VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
EULEX-i fillon gjyqin kundër tre shqiptarëve të Kosovës


08-07-2009

Gjykatës të EULEX-it hapën sot një proces gjyqësor kundër tre shqiptarëve të Kosovës, ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. 

Deputeti i Parlamentit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, Rrustem Mustafa dhe dy ish bashkëluftëtarë të tij, Latif Gashi e Nazif Mehmeti, akuzohen për arrestim të paligjshëm, trajtim jonjerëzor, rrahje e torturim të 5 civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë. Në korrik të vitit 2003, një Gjykatë e Misionit të OKB-së pati dënuar Rrustem Mustafën me 17 vjet heqje lirie, Nazif Mehmetin me 13, Latif Gashin me 10 dhe të akuzuarin e katërt Naim Kadriu me 5 vjet heqje lirie.

Në qershor të vitit 2005 Gjykata e lartë e Kosovës vendosI të kthejë në rigjykim këtë rast dhe me kalimin e përgjegjësive nga UNMIK-u tek EULEX-i, me këtë çështje po merren gjykatësit dhe prokurorët e EULEX-it. Prokurori i çështjes, ka hequr dorë nga akuzat për vrasje. Të akuzuarit të cilët janë në gjendje të lirë kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat, ndërsa tërë procesin e filluar nga ish gjykatësit e UNMIK-ut e kanë cilësuar si proces me prapavijë politike.


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama uron shqiptarët për ditën e pavaresisë

  Lajmet
Prirjet e gjelbra: Dielli, uji, era burime alternative energjie të pastër
Informacionet jo të sakta dëmtojnë vaksinimin kundër H1N1 në Evropë
Thellohet përplasja mes qeverisë dhe opozitës
Zv/kryeministri Meta për vizitë dyditore në Kosovë
OSBE tërheq vëmendje për dhunën ndaj individit në Kosovë
Ekstradohet nga Turqia Aldo Bare
Biznesi kërkon miratimin e gjykatës administrative
Strategjia e re amerikane në Afganistan do të njoftohet të martën
Moda e Zonjës së Parë tërheq vëmendje
Ceremonia shtetërore për nder të kryeministrin indian Singh
Myslimanët fillojnë pelegrinazhin e haxhillëkut
Irani, jo kundër dërgimit të uraniumit jashtë vendit
Qëllohet me armë zjarri Kuvendi i Komunës së Gjakovës
Maqedonia reagon ndaj komenteve të Tadiçit për kufirin
Vazhdojnë polemikat mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri
Maqedonia në pritje të zgjidhjes së problemit për emrin
Rohan: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme