VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Irak: 40 të vrarë nga tre sulme me bomba


09-07-2009

Zyrtarët irakianë thonë se të paktën 40 veta janë vrarë nga tre sulme me bomba në Irakun verior dhe në kryeqytetin Bagdat, rreth një javë pasi trupat luftuese amerikane u tërhoqën zyrtarisht nga qytetet irakiane.

Zyrtarët thonë se dy persona që hodhën veten në erë duke shkaktuar vdekjen e të paktën 34 vetave dhe plagosjen e 62 të tjerëve në qytetin verior të Tal Afarit.

Policia tha se autori i sulmit të parë shpërtheu jelekun e tij me eksplozivë në qytetin rreth 400 kilometra në veriperëndim të Bagdatit. Autori i sulmit të dytë hodhi veten në erë vetëm pak minuta më vonë, ndërkohë që njerëzit mblidheshin për të ndihmuar viktimat e shpërthimit të parë.

Ndërkohë, policia në Bagdat thotë se një bombë në qytetin Sadr vrau të paktën gjashtë veta dhe plagosi 16 të tjerë në mëngjes.

Autoritetet thonë se një bombë në anë të rrugës dukej se kishte në shenjestër kolonën e guvernatorit të bankës qendrore të Irakut në distriktin e Karradës në Bagdat. Guvernatori shpëtoi i paprekur nga sulmi. //bsa//


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama uron shqiptarët për ditën e pavaresisë

  Lajmet
Prirjet e gjelbra: Dielli, uji, era burime alternative energjie të pastër
Thellohet përplasja mes qeverisë dhe opozitës
Zv/kryeministri Meta për vizitë dyditore në Kosovë
OSBE tërheq vëmendje për dhunën ndaj individit në Kosovë
Ekstradohet nga Turqia Aldo Bare
Biznesi kërkon miratimin e gjykatës administrative
Strategjia e re amerikane në Afganistan do të njoftohet të martën
Moda e Zonjës së Parë tërheq vëmendje
Ceremonia shtetërore për nder të kryeministrin indian Singh
Myslimanët fillojnë pelegrinazhin e haxhillëkut
Irani, jo kundër dërgimit të uraniumit jashtë vendit
Qëllohet me armë zjarri Kuvendi i Komunës së Gjakovës
Maqedonia reagon ndaj komenteve të Tadiçit për kufirin
Vazhdojnë polemikat mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri
Maqedonia në pritje të zgjidhjes së problemit për emrin
Rohan: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme