VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
KQZ-ja shtyn shqyrtimin e ankesave për procesin zgjedhor të Fierit


10-07-2009
Në Shqipëri komisioni qëndror i zgjedhjeve,vendosi të shtyjë për nesër marrjen në shqyrtim të ankesave dhe procesit zgjedhor në qarkun e Fierit. Fillimisht ishte Partia Socialiste e cila kishte paraqitur vërejtje për mënyrën se si u veprua situata gjatë procesit të numërimit të votave.

Por sot pasdite u paraqit një ankesë edhe nga Partia demokratike. Komisioni Qendror vendosi që t'i bashkojë kërkesat e PS dhe PD dhe t'i shqyrtojë ato njëkohësisht. Socialistët kërkojnë numërimin e votave në 9 qendra votimi.

Nga këto, dy në të vërtetë janë numëruar, por anëtarët e komisionit të zonës nuk ranë dakort për firmosjen e procesverbalit. Ndërkohë që mosmarrëveshje ka edhe për 7 kutitë e tjera, nëse janë të rregullta apo jo. Çështja e votave në qarkun e Fierit është kthyer në epiqendër të debateve politike. Sipas rezultatit aktual mandatet në qarkun e Fierit janë 8 për partinë socialiste, 7 për koalicionin e udhëhequr nga partia demokratike dhe 1 për Lëvizjen socialiste për integrim. Por socialistët pretendojnë se atyre u është mohuar mandati për deputetin e 9-të. Madje ata e kanë lidhur këtë cështje me njohjen ose jo të zgjedhjeve të 28 qershorit.

Mbrëmë kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste në emisionin Opinion në televizionin Klan u shpreh se kutitë e Fierit do të numërohen dhe se askujt nuk do t'i mohohet vota.//kk//



Komente:

1. shtyrja

Shtyrja e vendimit per neser eshte nga Berisha qe ti mbushi kutit plot me vota per Saliun dhe neser do thon qe keto ishin plot me vota per PD atehere Saliu do thot qe ju kam thene qe do numerohen me ndershmeri po populli na i dha voten neve.
Nga Autori: kujtim (u .s . a)
07-11-2009 - 21:15:25

E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Rasmusen, thirrje NATOS për më shumë trupa në Afganistan

  Lajmet
Reagim pozitiv nga Evropa për pjesëmarrjen e Obamës në Kopenhagë
Marrëveshje për kufirin detar me Greqinë, Gjykata pezullon ratifikimin
Kosovë: Fushata kundër trafikut njerëzor
Në fermën NORDIN në veri të Shqipërisë
Në Maqedoni regjistrohet viktima e dytë nga virusi AH1N1
Amerikanët sot në Ditën tradicionale të Falenderimeve
Amerikanët indigjenë dhe festa e Felenderimeve
Telefonia celulare dhe shërbimet e reja për klientët
El Baradei: Hetimet për Iranin në rrugë pa krye
Kina njofton një plan për të ulur sasinë e gazeve ndotëse
Obama gati për të shpallur strategjinë për Afganistanin
Prirjet e gjelbra: Dielli, uji, era burime alternative energjie të pastër
Informacionet jo të sakta dëmtojnë vaksinimin kundër H1N1 në Evropë
SHBA përshëndesin hapin izraelit, bëjnë thirrje për negociata
Presidenti Obama uron shqiptarët për ditën e pavaresisë
Thellohet përplasja mes qeverisë dhe opozitës
Zv/kryeministri Meta për vizitë dyditore në Kosovë
OSBE tërheq vëmendje për dhunën ndaj individit në Kosovë
Ekstradohet nga Turqia Aldo Bare
Biznesi kërkon miratimin e gjykatës administrative
Strategjia e re amerikane në Afganistan do të njoftohet të martën
Moda e Zonjës së Parë tërheq vëmendje
Ceremonia shtetërore për nder të kryeministrin indian Singh
Myslimanët fillojnë pelegrinazhin e haxhillëkut
Irani, jo kundër dërgimit të uraniumit jashtë vendit
Qëllohet me armë zjarri Kuvendi i Komunës së Gjakovës
Maqedonia reagon ndaj komenteve të Tadiçit për kufirin
Vazhdojnë polemikat mes pozitës dhe opozitës në Shqipëri
Maqedonia në pritje të zgjidhjes së problemit për emrin
Rohan: Pavarësia e Kosovës, e pakthyeshme