Dokumentarët ndërkombëtarë paraqiten në festivalin Silverdocs
Zëri i Amerikës 10-07-2009
Prodhues të filmave anembanë
botës, paraqitën punimet e tyre në festivalin e filmit SILVREDOCS që u zhvillua
në Washington. Organizatorët e këtij festivali të përvitshëm, thonë se ata janë
dritarja e parë për paraqitjen e filmave dokumentarë ndërkombëtarë. Këtë vit 122
filma përfaqësuan 58 vende në festivalin e filmit, i cili u zhvillua në teatrin
AFI në Silver Spring të Merilendit.
Filmi që hap festivalin portretizon
ecurinë e 5 shokëve të shkollës nga ditët kur luanin në skuadrën e basketbollit
në Ohaio.
Një prej tyre është LeBron James, tani është yll
basketbolli.
Filmi dokumentar “Më shumë se thjesht një lojë”, përfshin
mjaft veprim, regjizori Kristofer Belman thotë se ka më shumë në këtë histori.
“Duke e parë nga ndërthurja e gjërave, në gjyq
apo jashtë gjyqit, miqësia është e vetmja gjë për mua. Çdo gjë në gjyq ishte e
akullt. Por për mua, ajo çka bënë shokët e mi për mua ishte e veçantë”.
Lojtari i Shoqatës Kombëtare të Basketbollit Le Bron
James, shokët e tij të skuadrës dhe realizues të filmave kaluan në tapetin e
kuq në periferi të Washingtonit. Festivali, i organizuar nga Instituti amerikan
i Filmit dhe Discovery Channel, është tani në vitin e 7-të.
Organizatorët thonë se ky festival paraqet jo vetëm filma
amerikanë dhe europianë, por dhe mjaft dokumentarë të tjerë ndërkombëtarë. Sky Sitney është drejtori artistik i festivalit.
“Po shohim se kemi prurje të madhe filmash nga
Lindja e Mesme. Kemi këtë vit dhe mjaft filma nga Koreja e Jugut dhe kjo ishte
mjaft interesante. Mendoj se filmi dokumentar po kthehet në një rrëfyes të
historive mbarë botërore, parë nga ky kundvështrim”.
“Supermeni i Malegonit” tregon se si është realizuar një version me buxhet të ulët i filmit ”Superman”,
dhe promovon një pjesëz të kulturës lokale të një qyteti të vogël në Indinë
perëndimore.
Një tjetër film është “Vajza e zonjës Goundo”, një film i
cili tregon përpjekjen për të shpëtuar një vajzë dy vjeçe nga gjymtimet
gjenitale, një praktikë e ushtruar tek miliona vajza në Afrikën perëndimore.
Gjithashtu, në festival, ka mjaft filma nga Amerika
Latine, Evropa Perëndimore dhe Australia.
Këtë vit, SILVERDOCS ka mbledhur qindra prodhues filmash,
adhurues të tyre dhe profesionistë të kësaj industrie anembanë globit.
“Siç
e shihni, festivali rritet nga viti në vit. Mendoj se njerëzit janë të interesuar
në mënyrën e të rrëfyerit të historive, siç ndodh në filmat dokumentarë”.
Jim Hill, ka katër vite që e ndjek festivalin.
“Ky film përqëndrohet vetëm në filmat
dokumenatrë , të cilët mendoj se sjellin një nivel realiteti në këtë filma”.
Organizatorët e filmit SILVERDOCS thonë se ata kanë në
plan që të zgjerojnë larminë e temave të filmave dokumentarë në të ardhmen, me
zgjerimin e pjesmarrjes globale në të. //kk//