VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Presidenti Sejdiu mban fjalimin vjetor ne Parlament


09-07-2009

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, u bëri thirrje sot pjesëtarëve të komunitetit serb që të integrohen në jetën politike në vend, ndërsa Beogradit të heq dorë nga mbështetja e strukturave paralele, si kusht për rindërtimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Ai i bëri këto komente në fjalimin vjetor në Parlamentin e Kosovës, që u bojkotua nga një pjesë e opozitës.

Presidenti Sejdiu tha se Kosova që nga shpallja e pavarësisë së saj ka dëshmuar se është faktor i paqes së qëndrueshme në rajon dhe do ngulë këmbë në paprekshmërinë e sovranitetit dhe tërësisë tokësore të saj. 

“Nuk do të lejojmë në asnjë çast cenimin e interesave tona nacionale, ndërkohë që do të pohojmë fuqishëm se jemi jetësisht të interesuar për marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje të rajonit, pse jo edhe me Serbinë, me kusht që ajo të heqë dorë nga politikat e destruktivitetit dhe të shantazhit ndaj Kosovës. Rindërtimi i këtyre marrëdhënieve është i pamundur, sa kohë që Serbia do t’i sponsorizojë strukturat paralele në veri të vendit tonë, në mesin e të cilave ka plotë persona të inkriminuar në krime të rënda, të cilët i kanë shumë borxh popullit të Kosovës, por edhe popujve të tjerë të rajonit, dhe në rend të parë drejtësisë”.

Presidenti Sejdiu u bëri thirrje serbëve të Kosovës që të integrohen në jetën politike në vend duke i siguruar ata për kujdesin e institucioneve të vendit.  

“Me kënaqësi mund të theksojmë se në Republikën e Kosovës, gjatë këtij viti, nuk është shënuar asnjë incident me motive etnike. Ky është një argument i fuqishëm se Kosova është atdhe i përbashkët për të gjithë qytetarët e saj të barabartë, pa dallim kombi, feje apo etnie. Me bindje pohojmë se prishësit e rendit dhe të qetësisë publike, kundërshtarët e paqes dhe të ardhmërisë së përbashkët dhe evropiane të qytetarëve të Kosovës, janë në shërbim të atyre që nuk e duan Kosovën e pavarur, që nuk e duan demokracinë e saj, që nuk e duan Kosovën pro perëndimore”.

Presidenti Sejdiu u bëri thirrje të gjithë personave të zhvendosur që të kthehen në shtëpitë e tyre ndërsa shfaqi shpresën se pjesëtarët e komunitetit serb do të bëhen pjesë edhe e zgjedhjeve të sivjetme për pushtetin lokal. 

Fjalimi i presidentit u bojkotua nga dy parti opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Dardanisë. Përfaqësuesit e tyre Ardian Gjini e Lulzim Zeneli thanë se presidenti është, siç u shprehën ata, shkelësi më i madh i Kushtetutës.

“Presidenti e ka shkelë Kushtetutën disa herë. Nuk ka treguar vullnet për të dëgjuar dhe bashkëpunuar me opozitën, është vonuar me fjalën e tij dhe arsyet tjera që ndërlidhen me vetë funksionimin e institucionit të presidentit, i cili është shndërruar në president të pushtetit dhe jo president të Kosovës”, tha zoti Gjini.

“Presidenti i vendit, vazhdon të sillet në bazë të një skenari të papërgjegjshëm dhe është pjesë e pazareve politike që të rrënojë institucionin e Kuvendit, të rrënojë autoritetin e Kuvendit dhe ta rrënojë sistemin demokratik në vend”, tha zoti Zeneli.

Këto dy parti shfaqën pakënaqësinë e tyre me moslejimin e debatit pas fjalimit të presidentit, ndërsa pretendojnë se ai po vepron në kundërshtim me Kushtetutën duke mbajtur postin e presidentit dhe atë të kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Kritika i janë bërë edhe për siç thuhet injorimin e opozitës gjatë përcaktimit të periudhës së mbajtjes së zgjedhjeve lokale. Presidenti Sejdiu mendon ndryshe. 

“E para, unë nuk kam shkelë kushtetutën. Unë mbaj pozicionin e presidentit të vendit ashtu siç jam zgjedhur në Parlamentin e Republikës së Kosovës. Natyrisht, kam të pezulluar ushtrimin e funksionit të një posti politik Dhe, Kushtetuta shumë e qartë është në atë drejtim dhe unë i përmbahem asaj shkrese, norme që është recidive. E dyta, rreth konsultave me partitë politike - unë kam zhvilluar konsulta me të gjitha partitë politike dhe s’është e vërtetë ajo që thuhet kjo apo ajo datë; kam nxjerr afërsisht një datë të përshtatshme për punë të mirë, që duhet të bëjnë institucionet në përgatitjen e zgjedhjeve”, tha ai.

Presidenti Sejdiu ka caktuar 15 nëntorin datë të zgjedhjeve lokale, të parat që nga shpallja e pavarësisë së vendit.



Komente:

1. Nuk ka mundesi qe te anashkalohet Kushtetuta e Kosoves.

Siq e pame fjalen e Presidentit mund te themi se nese i behet nje analiz me e studiuar tere procesit politik ne Kosove dhe rrjedhjes se ngjarjeve atje mund te vijme deri te ato konkluzione se eshte e pa mundur te shkilet Kushtetuta e Kosoves gje per te cilen opozita heth direkt akuza mbi Presidentin. Ndoshta per shkak te distances nuk kemi mundur ti kapim edhe te gjithe zhvillimet atje, por nga kjo qe u tha deri me tani del se Kryetari i Kosoves gjat mandatit te tij e ka ushtruar funkcionin me perpikeri dhe perkushtim te jashtzakonshem gje qe jo shum lider do ta benin nje pune kaq te madhe. Kurse opozita nuk i ka sprovuar deri ne fund akuzat e saja gje qe jam i sigurt se do ti shkaktoi asaj telashe per mandatet ne zgjedhjet e ardhshme lokale dhe parlamentare. Ka shum menyra dhe rrug qe opozita ta ushtroi funksionin e saj, por largimi dhe bojkotimi i punes se parlamentit eshte nje form shum e rende e sidomos per momentin ne te cilin ne gjindemi.
Nga Autori: Prendi (Waterbury, CT (USA))
07-11-2009 - 04:19:41

2. Autor

Plotsisht e perkrahim Kryetarin e Republikes se Kosoves zotin Dr Fatmir Sejdiun kur thot se Republika e Kosoves duhet meipas mardhnjet emira te gjitha shtetet dhe me serbin vetem serbija doti haro desa gjera negative e heret a von duhet ta pranon kosove shtet te pamvarur dhe sovran e duhet te msohet pa kosoven siq ka than kryetari i Kroacis zoti Stipe mesiq, ne samitin e Dubrovnikit.
Nga Autori: Prek Brahimi (Austri)
07-10-2009 - 06:42:43

E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Shkembime zjarri mes anijeve luftarake të dy koreve

  Lajmet
20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, bota kujton fillimin e përmbysjes së komunizmit
Shqipëria kujton rënien e Murit të Berlinit
Zëri i Amerikës në shqip, 10 vjet televizion
Kosovës nuk i kanoset asnjë rrezik nga jashtë, thotë komandanti i KFOR-it
Mal i Zi: Shqiptarët të shqetësuar per pengesat e përdorimit të gjuhës
Presidenti Obama takohet sot me Benjamin Netanjahun
Indonezi: 2 të vrarë dhe 40 të plagosur nga një tërmet i fuqishëm
Presidenti Obama përshëndet miratimin e ligjit elektoral në Irak
Kosovë: Zgjedhjet komunale dhe pjesëmarrja e serbëve
Shqipëri: Zbulohen pjesë të anijes "Volage" në ujrat e Sarandës
Pikëpamjet e qeverisë amerikane, Muri i Berlinit
Kënga "Kërkoj liri", më e pëlqyera në Gjermani para rënies së Murit të Berlinit
Parlamenti i Irakut miraton ligjin elektoral
SHBA: Shefi i Shtatmadhërisë mbështet shtimin e trupave në Afganistan
Obama vlerëson ligjvënësit për miratimin e reformës shëndetësore
Pakistan: 13 të vrarë nga një shpërthim vetvrasës në Peshavar
SHBA: Anija me çelikun e Kullave Binjake, mbërrin në Nju Jork
Kina do të japë 10 miliardë dollarë hua për Afrikën
Afganistan: 7 ushtarë afganë vriten gabimisht nga NATO
Maqedonia në dilemë për mbajtjen e referendumit mbi ndryshimin e emrit
Rënia e Murit të Berlinit dhe arkivat e policisë sekrete gjermane Stasi
Medvedev: Rënia e Murit të Berlinit nuk plotësoi të gjitha shpresat e lindura
Lumi Misisipi, kufiri mes lindjes dhe perëndimit të SHBA
Masakra në Fort Hud, reagon komuniteti mysliman
Teknologji të reja ekspozojnë shkeljen e të drejtave të njeriut
Ukrainë: Pjesë të  vendit në karantinë, si pasojë e gripit H1N1
Udhëheqësit e G-20: Ka përmirësim ekonomik e financiar në muajt e fundit
Obama: Amerika në zi për 13 viktimat e bazës ushtarake Fort Hud
SHBA: Tetori shënoi nivelin më të lartë të papunësisë në 26 vjet
Shqipëri: Dhuna ndaj gazetarit Baze, takim mbi lirinë e shtypit
Kosovë: Komuna e Pejës në prag të zgjedhjeve komunale