VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Sarah Palin dhe e ardhmja e saj politike


09-07-2009

Vendimi i Guvernatores së Alaskës, Sarah Palin për t’u larguar nga posti para përfundimit të mandatit të saj e çuditi botën politike dhe ka ngjallur pyetje dhe hamendje lidhur me të ardhmen e saj politike. Zonja Palin ishte kandidatja për nënpresidente e republikanit Xhon Mekein dhe shihet nga shumë republikanë si kandidate e mundshme presidenciale për zgjedhjet e vitit 2012.
                       
[insert caption here]
Guvernatorja Palin nuk pritej të kërkonte një tjetër mandat në Alaska në vitin 2010. Por ajo që çuditi më tepër njerëzit, ishte vendimi i saj për t’u larguar nga posti në fund të korrikut, pa e përfunduar ende mandatin 4-vjeçar të guvernatores.
   
"Njerëzit produktivë, dhe me aftësi vendosin se çfarë drejtimi duhte t’u japin përpjekjeve të tyre, duke zgjedhur se si duan ta shfrytëzojnë me mençuri kohën për t’u fuqizuar më tej. Dhe aktualisht ka një nevojë të madhe për t’u përpjekur për të mirën e shtetit dhe mbarë vendit dhe unë zgjodha pikërisht këtë."


Në njoftimin e saj për dorëheqjen, Palin citoi disa arsye, mes tyre sulmet politike të kohëve të fundit ndaj familjes së saj dhe kostos së lartë financiare të hetimeve për mundësinë e shkeljes së etikës.

Zonja Palin po ashtu përmendi dëshirën për të mos e përfunduar mandatin e saj si një kandidate e gjymtuar, një politikane që cilës i ka rënë ndikimi, ngaqë ose nuk do, ose nuk mundet të kërkojë një tjetër mandat.

Republikanët u çuditën nga vendimi i zonjës Palin, mes tyre edhe guvernatori i shtetit Arkansa, Mike Huckabee, i cili tha në një intervistë për televizionin FOX, se shqetësohet se një pjesë e votuesve mund të mendojnë për Palin si një dezertore.

"Unë jam tifoz i Sarah Palinit, mua personalisht më pëlqen ajo, më pëlqejnë pikëpamjet e saj dhe mendoj se ajo ka të drejtë për disa çështje. Sfida që ajo do të ketë tani e tutje, është se do të ketë njerëz, që do të thonë, se në se detyrohesh të largohesh nga detyra, nuk është e lehtë të marrësh pjesë në nivele të tjera të politikës."


Analistët politikë thonë se vendimi i papritur i zonjës Palin ka ngritur pikëpyetje lidhur me të ardhmen e saj dhe ka rihapur debatin nga fushata presidenciale e vitit të kaluar, lidhur me çështjen në se ajo është, apo jo gati për t’u bërë zyrtare e lartë në nivel kombëtar.

John Frontier është ekspert për politikën në Institutin Amerikan Enterprise në Washington.

"Mendoj se ky vendim i saj vetëm se do të përforcojë disa probleme që i kishin parë kritikët e saj, se ajo nuk është gati për këtë punë, apo se ajo është impulsive dhe se nuk përfaqëson interesat e një baze të gjerë amerikanësh, që presin nga ajo të ndjekë rrugën tradicionale në politikë.
"

Zonja Palin ka angazhuar kritikët, por edhe komedianët muajt e fundit, sidomos ata, që sipas pikëpamjes së saj, kanë vënë në shënjestër familjen e saj. Shumë nga përkrahësit e zonjës Palin thonë se e kuptojnë dëshirën e saj për t’u larguar nga fokusi i politikës kombëtare për një farë kohe.

Analistë të tjerë thonë se vendimi i zonjës Palin për t’u larguar nga jeta politike mund t’i japë asaj kohë për ta fuqizuar imazhin e saj në sytë e publikut, që u bë objekt sulmesh gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar.

Gerson Moreno Raino është ekspert për politikat në Universitetin kristian Regent në Virginia Beach.

"Sara Palinin e kanë kritikuar shumë si nga e majta, edhe nga e djathta, republikanë dhe demokratë, dhe ky vendim i saj mund të jetë një mënyrë për ta marrë veten, për të rifituar imazhin e humbur dhe të marrë kontrollin e këtij imazhi dhe të mesazhit që ajo do të japë dhe kjo është shumë e rëndësishme."

Por profesor Moreno Raino thotë se zonja Palin mund të duhet të meremetojë marrëdhëniet edhe me disa prej përkrahësve të saj më besnikë, të cilët u zhgënjyen me vendimin e saj për t’u larguar nga posti i guvernatores, kur i kanë mbetur vetëm 18 muaj për ta përfunduar mandatin.

Por megjithëse Sara Palin mbetet një figurë polarizuese në anketimet kombëtare të publikut, ajo vazhdon të ketë mbështetje të madhe nga republikanët konservatorë, sidomos nga grupi i të krishterëve evangjelistë. //ii



Komente:

1. Sarah Polin.God Blessyou and your family

Sarah Palin eshte nje grua me te vertet per t,u adhuruar.Eshte shume e zonje ne te gjitha fushat e politikes.eshte nje familjare me te vertet shume e mire.Njerezit qe flasin per te flasin dhe per shume te tjere,por kjo nuk do te thote qe ajo shoqerohet nga keto te meta.Te gjithe njerezit kane te meta.Vetem God eshte i perkryer.Une mendoje qe ajo do te behet nje politikane shume e mire ne ndihme te popullit amerikan.
Nga Autori: Rita (San Antoni,TX)
07-09-2009 - 15:00:16

2.

Sarah Palin eshte nje person pragmatik, jokonvencionale dhe gadi unike ne krahasim me shumicen e politikaneve amerikan (dhe shume nga ta i kane zili per kete) si kur eshte fjala per te bere ate qe per momentine eshte shume logjike dmth te terhiqesh nga nje rreth vicioz i politikes destruktive te vrasjes se personalitetit kur nga terheqja e saj dhe pozita e guvernatores te Alaskes do te kete leverdi te drejtperdrejt Alaska, familja e saj dhe ajo vet personalisht. Sarah Palin do ta lene shtetin e Alaskes ne duar te sigurta te zavendesit te saj dhe ne kete menyre do te kete mundesi te kontribuoj me shume shtetit te Alaskes dhe partise republikane qe per momentin ka nje imazh teper te damkosur dhe poashtu Amerikes qe po behet dalgadale nje kopje e Evropes perendimore! Jam teper e sigurte se Sarah Palin do te vazhdoj te jete shembull i nje personi te pjekur, te pavarur dhe te palekundur ne bindjet, kontributin dhe dashurine e madhe qe ka per njerezit, familjen e saj, partine republikane,
Nga Autori: Violeta Syla (New York, NY)
07-09-2009 - 13:20:51

E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama uron shqiptarët për ditën e pavaresisë

  Lajmet
Prirjet e gjelbra: Dielli, uji, era burime alternative energjie të pastër
Informacionet jo të sakta dëmtojnë vaksinimin kundër H1N1 në Evropë
Thellohet përplasja mes qeverisë dhe opozitës
Zv/kryeministri Meta për vizitë dyditore në Kosovë
OSBE tërheq vëmendje për dhunën ndaj individit në Kosovë
Ekstradohet nga Turqia Aldo Bare
Biznesi kërkon miratimin e gjykatës administrative
Strategjia e re amerikane në Afganistan do të njoftohet të martën
Moda e Zonjës së Parë tërheq vëmendje
Ceremonia shtetërore për nder të kryeministrin indian Singh
Myslimanët fillojnë pelegrinazhin e haxhillëkut
Irani, jo kundër dërgimit të uraniumit jashtë vendit
Qëllohet me armë zjarri Kuvendi i Komunës së Gjakovës
Maqedonia reagon ndaj komenteve të Tadiçit për kufirin
Vazhdojnë polemikat mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri
Maqedonia në pritje të zgjidhjes së problemit për emrin
Rohan: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme