VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
SHBA dhe Koreja e Jugut hetojnë rreth sulmit në internet


09-07-2009

Shtetet e Bashkuara dhe Koreja e Jugut po hetojnë rreth një sulmi të gjerë dhe të koordinuar në internet që u ka shkaktuar probleme uebsajteve qeveritare në të dy vendet.

[insert caption here]
Zyrtarët amerikanë thonë se sulmi ka prekur faqet qeveritare amerikane të internetit duke përfshirë uebsajtin e Shtëpisë së Bardhë, të Departamentit të Sigurisë Kombëtare, të Pentagonit, të Departamentit të Thesarit dhe të Zërit të Amerikës.

Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ian Kelly u tha dje gazetarëve se sulmi kundër uebsajtit të Departamentit të Shtetit filloi më 5 korrik dhe ende vazhdon por me ritme shumë më të ulta.  Ai tha se hetimet vazhdojnë.

Në Korenë e Jugut, sulmet në internet prekën uebsajtet e zyrës preidenciale, të partisë në fuqi, të ministrisë së mbrojtjes dhe të tjera.

Shërbimi kombëtar i zbulimit në Korenë e Jugut ka thënë, sipas njoftimeve, se dyshon që të ketë patur gisht Koreja e Veriut, dhe se një sulm i tillë i koordinuar ka mundësi të jetë vepër e një organizate të madhe ose e një shteti. 


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama do të vizitojë familjet e viktimave të Fort Hudit

  Lajmet
Kavalia: Demonstrim i mahnitshëm i forcës dhe bukurisë së kuajve
Kosovë: Zgjedhjet komunale në Prishtinë
Gjirokastër: Burg për të akuzuarit në çështjen e pallatit
Një muzeum kombëtar i luftës në Nju Orlins
A është i dobishëm skanimi për zbulimin e kancerit?
Shkembime zjarri mes anijeve luftarake të dy Koreve
Zëri i Amerikës në shqip, 10 vjet televizion
Festimet e  20 vjetorit të rënies së Murit të Berlinit
20 vjet pas rënies së Murit bota kujton përmbysjen e komunizmit
Shqipëria kujton rënien e Murit të Berlinit
Kosovës nuk i kanoset asnjë rrezik nga jashtë, thotë komandanti i KFOR-it
Mal i Zi: Shqiptarët të shqetësuar per pengesat e përdorimit të gjuhës
Presidenti Obama takohet sot me Benjamin Netanjahun
Indonezi: 2 të vrarë dhe 40 të plagosur nga një tërmet i fuqishëm
Presidenti Obama përshëndet miratimin e ligjit elektoral në Irak
Kosovë: Zgjedhjet komunale dhe pjesëmarrja e serbëve
Shqipëri: Zbulohen pjesë të anijes "Volage" në ujrat e Sarandës
Pikëpamjet e qeverisë amerikane, Muri i Berlinit
Kënga "Kërkoj liri", më e pëlqyera në Gjermani para rënies së Murit të Berlinit