VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Presidenti Obama fillon një turne në Rusi, Itali dhe Ganë


06-07-2009

Presidenti Barak Obama  fillon sot një raund të ri vizitash ndërkombëtare. Ai shkon në Moskë për një takim të nivelit të lartë mbi kontrollin e armëve, pastaj në Itali për takimin e Grupit të Tetëshes dhe më tej në Ganë, një udhëtim që pritet të jetë emocional.

Në Moskë, Presidenti Obama do të përpiqet t’u japë një fillim të ri marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Rusinë. Vitet e fundit, këto marrëdhënie ishin keqësuar nga mosmarrëveshjet me  Moskën për shkak të mosmarrëveshjeve rreth Gjeorgjisë, zgjerimit të NATO-s dhe çështjeve të tjera.

US Pres. Barack Obama (R) and Russian Pres. Dmitry Medvedev after their 01 Apr 2009 meeting in London, ahead of the G20 summit
Presidenti Obama dhe Presidenti Medvedev në Londër, prill 2009
Ai do të takohet veç e veç me Presidentin rus Dmitri Medvedev dhe me kryeministrin Vladimir Putin. Objektivi i tyre kryesor: të startojnë negociatat për një marrëveshje të re që do të zëvendësonte Traktatin për Pakësimin e Armëve, i cili skadon së shpejti.

Zoti Obama thotë se ka rëndësi konsultimi me të dy udhëheqësit rusë duke shtuar se Kryeministri Putin, ish-president i Rusisë, ende ka mjaft pushtet.

Në një intervistë me agjencinë e lajmeve Associated Press, Presidenti Obama tha se Presidenti Medvedev duket se e kupton që, trajtimi i marrëdhënieve amerikano-ruse me prizmin e Luftës së Ftohtë, është tashmë tashmë diçka që i ka kaluar koha. Por zoti Obama tha se nuk mund të thotë të njëjtën gjë për kryeministrin Vladimir Putin.

"Kryeministri ka ende shumë ndikim në Rusi. Mendoj se ka rëndësi që, ndërkohë që ne bëjmë hapa përpara me  Presidentin Medvedev, zoti Putin të kuptojë se të parit e marrëdhënieve Amerikë-Rusi me prizmin e Luftës së Ftohtë është diçka së cilës i kaluar koha."

Andrju Kuçins, ekspert për Rusinë dhe Eurazinë në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare të Uashingtonit, thotë se  do t’ja vlente që Presidenti Obama të shpenzonte sa më shumë kohë me zotin Vladimir Putin.

"Pjesa më e rëndësishme e kësaj vizite në Moskë për mendimin tim do të jenë bisedimet me Vladimir Putinin, për arsyen e thjeshtë se zoti Putin është figura më e rëndësishme dhe më e fuqishme në Rusi, duke i lenë shumë prapa të tjerët. Është një logjikë shumë e thjeshtë."


Ndërsa dita e parë në Moskë dhe një pjesë e paradites tjetër do t’u kushtohet takimeve me udhëheqësit e Rusisë, Presidenti Obama synon gjithashtu t’i dërgojë mesazhe popullit rus me një fjalim si dhe me një numër diskutimesh me përfaqësues të shoqërisë civile dhe të opozitës politike.

Denis Mekdonau, zëvendës këshilltar i Shtëpisë së Bardhë për sigurinë kombëtare, thotë se Presidenti do të mbajë dy fjalime gjatë turneut të tij: njërin në Rusi dhe tjetrin në Ganë. Ai thotë se këto janë pjesë e një serie prej katër fjalimesh që filluan në muajin prill me një fjalim për mospërhapjen e armëve dhe me një tjetër drejtuar botës myslimane në muajin qershor.

"Në Moskë ai do të mbajë një fjalim mbi marrëdhëniet amerikano-ruse dhe se si duhet ta shikojnë këtë shekull të ri fuqitë e mëdha. Dhe, natyrisht, fjalimi në Ganë do të jetë një proklamim i synimeve të demokracisë dhe të zhvillimit jo vetëm për Ganën, jo vetëm për Afrikën Perëndimore dhe as vetëm për Afrikën, por për të gjithë këtë kontinent që i përket botës në zhvillim."


Fjalimet në Moskë dhe në Akra do të mbahen para dhe pas një raundi takimesh të rëndësishme të nivelit të lartë. Kësaj here është samiti i Grupit të 8 vendeve më të industrializuara me mikpritës qeverinë italiane dhe që mbahet në një qytet të shkatërruar nga tërmeti vetëm pak muaj më parë.  

Ky samit do të ketë një rend dite të gjerë dhe aty do të marrin pjesë edhe udhëheqës të ekonomive të mëdha që nuk përfshihen në strukturën formale të G-8-s, si Kina. Do të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të një numri vendesh afrikane.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thonë se Gana është vendi i përsosur për një vizitë presidenciale  pas G-8-s, pasi sipas tyre, ky vend është një shembull i qeverisjes së mirë në kontinent.  

Ja si shprehet Mishel Gejvin, këshilltare kryesore e Shtëpisë së Bardhë për Afrikën.

"Gana është një shembull vërtet i admirueshëm i një vendi ku qeverisja po forcohet, një demokraci në lulëzim."

Turneu do të përfundojë në Ganë me tone mjaft emocionale.

Presidenti i parë afrikano-amerikan i Shteteve të Bashkuara, bir i një babai nga Kenia, do të vizitojë një fortesë të vjetër ku dikur mbaheshin skllevërit. Është një prej fortesave të shumta të këtij lloji përgjatë brigjeve të Ganës, ku afrikanë të panumërt kalonin javë të tëra në burgje të tejmbushur përpara se të lejoheshin të kalonin nëpër një derë nga e cila nuk ktheheshin më dhe pastaj të hidheshin nëpër anije duke lënë pas Afrikën për të filluar një jetë në skllavëri. //ii


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama pret homologun indian Singh

  Lajmet
Irani, jo kundër dërgimit të uraniumit jashtë vendit
Qëllohet me armë zjarri Kuvendi i Komunës së Gjakovës
Maqedonia reagon ndaj komenteve të Tadiçit për kufirin
Vazhdojnë polemikat mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri
Maqedonia në pritje të zgjidhjes së problemit për emrin
Rohan: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme
SHBA, thirrje për maturi në përqasjen afgane për ripajtim me Talebanin
Presidenti rumun Traian Basescu fiton raundin e parë të zgjedhjeve
Analistë komentojnë mbi kredibilitetin e  gjykatës së Hagës në çështjen e Karaxhiçit
Në Shqipëri vazhdon klima e tensionuar mes pozitës dhe opozitës
Shqipëri: Konferencë për investimet me qarqet e biznesit
Mustafaj: Shqiptarët duhet të mësojnë nga demokracitë perëndimore
Kosovë: Vazhdojnë debatet për koalicionin qeverisës
Kryeministri indian fillon një vizitë shtetërore në SHBA
AMA: Swift, fituese në ceremoninë në Los Anxhelos
Afganistan: Vriten katër ushtarë amerikanë dhe tetë afganë
Rumani: Zgjedhjet presidenciale shkojnë drejt balotazhit
Spektakël me balona në kryeqytetin meksikan
Izraeli zhvillon sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës
Shqipëri: Opozita ultimatum qeverisë për hapjen e kutive
Ura e Mesit, monument kulture dhe pikë turistike në qytetin e Shkodrës
Maqedoni: Përkujtohet 101 vjetori i Kongresit të Manastirit
Komunikimet satelitore në ndihmë të operacioneve të kërkim shpëtimit
Rumania zhvillon sot zgjedhjet presidenciale
Fundoset një traget indonezian, 29 të vdekur, 240 veta shpëtohen
Të akuzuarit për sulmet e 11 shtatorit, do të deklarojnë se janë të pafajshëm