VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
Kosovë: Zbulohet një varrezë masive në Kmetoc


10-07-2009

Zyrtarë të policisë së Kosovës dhe të Misionit të Bashkimit Evropian thanë sot se janë duke hulumtuar një varrezë masive në lindje të Kosovës. 

Ata thanë se trupat e të paktën tetë njerëzve janë gjetur në një varrezë në fshatin Kmetoc që ndodhet në rrugën që lidh Gjilanin e Kamenicën, dy qytete në lindje të vendit.

Ekspertët e mjekësisë ligjore po hulumtojnë varrezën, e cila është gjetur në një zonë ku sipas dëshmitarëve, forcat serbe kishin ngritur për një kohë të gjatë një postbllok gjatë luftës së Kosovës.

Zyrtarët thanë se ende nuk dihet se cilat mund të jenë viktimat e zbuluara.  Mbi 10 mijë shqiptarë janë vrarë gjatë luftës në Kosovë, ndërsa mijëra të tjerë u zhdukën. Trupat e një pjese prej tyre janë gjetur në varreza masive ne vende të ndryshme në Kosovë por edhe në Serbi. 

Edhe dhjetë vjet pas përfundimit të luftës është i paqartë fati i 1 mijë e 900 personave, pjesa më e madhe e të cilëve janë shqiptarë të Kosovës.//lk


E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Presidenti Obama pret homologun indian Singh

  Lajmet
Irani, jo kundër dërgimit të uraniumit jashtë vendit
Qëllohet me armë zjarri Kuvendi i Komunës së Gjakovës
Maqedonia reagon ndaj komenteve të Tadiçit për kufirin
Presidenti rumun Traian Basescu fiton raundin e parë të zgjedhjeve
Analistë komentojnë mbi kredibilitetin e  gjykatës së Hagës në çështjen e Karaxhiçit
Në Shqipëri vazhdon klima e tensionuar mes pozitës dhe opozitës
Shqipëri: Konferencë për investimet me qarqet e biznesit
Mustafaj: Shqiptarët duhet të mësojnë nga demokracitë perëndimore
Kosovë: Vazhdojnë debatet për koalicionin qeverisës
Kryeministri indian fillon një vizitë shtetërore në SHBA
AMA: Swift, fituese në ceremoninë në Los Anxhelos
Afganistan: Vriten katër ushtarë amerikanë dhe tetë afganë
Rumani: Zgjedhjet presidenciale shkojnë drejt balotazhit
Spektakël me balona në kryeqytetin meksikan
Izraeli zhvillon sulme të reja ajrore në Rripin e Gazës
Shqipëri: Opozita ultimatum qeverisë për hapjen e kutive
Ura e Mesit, monument kulture dhe pikë turistike në qytetin e Shkodrës
Maqedoni: Përkujtohet 101 vjetori i Kongresit të Manastirit
Komunikimet satelitore në ndihmë të operacioneve të kërkim shpëtimit
Rumania zhvillon sot zgjedhjet presidenciale
Fundoset një traget indonezian, 29 të vdekur, 240 veta shpëtohen
Të akuzuarit për sulmet e 11 shtatorit, do të deklarojnë se janë të pafajshëm