Gana, e pushtuar nga euforia në pritje të Presidentit Obama
Zëri i Amerikës 10-07-2009
Euforia ishte në rritje në kryqeytetin e Ganës, Akra, teksa qytetarët
përgatiten për mbërritjen e presidentit amerikan Barak Obama sot në këtë vend.
Vizita shënon udhëtimin e parë të zotit Obama në Afrikën nën Sahariane si
president, dhe është një krenari e madhe për Ganën.
Shtëpia e Bardhë thotë se Presidenti Obama zgjodhi Ganën për vizitën e tij
të parë në rajon, sepse ai e konsideron atë një sistem të fortë demokratik.
Shumë qytetarë të Ganës kanë dalë në rrugë për të festuar.
Atje u zhvillua një paradë me një pankartë të presidentit të parë afrikano
amerikan.
Mjaft pankarta të mëdha mund të shihen kudo në qytet, që paraqesin pamjet e
presidentit të Ganës Xhon Atta Mills dhe z. Obama me titull " Partneriteti për
ndryshim" dhe me frazën "Akwaaba", që do të thotë "mirë se vjen në shtëpi" në
gjuhën vendase.
Babai i zotit Obama ishte nga Kenia. Presidenti Mills tha se mjaft njerëz
në Ganë dhe vendet fqinje të saj, duan ta shohin Presidentin Obama sepse ata e
konsiderojnë atë si hero. //kk//