VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Përparim në negociatat për emrin mes Greqisë dhe Maqedonisë


08-07-2009

Një ndërmjetës i Kombeve të Bashkuara theksoi se është shënuar përparim në negociatat për t’i dhënë fund mosmarrëveshjeve 18-vjeçare ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë, që kanë penguar antarësimin e Maqedonisë në Nato.

I dërguari i OKB-së Mathew Nimetz, në komentet në Athinë, nuk dha hollësi për përparimin e arritur. Ai gjithashtu nuk pranoi të bënte komente dje në Shkup.

 

Por media në të dyja kryeqytetet njofton se ai ka propozuar që, si kompromis, republika ish-jugosllave të pagëzohet me emrin “Republika e Maqedonisë Veriore”.

 

Greqia dhe fqinji i saj verior janë mbërthyer në një mosmarrëveshje disa vjeçare lidhur me shtetin që gëzon të drejtën ligjore për emrin Maqedoni, që kur Maqedonia shpalli pavarësinë nga ish-Jugosllavia në vitin 1991.

 

Greqia këmbëngul se emri Maqedoni nënkupton ambicje territoriale ndaj territorit të saj verior që mban të njëjtin emër. Qeveria greke bllokoi antarësimin e Maqedonisë në Nato në vitin 2008, si rezultat i kësaj mosmarrëveshjeje. //bsa//

 

 



Komente:

1. segretario i Sindikatave te pamvarura Imigrazionin.DI Bari.

INTERESIMI DHE SHKELIA E TE DREJTES MAQEDONIS PER TE HYRE NE NATO NGA ZONJA GREKE .ESHTE ME INTERESA STRATEGJIKE PER GREQIN E CILA KA QENE E FAFORIZUAR DERI DJE NGA AMERIKANI.SHQIPTARET ESHTE MOMENTI TA GJEJNE VETEN INE EUROP E NE ISTITUZIONET NDERKOMBTARE PER TE MBROITUR INTERESAT E MINORITETEV. SHQIPTARE DHE SOVRANITETIN NDERKOMBTAR LAVDI DOMOKRAZIS AMERIKANE
Nga Autori: ALI Margjeka Bari-Itali (Bujan-Tropoi)
07-11-2009 - 07:54:45

2.

Sa shume kujdeseni per Maqedonine,ndersa ajo nuk zbaton marrveshjen e Ohrit per shqiptaret. Keshtu si po e perkedhelni,ndonje dite do tju hype ne qafe dhe do tju thote:"Avash se me vrate".
Nga Autori: besnik (Elbasan)
07-09-2009 - 17:10:52

E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama nderon viktimat e masakrës në Fort Hud

  Lajmet
Gjirokastër: Burg për të akuzuarit në çështjen e pallatit
Kosovë: Zgjedhjet komunale në Prishtinë
Ekzekutim për snajperin që terrorizoi Uashingtonin në vitin 2002
Uashingtoni, thirrje Phenianit të mos shkallëzojë tensionet në Detin e Verdhë
Parlamenti turk debaton të drejtat e pakicës kurde
A është i dobishëm skanimi për zbulimin e kancerit?
Një muzeum kombëtar i luftës në Nju Orlins
Kavalia: Demonstrim i mahnitshëm i forcës dhe bukurisë së kuajve
40-vjetori i emisionit televiziv për fëmijë Sesame Street
Zëri i Amerikës në shqip, 10 vjet televizion
Presidenti Obama nderon viktimat e sulmit në bazën Fort Hud
Festimet e  20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit
20 vjet pas rënies së Murit bota kujton përmbysjen e komunizmit
Shqipëria kujton rënien e Murit të Berlinit
Kosovës nuk i kanoset asnjë rrezik nga jashtë, thotë komandanti i KFOR-it
Mal i Zi: Shqiptarët të shqetësuar per pengesat e përdorimit të gjuhës
Presidenti Obama takohet sot me Benjamin Netanjahun
Indonezi: 2 të vrarë dhe 40 të plagosur nga një tërmet i fuqishëm
Presidenti Obama përshëndet miratimin e ligjit elektoral në Irak
Kosovë: Zgjedhjet komunale dhe pjesëmarrja e serbëve
Shqipëri: Zbulohen pjesë të anijes "Volage" në ujrat e Sarandës
Pikëpamjet e qeverisë amerikane, Muri i Berlinit
Kënga "Kërkoj liri", më e pëlqyera në Gjermani para rënies së Murit të Berlinit