Rezultatet e një prove të
pjesshme klinike të një ilaçi të ri për të luftuar kancerin japin shenja
premtuese për pacientët që vuajnë nga disa lloje kanceri. Ilaçi i ri,
quhet Olaparib dhe sipas shkencëtarëve
arrin të bllokojë rritjen e qelizave kanceroze që shkaktohen nga një ndryshim i
pazakontë gjenetik.
Irina Slutsky
është trajtuar disa herë nga kanceri i vezoreve, pa sukses.
Por shpresa i është kthyer pas marrjes së
ilaçit Olaparib.
“Më parë nuk bëjë dot asgjë për veten, mezi ngrihesha nga krevati, tani kam
filluar punën normalisht dhe merrem me gjithë detyrat e tjera si nën”.
U deshën disa muaj që tumori të zvogëlohej dhe dhimbja t’i ikte.
Irina nuk është vetmja që ka shspresë.
Njerëzit që kanë ndryshimin gjenetik të njohur si BRCA, që mund të jenë 1
në 1 mijë, kanë rrezik më të madh të preken nga kanceri i gjirit, i vezoreve,
pankreasit dhe prostatës.
60 burra e gra iu npënshtruan provës së parë me ilaçin e ri olaparib.
Vetëm 22 prej tyre kishin ndryshimin gjenetik BRCA.
Të gjithë pacientët morën fillimisht një dozë të vogël tyë ilaçit djhe pas
tre javësh ajo u shtua në 600 miligramë.
Mjekët thonë se tumori u zvogëlua në 40 përqind të rasteve të pacientëve me
genin BRCA që kishin edhe formën më
agresive të kancerit të gjirit, vezoreve dhe prostatit.
Ilaçi Olaparib vepron ndryshe nga ilaçet e deritanishëm. Ndërsa qelizat rriten e shumohen,
shpesh ato dëmtohen. Një enzimë e quajtur
PARP, vepron për riparimin e tyre.
Ilaçi
Olaparib godet pikërisht enzimën PARP në qlizat kanceroze që shkaktohen nga
geni BRCA.
Mjeku Erik Winer, i Institutit të Kancerit Dana Farber, thotë se ilaçi i ri
përbën lajm të mirë veçanërisht për gratë.
“Rezultatet pozitive u panë tek gratë që kishin formpën më të rëndë të
kancerit.”
Mjekët thonë se është ende tepër herët të thuhet në se Olaparibi do të jetë
një ilaç magjik. Do të duhen prova rtë tjera para se të konfirmohet
efektshmëria e ilaçit.
Studimi u krye nga mjekët në Britani dhe u
mbështet me financime nga firma farmaceutike AstraZeneca. //rd//