VOANews.com

Voice of America Burim i besuar lajmesh dhe informacioni

 
Lajme në 45 Gjuhë
ODIHR: Numërimi, keq ose shumë keq në një të tretën e qendrave


11-07-2009

Në Shqipëri,vëzhguesit ndërkombëtarë vlerësojnë se procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e 28 qershorit është kryer keq ose shumë keq në një të tretën e tij. Në një raport të ndërmjetëm postzgjedhor, misioni i vëzhguesve të ODIHR-it shprehet se numërimi i votave u zvarrit dhe se procesi u karakterizua nga nivele të larta mosbesimi mes partive dhe përfaqësuesve të tyre. Faza e  numërimit dhe nxjerrjes së rezultatit është vlerësuar si  moment thelbësor në procesin zgjedhor, dhe nga ecuria e të cilit do të varej në një pjesë të madhe edhe raporti përfundimtar i ODIHR-it.
 
elections
Raporti paraprak i misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë i përbërë nga zyra e ODIHR-it, Asambleja Parlamentare e OSBE-së, Natos  dhe Këshillit të Europës, i paraqitur vetëm 24 orë pas 28 qershorit, vlerësoi se zgjedhjet kishin shënuar “një përparim të dukshëm” në lidhje me proceset e regjistrimit dhe identifikimit të votuesve, si dhe me kuadrin ligjor.

Por këto përmirësime - sipas raportit - u zbehën nga politizimi i anëve teknike të procesit nga partitë politike dhe shkeljet e vërejtura gjatë fushatës zgjedhore.

Ky vlerësim u duk se zhgënjeu pritshmëritë e brendshme, duke qenë se dita e votimit kaloi përgjithësisht e qetë. Por raporti përfundimtar rrezikon të mos i zbusë tonet. Përkundrazi. Faza postzgjedhore mund t’i shtojë ngjyrat negative.

Të paktën një raport i ndërmjetëm i  Misionit të Vëzhguesve të Odihr-it, që përfshin periudhën deri më 7 korrik dhe i bërë publik mbrëmë, nuk lë shumë vend për optimizëm.

Sipas raportit, “në 22 nga 66 vendet e numërimit të votave, (pra saktësisht në një të tretën), vlerësohet se numërimi u krye “keq ose shumë keq”. Sipas vëzhguesve, probleme janë vënë re në respektimin e procedurave: “Në të paktën 9 qendra numërimi, zbatimi i tyre ishte i dobët”.

Veprimtaria e Komisioneve zonale të Administrimit zgjedhor është konsideruar “e keqe ose shumë e keqe në 11 prej tyre, ose në një të pestën e tyre”. Ndërsa në shumicën dërmmuese të Qendrave të Numërimit, “një ose më shumë grupe numërimi patën vështirësi në plotësimin e tabelave të rezultateve”.

Njëri nga problemet kryesore të vërejtura nga vëzhguesit ishin mosmarrëveshjet nëse duhet të numëroheshin ose jo votat në disa qendra votimi.

“Numërimi i votave u zvarrit dhe u karakterizua nga nivele të larta mosbesimi mes partive politike dhe përfaqësuesve të tyre në të gjithë nivelet e administratës zgjedhore”, thuhet më tej në raport.

“Vonesat në numërim shkaktuan tension mes partive,veçanërisht aty ku rezultatet ishin ose dukej të ishin të afërta. Në disa raste votimi u bllokua përkohësisht. Ndërhyrjet e vëzhguesve apo kandidatëve të partive në procesin e numërimit krijuan shpesh shpërqëndrim”, thuhet më tej.

Sipas vëzhguesve edhe sistemi elektronik i monitorimit, përmes përdorimit të kamerave përpara së cilave vendosej cdo flete votimi,  “nuk e ka rritur shumë transparencën e procesit”. Ata kanë konstatuar se “nuk ishte e mundur gjithmonë të dallohej se për kë subjekt ishte votuar apo nëse votat vendoseshin në stivën e votave të partisë së duhur “.

Një vend jo i vogël i është kushtuar veprimtarisë së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Në raport shkruhet se “fatkeqësisht, kur u vërejtën apo u raportuan probleme në Vendet e Numërimit të Votave, KQZ vendosi të mos ndërhynte pavarësisht faktit se ndodhej në pozitë të tillë ku mund të vëzhgonte atë që po ndodhte”.

Në raport përshkruhet edhe situata e tensionuar që ka karakterizuar mbledhjet e KQZ, akuzat e ndërsjella dhe gjuha shpesh e ashpër, si edhe  fakti se vendimet janë marrë gjithnjë me 4 vota pro e 3 kundër, duke reflektuar ndarjen politike të anëtarëve të KQZ.

Të gjitha vërejtjet e ngritura nga vëzhguesit shoqërohen me shembuj konkretë. Një grup i vogël i misionit të ODIHR-it do të vazhdojë të qëndrojë për të ndjekur gjithë ecurinë e procesit deri në mbylljen e tij, gjë që mund të kërkojë edhe disa javë. 



Komente:

1. Grahma e fundit e komunistëve!

Këmbëngulja e Partisë Socialiste se ose do të marrë dhe një mandat në Fier ose nuk do t'i njohë zgjedhjet, tregon qartë se çfarë mentaliteti të ulët primitiv përfaqëson kjo parti. Dmth. ose – ose ?!! Ka dikund në botën demokratike kështu? Natyrisht që jo. Por kur dihet se në këtë parti ka njerëz të tillë që jetojnë ende me mendjen komuniste dhe tentojnë të veprojnë me atë mendje, nuk është për t'u habitur. Edi Rama, sa po shihet, ka menduar ta ndërtojë politikën e vet me ndërskambca e bërryla-bërryla, duke eliminuar edhe miqtë e vet të cilët do t'i ndihmonin për të marrë pushtetin në duart e veta. Ende nuk ka arritur të kuptojë gjënë elementare të politikës se për të arritur diçka në politikë, duhet të jetë i sinqertë në radhë të parë me miqtë e vet, pastaj të ecë përpara. Por jo. Pikërisht ndaj miqve të vet ishte mohuesi më i madh! Tani thotë se nuk do t'i njohë zgjedhjet! Një tjetër praktikë kjo e një komunisti të regjur. Fatin e shqiptarëve e shikon si fat personal.
Nga Autori: Albani ()
07-12-2009 - 06:00:11

2. PUSHTETI NE SHQIPERI,KA LIGJE UNIKE ALLASHQIPTARCE.

Nje nga trashegimite e sulltaneve 500 vjecare ne Shqiperi ruhet edhe sot tek ne. Per pakeze pushtet ne kohen e lulezimit te perandorise Otomane, duhej energji dhe djallezi e madhe.Pushteti i asaj kohe te bente me krahe.Ky virus pushtetar, eshte edhe sot ne Tirone o Shqiperi. Ai qe kish pushtet ne diktature jetoi pa djerse dhe ne rehati.Tani mjer ai qe s'ka pakeze pushtet, dhe sa te lumtur jane pushtetaret, te cileve azgje s'u mungon.Ky fakt e ben pushtetin ne Shqiperi si ne asnje vend tjeter, unik. Ne shtetet e tjere perparon njeriu dhe pa pushtet politik.Tek ne jo, pa kete pushtet mbetesh vetem per te egzistuar o per te vdekur.Edhe biznesmenet pa valencat me pushtetin nuk perparojne.Ketu i ka renjet numurimi i votave me aq djallezira nga te dy palet, ose rezultati aq i ngushte, sa asnje sondazh nuk e paracaktoi kaq te ngushte, ate deshmon futjet e duarve ne torten e numurimit nga te dy partite,qe per pushtet ato jane nje,jo dy.
Nga Autori: Ligor Luarasi (SHBA)
07-11-2009 - 12:23:15

3. Pozicioni i KQZ-se ndaj qendrave te votimit ishte grama e parafundit e mostre se diktatures enveriste

Kur shikon teprimet e anarshine e lejuara ne numurimin e votave si dhe induferencen e KQZ-se bindesh katerciperisht se djajte e diktatures komunisto-enveriste kete rradhe festimet e djeshme me bresheri armesh t`ja lenin radhen KQZ-se te gezonte me bllofet e tij te fitores alla komuniste lideret e riciklimeve te parlamenteve,qeverive si dhe te nje gjyqesori qe deri me sot drejton boten e korrupsionit e te krimit prej mese 60 vitesh ne Shqiperi.Sa turp e krim se bashku.Opozita e vertete shqiptare si dhe nderkombetaret duhet ta kene te qarte se vetem mos njohja e zgjedhjeve dhe nje qeveri teknike per te drejtuar zgjedhjet e tjera pas nje viti, i largon prej skene keto mostra qe prodhojne e ushqejne vetem korrupsionin,prostitucionin,kontranbanden ,drogen,e ne prapaskene fundamentalizmin islamik si dhe krimin,e gjithashtu dhe nje gjyqesor qe diligjon krimin ne pergjithesine e tij nga etja per para e pushtet e kesaj mostre politike qe e ka emrin sali berisha ,ilir meta me kompani sojsezesh
Nga Autori: Patriot (Shqiperi)
07-11-2009 - 10:15:48

E-mail This Article Dërgoja këtë tekst një miku
Print This Article Variant i lehtë për t'u shtypur
  Lajmi Kryesor
Shkembime zjarri mes anijeve luftarake të dy koreve

  Lajmet
20 vjet pas rënies së Murit të Berlinit, bota kujton fillimin e përmbysjes së komunizmit
Shqipëria kujton rënien e Murit të Berlinit
Zëri i Amerikës në shqip, 10 vjet televizion
Kosovës nuk i kanoset asnjë rrezik nga jashtë, thotë komandanti i KFOR-it
Mal i Zi: Shqiptarët të shqetësuar per pengesat e përdorimit të gjuhës
Presidenti Obama takohet sot me Benjamin Netanjahun
Indonezi: 2 të vrarë dhe 40 të plagosur nga një tërmet i fuqishëm
Presidenti Obama përshëndet miratimin e ligjit elektoral në Irak
Kosovë: Zgjedhjet komunale dhe pjesëmarrja e serbëve
Shqipëri: Zbulohen pjesë të anijes "Volage" në ujrat e Sarandës
Pikëpamjet e qeverisë amerikane, Muri i Berlinit
Kënga "Kërkoj liri", më e pëlqyera në Gjermani para rënies së Murit të Berlinit
Parlamenti i Irakut miraton ligjin elektoral
SHBA: Shefi i Shtatmadhërisë mbështet shtimin e trupave në Afganistan
Obama vlerëson ligjvënësit për miratimin e reformës shëndetësore
Pakistan: 13 të vrarë nga një shpërthim vetvrasës në Peshavar
SHBA: Anija me çelikun e Kullave Binjake, mbërrin në Nju Jork
Kina do të japë 10 miliardë dollarë hua për Afrikën
Afganistan: 7 ushtarë afganë vriten gabimisht nga NATO
Maqedonia në dilemë për mbajtjen e referendumit mbi ndryshimin e emrit
Rënia e Murit të Berlinit dhe arkivat e policisë sekrete gjermane Stasi
Medvedev: Rënia e Murit të Berlinit nuk plotësoi të gjitha shpresat e lindura
Lumi Misisipi, kufiri mes lindjes dhe perëndimit të SHBA
Masakra në Fort Hud, reagon komuniteti mysliman
Teknologji të reja ekspozojnë shkeljen e të drejtave të njeriut
Ukrainë: Pjesë të  vendit në karantinë, si pasojë e gripit H1N1
Udhëheqësit e G-20: Ka përmirësim ekonomik e financiar në muajt e fundit
Obama: Amerika në zi për 13 viktimat e bazës ushtarake Fort Hud
SHBA: Tetori shënoi nivelin më të lartë të papunësisë në 26 vjet
Shqipëri: Dhuna ndaj gazetarit Baze, takim mbi lirinë e shtypit
Kosovë: Komuna e Pejës në prag të zgjedhjeve komunale