re të republikës së Shqipërisë dhe Tiranës zyrtare i bëjë apel që sa më parë të filloj konstituimin e parlamentit të ri dhe të punoj me një përkushtim sa më të madh për Shqipërinë dhe që të integrohet në të gjitha strukturat më të larta botërore. Nga Autori: Shefqet Zogaj (Bellanicë) 07-07-2009 - 19:41:24
2. Profesor i Orientalistikë, shkrimtar e veprimtar
Ndonëse zgjedhjet janë mbajtur në Shqipëri dhe asnjëra nga partit politike nuk kanë arritur të marrin votat e duhura, atëherë patjetër se ishte dashur koalicioni. Dhe ja ky problem madhor u zgjodh nga LSI, e Ilir Metës. Edhe pse nga shumë politikan, qytetar e biznesmen flitet se pse u bë koalicioni, kjo nuk duhet të nahabit sepse të gjitha subjektet politike e kanë drejtën e tyre paraelektorale të flasin në favor të vetes, sepse teke fundit kjo është edhe e drejt e tyre. Ky koalicion nuk kishte arritur të bëhet para zgjedhjeve me arsyen e vetme se njëri apo tjetri do të marrin votat e duhura të qytetarëve, andaj u dëshiroj punë dhe suksese në qeverinë e re të republikës së Shqipërisë dhe Tiranës zyrtare i bëjë apel që sa më parë të filloj konstituimin e parlamentit të ri dhe të punoj me një përkushtim sa më të madh për Shqipërinë dhe që të integrohet në të gjitha strukturat më të larta botërore. Nga Autori: Shefqet Zogaj (Bellanicë) 07-07-2009 - 19:41:17
3. Shqiperia nuk eshte atdheu i maskarenjve!
This isn't an alliance for Albania but against Albania!
Albania is not these thugs Fatherland!
Marreveshja e bandave kriminale te veshura me pushtet politik te kryesuara nga Nano&Berisha.
Shame on you and shame on anyone approving these deals.
TURP Nga Autori: Ilir (england) 07-07-2009 - 16:36:47
4. Vetem perpara te shkoi Shqiperia
Quditem me keto komente negative nga shqiptaret si i bejn per partit lexoni statutin e gjdo parije se qka thot ne puralizem,ligji a mbi te gjith qeveria te punoi, e Ilir Metes i kofet hallall kurajo si mori e qoi Shqiperin perpara> Nga Autori: Dede Nikolla (usa) 07-07-2009 - 15:43:37
5. Per
Gjithcka mund te kuptosh sot ne Shqiperi, po nje gje nuk arrin ta perceptosh kurre, qe pseudoatdhetare te diaspores e aq me teper te Kosoves japin mend se si duhet te veproje Sali Berisha e Ilir Meta, nderkohe qe para se gjithash duhet te jene mirenjohes qe te dy keta burra u hapen dyert e vendit(dhe shume mire bene). Ne mend duke lexuar komentet e mesiperme me vjen fjala e te madhit Konica qe: "e keqja e shqiperise jane vete shqiptaret". Nga Autori: adrian (shqiperi) 07-07-2009 - 11:21:16
6. ekonomist
I nderuari Ilir kurr ma i madh se tani nuk ke qen as ske per te qen. Vendimi i juaj shum i madh dhe shum i rende edhe per juve e ne veqanti per shtetin, te cilin e duam aq shum sa edhe ju me hapin qe e keni bere keni deshmuar se jeni nji burre shume i forte dhe nji politikan qe ia vlen te rrespektoheni dhe te hyni ne radhen e patriotve me te mdhej se ata qe kan vdekur per kete vend, pasi qe ju nuk lejuat edhe nji her qe shqiperia te del ne rruge. Jeni i nderuar nga te gjithe shqiptaret jasht vendit ame. Ju falemnderit. Nga Autori: ismet Haaxhiu-Kajolli (GJylekare Viti Kosove) 07-07-2009 - 09:10:18
7. akti i turpshem
Te gjith shqiptaret kane pesuar nje cudi perse e beri Meta, meta nuk eshte me shume se Saliu politikani me i korruptuar dhe me dinak. Si guxon zoti Meta te dalesh para elktoratit tend krah per krah me Salen ku ti i premtove elktoratit tend se do nxirrje Salen ne pensjon qe shqiptaret te gjenin, te kishin te ardhme, stabilitet vetem pa Berishen do t'i kishin, po ky popull eshte fajtor dhe ky popull e peson se patem nje mundesi te madhe t'u shkupsinim nga intrigat e politikes se vjeteruar qe tregove ti Ilir dhe bashke me Salen. Edi eshte politikan me ideal per te ndryshuar Shqiperine dhe Meta e di shume mire dhe Meta ka frike te ishte Edi ne qeveri se nuk deshiron te ndryshoj Shqiprine po bashke me Salen te ndajne gjithcka, krimin ekonomik, korrupsionin dhe shume e shume te tjera. Meta thevy 80 mije zemra te shqiptarve nga ky skandal. Turp Ilir, turp te kesh nuk je politikan nuk je shqiptar shitesh per para keshtu kerkon te shesesh edhe Shqiperine, po shqiptaret nuk te lejojne. Nga Autori: bledi (greqi) 07-06-2009 - 22:01:35
8. politika shqiptare
Interesat e Ilir Metes nuk eshte interesi i idealeve,
as ai politik, por jane interesa ekonomike ku ai mund t'i ruaj dhe t'i shtoje ato me Sali Berishen, ku kane nje qellim te perbashket. Eshte per te ardhe keqe per ate qe i ndodh popullit shqiptar. Nga Autori: robert (shqipri) 07-06-2009 - 21:10:34
9. Tradhetaret jane kudo
Qe Ilir Meta eshte palo politikan, kjo dihej. Qe Ilir Meta filloi si Kryeminister pa patur me pare libreze pune, edhe kjo dihej. Qe votat per Ilir Meten ishin vota per Sali Berishen, u provuan. Por qe te katandiset politika shqipetare deri ne kete derexhe, kjo nuk parashikohej. Mjere ne qe jetojme dhe e kemi lidhur jeten me kete vend qe drejtohet nga maskarenjte. Koha eshte e maskarenjve, por Shqiperia eshte e jona. Nga Autori: Inxhinjer Spiro (Fier , Shqiperi) 07-06-2009 - 20:34:17
10. Të gjithë duan te behen ryeministra...
Per te gjithe ata qe i ndjekin me vemendje ngjarjet boterore nuk ka asgje per t'u çuditur se pse ky ose ai kaloi nga ky grupim tek grupimi tjeter (djathtas, majtas, ne qender etj). Kryeministri aktual donte te mbetej i tille dhe them me plot gojen se e meritonte. Z. Rama kishte shpallur shume kohe se ai dhe vetem ai do te ishte kryeministri i vendit (nuk jam i sigurte nese kishte vene ndonje bast). Te njejten gje pat thene edhe Z. Meta. Kur e thonin kete nuk e di nese kishin parasysh ta ndanin Shqiperine ne tri pjese apo kishte ndonje zgjidhje tjeter. Per hir te se vertetes, duhet pranuar se ne fund te fundit vetem njeri prej tyre do te ishte si i tille. Ata qe fitojne, kushdo qofte ai, u duhet uruar fitorja. Humbesit duhet te pranojne humbjen, e pse jo, edhe te dorehiqen. Z. Meta beri zgjedhjen me te mire ne kushtet e krijuara. Nga Autori: M. Gilaj (Michigan) 07-06-2009 - 17:53:48
11. Meta eshte pa paragjykime
Ilir Meta ka qene politikani i vetem i se majtes qe pershendeti seriozisht nisjen e investimit ne projektin me te madh kombetar, ate te rruges Durres-Kukes-Prishtine. Se bashku me politikane te tjere te kesaj partie si dhe me deputet te LSI ne Kuvendin e Shqiperise Meta vizitoi me pas edhe rrugen duke shprehur vleresime per nismen e qeverise. Kjo duket se nuk i shkoi pershtat politikes se Rames, Gjinushit, Milos, Ruçit e te tjereve ngase Ilir Meta shprehu entuzisem pa paragjykuar nese qeveria humbet apo fiton kretibilitet me kete investim. Madje ai u beri apel politikaneve te shohin kete vepr madhore. Ne te vertete krisja politike mes PS e LSI ka nisur me heret ngase Edi Rama kerkon te vendose monopolin e padiskutueshem mbi ate qe flet e mbron duke shmangur oponencat edhe bredna llojit. Gjate takimeve elektorale Rama shkonte deri ne tjetersim te mimikes duke harruar se gara ishte parim demokracie dhe jo ligj xhungle. Meta mendoj se e ka kuptuar se Rama vuan nga autoritarizmi. Nga Autori: xhevahir gradica (Durres, Albania) 07-06-2009 - 17:53:33
12. ok
Koalicioni me i qelluar dhe me i nevojshem i Shqiperise pikerisht per shkak te faktit qe Evropa dhe bota priste dhe ka kohe qe po priste nje zbutje te klimes politike, pra ne mes te majtes dhe te djathtes, ja ku e keni, po fiton Shqiperia sidomos ne imazhin e saj ne bote, ndersa kujt i plas per naivet qe e quajn Meten tradhetar, ata nuk kane dale kurre nga Shqiperia dhe nuk kane vizituar kurre Evropen ose jane te cmendur pas Edi Rames. Nga Autori: tonib (kosove) 07-06-2009 - 16:39:41
13.
Pas Fatos Nanos edhe Ilir Meta tani do te fleje gjume reahat me vellezrit e tyre Hamza Kastrioti, Esat Pashe Toptani, Haxhi Qmili, Rrahman Moriona e shume fundomentaliste islamik te tjere, qe diten rrine me shqiptaret e majte sa ti marrin voten dhe ne erresiren e nates bejne pazare dhe kalojne ne stanin e inkriminuar te mafiozeve te djathte. Per mendimin tim Amerika duhet te nderhyje dhe ndikoje qe Shqiperia te pastrohet nga krimi dhe kriminelet qe po e mbysin Shqiperine, sepse eshte populli dhe kombi me proamerikan ne bote dhe nje nga kombet me te vjetra e me te civilizuar qe kane i dhene vlera te medha per njerzimit. Nga Autori: Andy (New York) 07-06-2009 - 15:38:09
14. Jurist
Z. Ilir nqs e beni per Shqiperine atehere pse kerkoni karrike? Eshte me burrerore thjesht ta beni koalicionin per te shpetuar krizen, por pa i kerkuar qeverise se re ndonje post... Nga Autori: Arbnor Shehu (Durrës) 07-06-2009 - 14:10:15
15. n/a
E pergezoi Ilir Meten per guximin e madh si ka marr me te vertet ika tregue shqiperis se jemi shqiptare si dim te ham buke me te gjith pa perqarje,edhe ni gje ta kuptoin socialistat e Edi Rames demokracija a per te gjith e barabaret? Nga Autori: Dede Nikolla (usa) 07-06-2009 - 12:47:41
16. punëtor
Nuk po mund ta kuptojë pse nuk mi botuat komentet e mia! Unë jam sjellur brenda rregullave që përshkruani dhe nuk kam ofenduar, vetëm nëse të vërtetën e merrni si ofendim, ahere në rreegull keni të drejt, sepse ate e kam shpreh!
Respekt për JU! Nga Autori: Sejdi (Shqiperi Natyrale) 07-06-2009 - 11:53:24
17. punëtor
Ti mor Ilir karrieristi nuke kupton çka është verdikti i votës së elektroatit që të besoi, andaj edhe nuk e kupton përgjegjësinë që ke marrë publikisht para tyre. Veprimi yt prej një dileri me besimin e një pjese të popullit, është dëshmia më e mirë për personalitetit tënd me mungesë të theksuar të normave etike dhe moralit njerëzor, ndërsa atë kombëtar as që e ke poseduar ndonjëherr.
Kjo marrëveshje me Sali Berishën, nuk ësht arritë tani, por shumë kohë më herët. Këte e shplon "pa dashje" një një bashkëpunëtor i afërm i yti, gjatë debatit që u bë në kuadër të Tryezës shkencore në hotelin Theranda të Prizrenit, me rastin e Përvjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, për çka edhe ju tërhoq vërejtëja nga një veprimtar i vjetër dhe ish pjestar i UÇK, i arrastuar në Tiranë nga policia e Salos, pak ditë më vonë se Adem Jashari dhe Fehmi Lladrovci, tani Dëshmor të Kombit... U dëshmove përfundimisht, se për karrigën pushtertore je në gjendje të shkelësh edhe mbi tiparet themelore të din Nga Autori: Sejdi (Prishtinë) 07-06-2009 - 11:39:32
18. Profesor
Meta po ja kthen borgjin Rames i cili nuk e ka perfillur ne kerkesat per kodine elektoral si dhe ne koalicin parazgjedhor.Mbetet per te pare punet ne vazhdim... Nga Autori: BURIM (Prishtin.) 07-06-2009 - 11:37:07
19. punëtor
Një politikan që nuk e respekton verdiktin e elektoratit të tij, ai nuk ësht gjë tjetër pos një matrapaz i përshtatshëm për t'u zgjedhur në firmen "Gabi". Tipat e tillë për karrigën pushtetore janë në gjendje të bëjnë gjithçka....
Kjo marrëveshje me Sali Berishën, është arritur moti. Kjo ka mund të deshifrohet nga njëri nga bashkëpunëtorët e afërt të Ilirit, gjatë mbajtjës së Tryezës shkancore me rastin e përvjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, në hotelin Theranda në Prizren, i cili bënte propagandë për "dashurinë" e Saliut për kosovarët. Për çka edhe iu tërhoq vërejtja gjatë pauzës nga një ish pjestar i UÇK, i arrestuar nga fallanga policore e Sali Berishës në Tiranë.... Nga Autori: Sejdi (Prishtinë) 07-06-2009 - 11:14:51
20. punëtor
Një politikan që nuk e respekton verdiktin e elektoratit të tij, ai nuk ësht gjë tjetër pos një matrapaz i përshtatshëm për t'u zgjedhur në firmen "Gabi". Tipat e tillë për karrigën pushtetore janë në gjendje të bëjnë gjithçka....
Kjo marrëveshje me Sali Berishën, është arritur moti. Kjo ka mund të deshifrohet nga njëri nga bashkëpunëtorët e afërt të Ilirit, gjatë mbajtjës së Tryezës shkancore me rastin e përvjetorit të Lidhjes shqiptare të Prizrenit, në hotelin Theranda në Prizren, i cili bënte propagandë për "dashurinë" e Saliut për kosovarët. Për çka edhe iu tërhoq vërejtja gjatë pauzës nga një ish pjestar i UÇK, i arrestuar nga fallanga policore e Sali Berishës në Tiranë.... Nga Autori: Sejdi (Prishtinë) 07-06-2009 - 11:13:19
21. Meta beri shitjen e fundit te LSI
Meta eshte ai qe tani u vertetua katerciperisht se eshte nje person qe e ka shkaterruar ne me shume se nje here te majten shqiptare.Nese mund te nendohej se z.Nano kishte gabuar ne 2001 dhe me vone me z.Meta,apo edhe Rama gjate ketyre zgjedhjeve,realisht veprimet e Metes tregojne absolutisht te kunderten.Sa shume Xhuvele paska patur ne te majten shqiptare.Gjithesesi eshte nje "fat"qe Shqiperia tani e tutje do drejtohet nga Tropoja dhe Skrapari(dy vendet me 80% te popullsise).Suksese z.ILIR META(XHUVELI). Nga Autori: kadriu (Tirane-ALBANIA) 07-06-2009 - 08:55:09
22. ILIRI
Per pozicionin qe ka zene, Ilir Meta, nuk eshte fajtor. Ne te gjithe e njohim tashme ate. Ishte ky Ilir kryeminisyter qe vodhi thesarin, qe vrau me granada nxenesit e shkolles ne Tropoj, ishte ky Ilir Meta qe arrestoi Sali berishen dhe po ky Ilir Meta qe edhe ato kater mandate i bleu deri ne 100 euro duke bere qe te gutet ne Parlament edhe Nar Koka......fajin me te madh e kemi vete ne si popull qe megjithse keto kater vjet te drejtuara nga Sali Berisha, kemi bere ndryshimet me te medhaja ne te gjitha drejtimet, ekonomike, politike, ne arenen nderkombetare dhe prap votojme per hajdutin, kriminelin etj. Te gjithe e dime se Edi rama jo vetem te merr perqindjen e lejeve te ndertimit por te ve edhe gjoba me banditet e vete. Te gjithe e dime se Ermelinda Meksi ka nen komande banden kriminale me te tmerreshme te Tiranes. Te gjithe e dime se policine e drejtojne njerez te lidhur me krimin ekonomik dhe ate politik, gje qe ben te mos arrestohen keta bandite...... Edhe ne si popull. i votojme dhe Nga Autori: Kosta Durrsaku (Tirana) 07-06-2009 - 06:26:15
23. Te flashes percark......
Me duken teper qesharake justifikimet e Ilir Metes ne kete intrviste.Eshte e neverteshme kur degjon nga goja e tij se kete levizje e bera per interesat e kombit ete tjera prockulla si keto.Levizja e Ilir Metes drejt Sali Berishes eshte shprehje e koncetruar e xhepit te tij e per ndarje torte me Saliun e me sanlepiresit e tij.Shpreh keqardhjen per elektoratin qe idha voten. Nga Autori: Petro Jashari (mi. u s a) 07-06-2009 - 06:14:38
24. Kalim i detyrueshem apo mohim i vetvetes
Nuk kam qene i cuditur kur Meta pranoi teper shpejt propozimin e berishes per tu bere pale ne qeverisjen e vendit.Ndoshta edhe vete zoti Berisha eshte ndjere i befasuar, kur me gjithe marreveshjet paraprake, ka patur nje pergjigje aq te shpejte nga Meta.
Meta u pergjegj kaq shpejt, pasi ai e mori per te vertete lajmin e dhene nje nate me pare nga zehdhenesi i KQZ se Berisha i ka 71 vota. ishte nje lajm i pergatitur me kujdes dhe mjeshterisht nga njerezit qe e mesojne Berishen dhe ne kurhtin e saj ra Meta. Ai mendoi se mund te mbetej jashte valles se pushtetit dhe pa i ndjere edhe nje here te mirat e pushtetit.
Se dyti, Meta e pranoi propozimin e Berishes edhe per te zgjedhur hallet brenda partise se tij. Ai kishte thene se do te merrte 30 mandate ose do te ikte. Mori vetem kater, kur ne te vertete duhej te merrte 8 te tilla.Por nuk mori ate qe pramtoi dhe sipas deklarimit te tij atiji duhej te ikte nga drejtimi i partise.Kete ai nuk mund ta beje sepse LSI eshte kthyer ne nje parti k Nga Autori: Mirdit Shkreli (Vjene) 07-06-2009 - 05:01:33
25. I di Meta punet e veta
Se pari, qe si qe, u be siq u be sikurse e pame te gjith, me kaq e pat edhe kjo pun zgjedhjet perfunduan urime! dhe ja doli edhe koalicioni i lloit te tille i pari ne historine e zgjedhjeve te shqiperis, por i dyti ne historin e popullit shqiptar nese llogaritet ai ne mes te Socialistve (PDK) dhe Demokratve (LDK) Ne zgjedhjet e fundit ne Kosove. Eshte nje rast i mire qe te rikujtohet nje skeq i Mixhes Ram vite ma par ku nder te tjera tha: "qka po ndodh ne Shqipri, po perseritet ne Kosove, dhe qka po ndodh ne Kosove e njejta po perseritet ne Shqiperi". Andai edhe sipas intervistes qe u nxhor me Ilir Meten, del kreit e qart se i di Meta punet e veta, e jo siq e nxierrin parakomentuesit e mi si person ne maje te dy skajshmerive Hero dhe shpetimtar ne njeren ane, Tradhetar e antishqiptar ne anen tjeter. Jo, jo te dashur sipas Bibles, Kuranit, Kushtetutes (Ligjit) e rregullave te tjera morale nje njeri nuk mund te qendroi ne te dy skajshmerit ne te njejten kohe. Ska edhe Dreq edhe Meleq (Sh Nga Autori: Prendi (Waterbury (USA)) 07-06-2009 - 03:54:15
26. spiunet qeveritar
vetem spiunet e shikut mund te bashkepunojne ne cdo koh.enveri spiun i zogut. nano salia xhuveli ceka meta gjinushi milo majko spiune te enverit plus matrapaz per te vjedhur ne kuris te gjith shqiptareve me gjith soj e sorollop nga mbrapa.llafet imer era veprat mbeten.te gjith kta kane 70 vjet qe i bien legenit.duke e len emrin e shqiptarit te njejte me emrin e nje cigani.turp qe jetojne ne ate vend nuk zhduken si gazidede dhe te kthehen te pakten per te vdekur. Nga Autori: xhino (usa il) 07-06-2009 - 02:53:31
27.
Behet fjale per parime dhe tradheti...mjaf...na mbushi Enveri me bar ne emer te parime dhe te besnikerise ndaj M-L. Mentalitet sllavo enverist...Demokracia i njeh te gjitha llojet e koalicioneve Nga Autori: Hysen (USA) 07-06-2009 - 02:50:27
28. Akt i zgjuar e qytetar
E degjova me shume vemendje intervisten e Z. Meta dhene VOA. Konkluzioni im eshte ky; Z. Meta me dashje apo padashje do te behej pjese e qeverise se Z. Berisha. E them kete pasi deputete fitues te tij kishin shpallur qe do ti jepnin votat Z. Berisha. Ne kete rast, Z. Meta eshte treguar i zgjuar dhe ka pranuar te beje ate qe ndoshta as i ka shkuar kurre mendja se do ta bente! Perndryshe, nese ai bente te kunderten, partia e tij do te percahej dhe ndoshta do te shkaterrohej nen presionin e madh te dy te "Medhenjeve".
Nje rol pozitiv ka edhe kerkesa e ndershme e bere nga Z. Berisha, ndrysha nga kerkesa teresisht mafjoze e Z. Rama e cila behet publike nepermjet sot ketu ne VOA.
Me qene i ndershem ne nje bote te pandershme sigurisht qe eshte shume e veshtire por nuk ngelesh kurre pa u shperblyer. Ndershmeria shkon me kembe por kthehet kaluar.
Personalisht e pershendes Z. Meta per kete akt qytetarie e patriotike. Shqiperia ka nevoje per udheheqes te ndershem dhe te drejte. Ai "humbi" ka Nga Autori: Agim (New York) 07-06-2009 - 00:54:00
29.
jame dakorde persa thote Z.Ilir Meta ne shqiperi ka nevoje per stabilitet se po nuk pate stabilitet kurre nuk ka prosperitet.po ashtu jane dhe shume pune per tu ba. Nga Autori: neshat bilali (usa) 07-06-2009 - 00:52:22
30. Ilir Meta
Ky nuk e meriton emrin shqiptar qe shet shoket per pozitë, dje shante Berishen sot puthet me të. Nga Autori: sabo (U.S.A) 07-06-2009 - 00:23:46
31. Mesazh per Z. Ilir Meta!
I dashur progresisti Ilir Meta!
Vendimi qe ju zgjodhet per te formuar koalicion me PD, personalisht
besoj se ishte nje nga me te veshtiret ne karieren tuaj politike, por
duke marre parasysh vendimin tuaj ne rruge te gjate, ju provuat se
vertet e doni Shqiperine, provuat se vertet jeni nje patriot i denje, dhe se ju
vertet qe doni ta shoqeroni vendin e Shqiponjave, vendin e te gjithe
shqiptareve(pa dallim besimi politik) ne nivelin ku i takon te jete, ne
vazhdimin e progresit.
Vendimi juaj i urte dhe gjeneroz do t'ju beje figure me te forte ne te
ardhmen e partise suaj.
Zoti e bekofte Shqiperine!
Sinqerisht,
Ari Balia,
Medical College, USA. Nga Autori: Ari Balia (New York) 07-06-2009 - 00:15:09
32. lufta per karrige
Ilir Meta vjen nga nje e kaluar korrupitve dhe per karrige. Aq do ai, te tallet me voten e popullit te zemruar nga nje politike e shemtuar qe beri Berisha. Tani na ben koalicion hipokrizie me Berishen. Ti vije turp Ilir Metes qe po tallet me voten e popullit dhe me fatin e shqiptareve. Tani ka arrdhur koha qe vete populli qe i dha voten Ilir Metes te kerkoje dorëheqjen e Ilir Metes sepse ai tallet me voten e shqiptareve. Nga Autori: nicolla (ireland) 07-06-2009 - 00:03:48
33.
Ik ore ilir se u bere palë e Berishes dhe tani ja hedh fajin Edi Rames. Fajin e ka kodi qe firmosi Edi, partia socialiste na humbi 12 mandate dhe kjo e fundit "pata oferta nga Edi Rama per kryeminister se gjoja do blinte ca vota djathtas po un e refuzova." Ik ore tadhtar se s'i ha njeri keto rrena. Nga Autori: adi (usa) 07-05-2009 - 22:51:17
34. koment mbi intervisten e i.metes ne zerin e amerikes
Duhet te themi se te gjithe ne jemi budallenj, qe nuk e kuptojme kete fare djali qe nuk ka akoma libreze pune. Eshte koha e maskarenjve, duhet bere durim e ta marrim situaten si ne Portokalli. Nga Autori: KASTRIOT (shqiperi) 07-05-2009 - 21:48:52
35. Per Meten
Nuk e kuptoi qe ju merreni me Ilir Meten i cili flet sikur eshte i droguar dhe jo si politikan. Ai flet njelloj sikur te jete Saliu dhe jo Iliri. Ai deklaroi ne fushate se me daten 29 6 2009 do te gdhihej kryeminister por nuk fitoi gje dhe e shiti veten dhe partine e tij te Saliu. Nga Autori: Luli (Newyork) 07-05-2009 - 21:21:32