Mjetet shtetërore të informimit në Iran pohojnë se autoritetet kanë liruarnjë gazetar britaniko-grek
i cili ishte arrestuar muajin e kaluar
kur po mbulonte ngjarjet pas zgjedhjeve kontradiktore presidenciale.
Mjetet iranaine të informimit
citojnë zëdhënësin e ministrisë së Jashtme iranine, Hasan Kashkavi të ketë thenë se autoritetet kishinliruar sot gazetarinIason Athanasiadis, por ia kishin hequrkredencialet.
Gazetari që shkruante për të
përditshmen amerikane Washington Times u arrestua muajin e kaluar në Teheran si
i dyshar për veprimtari ilegale, që kishin të bënin me trazirat pas zgjedhjeve iraniane.
Ministria e Jashtme iraniane
e akuzoi gazetarin për shkelje të etikës së gazetarisë. Thuhet gjithashtu se një diplomat iranian në Greqi kishte ndihmuar në lirimin e gazetarit si një
gjest humanitar.
Në një zhvillim tjetër,
Britania e Madhe tha sot sepret që Irani të lirojë edhe një tjetër punonjës iranian të ambasadës, i teti me radhë. Policia iraniane arrestoimuajin e kaluar 9 punonjës vendas të ambasadës britanike nën akuzat se kishin nxitur trazira.//kk//